Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Ne që shitëm vendin
E merkure, 31.01.2024, 08:55 PM
Ne që shitëm
vendin
Nga Aurel Dasareti, USA,
ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Bota shqiptare është
plotë me njerëz esëll të cilët sillen sikur asnjëherë nuk kanë bërë diçka
tjetër përveç se ta kalojnë jetën të dehur. Fatmirësisht,
shumica janë atdhedashës, por duhet të jenë
të përgatitur se jo të gjithë bashkëkombësit e ndajnë gjithmonë ëndrrën e
tyre, Shqipërinë e Bashkuar.
***
Unë përpiqem të shtrydh më shumë lëng prej frutave të
cilat veç kanë qenë të shtrydhura.
Ashtu si përpjekja jote për të përshkruar ëndrrën
tënde i referohet botës që e kupton këtë ëndërr si të tillë, ashtu edhe
artikulli i autorit (shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton
një çështje të caktuar) qëndron në marrëdhënie me atë çka ai ka dashur të
thotë.
Gjatë leximit të letrave të mirëfillta, lexuesi u
afrohet protagonistëve të veprave heroike dhe përqafon ndjenjat dhe pasionet e
tyre.
Përshkrimi i nivelit superior kryesisht hetohet,
perceptohet dhe ndjehet në zemër dhe më vonë i përcillet mendjes. Duke lexuar letrat e mjeshtrit të lapsit,
shqiptari i rëndomtë i kupton më mirë armiqtë e tij.
***
Shumë lexues që mendojnë se janë mjeshtrit në
politikë, janë në të vërtetë vetëm mjete, të manipuluar nga keqbërësit. Gjithkush
ka të drejtë të ketë mendimet e tyre, por jo faktet e tyre.
Armiqtë e brendshëm, kuislingët, të trajnuar brenda
gënjeshtrave të gatuara (lajme të rreme) janë aq të aftë në fushën e tyre sa që
lexuesi mesatar nuk e di se i ka imponuar (detyruar) vetvetes propagandën e
gënjeshtarit, por lexon më tej në besimin se është duke tretur informacionin e
vërtetë.
Shqiptari i rëndomtë mund ta përballoj fatin vetëm
duke e kuptuar atë nga atdhetarët dhe intelektualët e mirëfilltë, të paanshëm
dhe pa konflikt interesi. Mjerisht, mediumet (me një përjashtim shumë të vogël)
i kemi në një gjendje të mjerueshme, të udhëhequra nga gjysmë-analfabetë dhe të
mbushura me shkarravina dhe lajme të rreme; prandaj edhe popullata gjendet në
një terr informativ sepse nuk di kujt t`i beson. Nuk mund të presim diçka pozitive
nga mediume që financohen dhe në prapavijë drejtohen nga Turqia, Arabia, Rusia,
Greqia, Serbia, FYROM-i. Ndërkaq disa prej mediumeve të pavarura, nga dora e
zgjatur e banditizmit politik kanë përjetuar jo vetëm kërcënime por edhe tentim
për vrasje.
***
Ndonjëherë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë të
vërtetën, sepse ata nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen! Është e domosdoshme që edhe në
Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare të sundojë Ligji, i njëjtë për të
gjithë, askush para ligjit. Keqbërësi duhet të merr dënimin e merituar edhe
sikur të ishte bija/biri i Zotit e jo më i ndonjë vdekatari të rëndomtë.
***
Lëndojmë nga një korrupsion shumë të përhapur dhe
shumë serioz lidhur me punësimin. Forma më e rëndë e korrupsionit në Shqipëri
(gjithë trojet shqiptare) përveç ryshfetit është favorizimi dhe nepotizmi.
Nepotizmi, fillimisht është përdorur për favorizimin nga ana e Papës të nipërve
ose të afërmve të tjerë në shpërndarjen e funksioneve Kishtare. Tani nepotizmi
përdoret në lidhje me përkrahjen e sëmurë dhe favorizimin e padrejtë të
familjes, farefisit dhe miqve, në dëm të interesave të përgjithshme, me anë të
shpërndarjes së zyrave publike (shtetërore) dhe pozicioneve (përfitimeve) të
tjera.
***
Armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët shqipfolës janë
kafshë të llojeve të ndryshme të cilat janë identike me njëra-tjetrën. Armiqtë e brendshëm, pasi janë trajnuar dhe
paguhen nga shërbimet sekrete të huaja, i zbatojnë urdhrat e tyre, në dëm të
Atdheut dhe Kombit shqiptar. Një prej qëllimeve, nxitja e luftës civile
vëllavrasëse ndërmjet shqiptarëve.
***
Keq punët. Jemi në tkurrje e sipër, në çdo aspekt.
Momenti i fundit të zgjohemi dhe shporrim shkaktarët kryesor të tragjedisë sonë
prej vitit 1991 e këndej, keqbërësit e të gjitha sojeve. Ata shqiptarë që
menjëherë pranojnë për veten e tyre se diçka në trojet tona nuk është në
rregull, kanë një shans shumë më të mirë për të mbijetuar. Mos të manipulohemi
më nga bastardët që vite me radhë mashtrojnë popullin kinse na shkon puna mirë
vetëm të durojmë edhe pak. Edhe pak, edhe pak, e nuk doli gjë pozitive prej tyre
përveç krimeve të çdo lloji, dhe tradhtisë, që me kalimin e kohës janë bërë
alarmante.
Është detyrë e autoriteteve shtetërore për të
lehtësuar një debat publik të hapur dhe të informuar. Termat e rëndësishme këtu
janë kërkimi për gjetjen e së vërtetës, demokracia, formimin e lirë të
mendimit, debatin publik dhe respekt për komunikimet individuale.
***
Shqipëria është ndërtuar nga gjeologjia, gjakut,
djersës dhe punës së vështirë të shumë gjeneratave. Tani vidhet dhe shitet te
të huajt dhe plehrat shqipfolës sikur ta kishim vetë djallin në thembër.
Tradhtarët e vendit apo kriminelët e organizuar kanë
disa dobësi. A ka ndonjë gjë prej çka keqbërësi padyshim frikohet, është se
viktimat e tij do të ngrihen kundër tyre dhe rezistojnë. Por frika më e madhe e
keqbërësve është se viktimat e tij jo vetëm do të ngrihen dhe rezistojnë, por
edhe do të sulmojnë.
Kushdo që dëshiron për të realizuar ëndrrat e veta,
duhet së pari të zgjohet prej tyre. Gjysma e jetës është lumturia, gjysma
tjetër është disiplina; dhe kjo është e domosdoshme, sepse pa disiplinë
nuk do të jesh në gjendje të bësh diçka me lumturinë tënde.
Kaosi
do të njehsohet e do të jetojë derisa të vendoset një rend i ri.