E diele, 27.07.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre

E diele, 03.12.2023, 08:56 PM


Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Vrasësit kalojnë nëpër disa faza përpara se të vrasin partnerin ose ish-partnerin e tyre. Përndjekja nga ish-të dashurit dhe sjellja kontrolluese duhet të ndezin dritat paralajmëruese.

***

Nevoja e mashkullit (burrit) për kontroll të femrës (gruas) është një faktor i rëndësishëm, paralajmërues për atë që mund të ndodhë.

Prindërit e mi (babai psikolog, nëna psikiatër) kanë parë shumë shembuj të grave në marrëdhënie që fillojnë me pasion të stuhishëm dhe më vonë zhvillohen në sjellje kontrolluese.

Gratë në rrethana të tilla mund të kenë arsye të mira për të kërkuar ndihmë në një qendër krizash.

Kur burrat vrasin partneret ose ish-partneret e tyre, ata shpesh kanë qenë jashtëzakonisht kontrollues. Dhe krimi zakonisht planifikohet shumë më mirë sesa mendohej më parë.

Psikologët kanë identifikuar një model shumë të qartë veprimi me disa faza që zakonisht i paraprin vrasjeve nga burrat të grave me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie intime. Për shembull, është e zakonshme që marrëdhëniet të bëhen serioze shumë shpejt, me dasma apo fëmijë, përpara se burri të përpiqet të kontrollojë gruan...

Duke mësuar nga përvojat e vrasjeve të mëparshme, është e mundur të identifikohet se cilat lloje të marrëdhënieve mund të jenë të rrezikshme për gratë. Shpresoj që oficerët e policisë, punonjësit e shëndetësisë dhe autoritetet ta kenë parasysh këtë kur takojnë gra që kontaktojnë për ndihmë.

Vrasjet kryhen në shumë mënyra. Por hapat që çojnë në veprim janë mjaft të qëndrueshme.

Modeli me disa hapa (faza) mund të përdoret në lidhje me forma të tjera të vlerësimit të rrezikut. Mund të kontribuojë në një dimension shtesë kur profesionistët dhe viktimat duhet të vendosin se çfarë të bëjnë.

?***

Gratë kanë një rrezik shumë më të lartë për t'u vrarë nga të dashurit ose ish-bashkëshortët e tyre sesa anasjelltas. Shpesh burri ka disa faktorë rreziku që mund të interpretohen si "flamuj të kuq".

Më shpesh, vrasja ndodh në afekt, por herë pas here është edhe e planifikuar.

Është e rrallë që burrat të vrasin gratë e tyre në psikozë. Ata përgjithësisht konsiderohen të kenë qenë penalisht të arsyeshëm.

Burrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të vriten nga miqtë ose të njohurit meshkuj.

Shumë burra kanë një nevojë më të madhe për kontroll dhe ndjenja e tyre e nderit kërcënohet në një masë më të madhe nëse gruaja, p.sh. dëshiron të largohet prej tyre, t`i lërë ata.

Disa meshkuj mund të ndihen aq të kërcënuar nga braktisja saqë reagojnë me zemërim, inat dhe xhelozi. Ilustrim: “Nëse nuk mbetesh e imja, nuk do të jesh e askujt tjetër”

Këta janë disa faktorë rreziku që shpesh kanë të përbashkët vrasësit partnerë. Autori:

·       Ka qenë shpesh dëshmitarë i dhunës (mes prindërve) në moshën fëmijërore

·       Është rrahur e dhunuar nga prindërit në moshën fëmijërore

·       Ka ushtruar vetë dhunë në të kaluarën

·       Ka qenë i dënuar më parë

·       Ka abuzuar me alkool dhe/ose droga të tjera

·       Mjedisi i dëmshëm social në fëmijëri dhe në moshë madhore...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Kurthi për të ripushtuar Kosovën Aurel Dasareti: Liria për të besuar është gjithashtu liri nga besimi Aurel Dasareti: Detyra e politikanëve, përfshirë Albin Kurtin, është që të nxjerrin nga moda gënjeshtrat e të tjerëve me të tyren Aurel Dasareti: Njerëzit nuk kanë nevojë të domosdoshme për fenë Aurel Dasareti: Feja është një bindje dhe rreshtohet shumë kilometra prapa Kombësisë Aurel Dasareti: Ata që nuk dinë aq sa duhet për të tjerët nuk mund të gjykojnë me drejtësi Aurel Dasareti: Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën Aurel Dasareti: Të gjithë vdesin vetëm, edhe shqipfolësit gjakprishur që i urrejnë hebrenjtë dhe i duan armiqtë e tyre terroristë Aurel Dasareti: Sulmi ushtarak terrorist i Serbisë kundër Republikës së Kosovës Aurel Dasareti: Çdo ditë krijon kujtime Aurel Dasareti: Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin? Aurel Dasareti: Ajo çfarë është kaq fantastike me ty, gjyshe, është që ti më sheh! Aurel Dasareti: Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme Aurel Dasareti: Lufta kundër hajdutëve, mashtruesve, trafikantëve dhe tradhtarëve të rrezikshëm Aurel Dasareti: Është për t'u habitur se sa me guxim shqiptari mbron frikën e tij Aurel Dasareti: Është e pamundur të fitosh mbi një injorant në një diskutim Aurel Dasareti: Cila është ndërgjegjja e shqipfolësve që bashkëpunojnë me armikun? Aurel Dasareti: Vjedhja, krimi, tradhtia dhe mungesa e lirisë në trojet shqiptare Aurel Dasareti: Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për një ushtri të pathyeshme Aurel Dasareti: Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx