Kulturë
Tahir Bezhani: Kujtime të heshtura
E hene, 03.07.2023, 06:26 PM
 Tahir Bezhani: tre poezi.
Tahir Bezhani: tre poezi.
KUJTIME TË HESHTURA
( ose: I pjesëtuar në të
gjitha kohët...)
Në
dhomë dëgjoj ushtimë
Kujtimet  memece rrapëllojnë heshtjes
Trarëve
me rrjet merimangash të nxirë
Si  lodhja e shpërndarë  betejave
(Symbyllur
përbirohet skutave)
Aktron
në shtratin e ofshamave
Kohëve  zezonash të nemitura
Në
pasqyrë shikoj vetveten
Lexoj
do vija lavrash moteve
Si
hieroglife të mbetura furtunave
E
do shpate të molisura  ofshajnë
Buzët
s’arrin t’i përkëdhelin...
Lotët
e ngujuar n ‘kullë durimi
Zvarriten
pandashëm  si lëmashk kohe
Pikturë
e Pikasos dukem  nga larg
I
zbukuruar  me dashuri të dhimbshme
I
pjesëtuar në të gjitha kohët.....
RUGËTIMI I LOTIT ....
Loti  buron nga pellg  shpirti
Ushqehet
me dhimbjen e zemrës
Lufton
pandarë me plagët
Shërohet
në flaken e dashurisë
Pastaj
ndal rrugëtimin
Pushon
në Paqe
Atje
ku puthen   pendimet
Në
vendtakimin e gjithësisë...
Në
malin Olimp
Përjetësimi.....
SHIKIM NË THELLËSI
Ndaloj
në një pikë
Shikimin
depërtues
Shkoj  thellësive të një kohe
Me
mall e dhimbje  bashkë
Si
katarakte rrëmbyese
Bjeshknajës
bleroshe...
Mendimet   gropëza lotuese
Puthjesh
të djegura, tymnajë
Tani
të arratisura që shumë kohë
Fushës
së kujtimeve vetmitare
Shikimi
është ngrirë në përmendore
Duke
luftuar lotët që vijnë  lehtë
Aq
përmallshëm nëpër kohë...
E
shamia e përshëndetëse valëvitet
Në
vallen e flakës së mbrëmjeve
Mbetur
 në 
gozhdë kujtimesh....

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










