Mendime
Florim Zeqa: Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin!
E hene, 25.07.2022, 05:24 PM
Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Një
dekadë e gjysmë më parë, një zonjë e re dhe ende e padjallëzuar, e cila nuk
ishte as deputetete në Kuvendin e Kosovës, ushqehej me shkrimet e mia të
botuara në gazetat dhe portalet e kohës, e cila të njëjtat i shpërndante në
mediume të ndryshme dhe rrjete sociale, siq ishte rasti me shkrimin tim
monumental më rastin e 67 vjetorin e lindjes së Presidentit historik me titull:
“IBRAHIM RUGOVA Shpëtimtar i qenjes sonë kombëtare”, i pasuar me nëntitullin
domethënës dhe përmbajtësorë, si në vijim: 2 dhjetor 1944-Në këtë ditë
madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin
shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova!
Nga fanse e shkrimeve të
mia në presidente shteti
Ishte
kjo koha kur zonja e kishte filluar karrierën politike si aktiviste e Forumit
Rinor në LDK, e ngritur më pas në zyrtare dhe këshilltare në zyrën e
presidentit Sejdiu! Askujt në atë kohë nuk i kishte shkuar mendja që një
shërbyese e thjeshtë në zyrën e presidentit do të ngritet në postin më të lartë
dhe më prestigjioz, atë të presidentit të shtetit!!!
Karieristët
janë sikur “zhuga”, i ngjiten secilit deri në arritjen e qëllimit politik. Pas
shkarkimit të presidentit Sejdiu padrejtësisht nga kushtetuesja dhe pas
ndryshimeve politike në kreun e LDK-së, zonja në fjalë iu vardis menjëherë ish
kryetarit pasues të LDK-së, z. Isa Mustafa, nga i cili nuk u shkoq derisa i
dështojë zgjedhja si kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019, e cila për një fije
floku mbeti pas Albin Kurtit.
Duke
e parë pamundësinë e ringritjes së mëtutjeshme nga LDK-ja, zonja ju vardis
Albin Kurtit dhe partisë rivale, LVV-së, për të arritur objektivin karrerist të
saj në dëm të shtëpisë së madhe LDK, të cilës i dha goditjen më të madhe më 14
shkurt 2021.
E
maskuar nën flamurin e presidentit, pa e ndjerë në shpirtë filozofinë politike
Rugoviane, përmes kalimit nga ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë e
realizoi ëndërrën përrallore duke u bërë presidente e vendit, por jo edhe
presidente e të gjithë qytetarëve!
Shpërblimi i tradhëtisë,
turpi i partisë
Unë
që nuk hoqa dorë asnjëherë nga qëllimi fisnik i të qenurit në shërbim të
shtetit dhe qytetarëve, mbeta një mërgimtar i tretur dhe harruar nga të gjithë
pushtetarët! Unë që nuk u lëkunda për asnjë milimetër nga filozofia politike
rugoviane mbeta i harruar nga bashkëpartiakët, kurse fansja ime që e tradhëtoi
filozofinë politike rugoviane dhe iu bashkangjit bolshevizmit u ngrit në majat
e shtetit me ndihmën e bashkëpartiakëve që e ndihmuan me votë dhe kuorum në
Kuvend!
Si
të quhet ndryshe shpërblimi i tradhëtisë, pos turp i partisë!
Zonja
e parë, foton e presidentit dhe flamurin dardan i përdor si maskë për ta
mbuluar aktin e tradhëtisë ndaj elektoratit rugovian.
Pushteti ia ç’jerri
maskat Vjosa Osmanit
Pas
ngritjes në karrierë (si deputete) disa herë i kam shkruar fanses time, por
gjithnjë më kishte lënë pa përgjigje. Por kur i erdhi çasti për t’u ngritur në
majat e shtetit, përmes tjetërkujt e kërkojë ndihmën time, por në vend të
ndihmes i rikujtova injorimin që më kishte bërë gjersa ishte deputete!
Pas
ardhjes së saj në krye të shtetit, mësova nga mbështetësit dhe votuesit e saj
në zgjedhjet e fundit nacionale, se e njëjta, fansja ime e dikurshme i ka
injoruar dhe injoron të gjithë fansat e saj, madje edhe mbështetësit më të
flaktë të saj!
Siq
shihet, tek zonja e parë e shtetit injoranca, mendjemadhësia dhe arroganca janë
tipare të mishëruara në shpirtin e saj ashtu siq nuk është i skalitur rugovizmi
në zemrën e saj.
Vjosa
Osmani e ngritur në karrierë politike, e në veçanti në krye të shtetit si presidente,
ka ardhur përmes lojës perfide me fotografitë e Hashim Thaçit në zyrat e
presidencës gjersa ishte kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së postit të
presidentit!
Ajo
që deri dje hidhte akuza ndaj UÇK-së dhe Hashim Thaçit, sot e “mbrojti” me plot
hipokrizi Hashim Thaçin dhe UÇK-në duke e kundërshtuar raportin e Dick Martit,
duke harruar se ishte njëra dër të parat në Kuvendin e Kosovës që e përkrahu
dhe votoi Gjykatën Speciale!
Ajo
që e ka sulmuar dhe quajtur UÇK-në kriminale për afro dy dekada, tani bëhet
avokatja më e zëshme e saj.
Dikur
akuzuese, sot mbrojtëse e pasinqertë dhe plot hipokrizi e UÇK-së!
Cilës
Vjosë t’i besojmë tani, asaj që ishte zyrtare në LDK apo kësaj presidente e
LVV-së!?
Përgjigja
është, asnjërës, për shkak se kjo është Vjosa e 1001 fytyrave!
Sa
herë që ndërron moti, Vjosa e ndërron gzofin!
Dhashtë
Zoti të mos kthehet asnjëherë Serbia në Kosovë!
22.07.2022