Mendime
Fahri Dahri: Një datë përkujtimore
E diele, 24.07.2022, 07:30 PM
NJË
DATË PËRKUJTIMORE
Nga
Fahri Dahri
Miq të nderuar! Me datë 22 /korrik/1944, ditën e
premte, plot 78 vjet më parë, familja ime, bashkë me familjet e fshatit Rrëzanj
të prefekturës Gumenicë, mbasi u errësua, të detyruar nga raprezaljet e kishës
dhe shtetit ortodoks grek, u larguan nga shtëpitë e tyre. Janë 78 vite,
pikërisht si sot që është ditë e premte e 22/korrikut/2022, miqtë e mi që jam
larg vendlindjes time. E vërteta e gjenocidit grek ndaj nesh është: "Spastrimi
etnik e fetar, dhe ankthi i shtetit, sidomos kishës ortodokse, se rajoni i
Çamërisë është territor i vazhdimësisë së Shqipërisë etnike". Si sot,
ditën e premte, kur u larguam nga shtëpia, ishim 9 veta, tre prindërit
(gjyshja, babai, nëna), 4 motrat, vëllai dhe unë. Koha ecën. Motra e vogël u
largua nga jeta në Kllogjer (Delvinë), njeri-pas tjetrit, një e nga një u
larguan nga kjo jetë dhe 7 të tjerët. Aktualisht nga ato frymë, vetëm unë
jetoj. Sot, ky shkrim u dedikohet atyre banorëve, atyre njerëzve që sakrifikuan
jetën dhe nuk i u nënështruan presionit kishtaro-ortodoks, që ai rajon të
identifikohej territor grek. Ata banorë, treguan se mbi Atdheun nuk
vendoset as ortodoksia, as ndonjë besim tjetër. Veprimi hyjnor i tyre ruan
identitetin e Çamërisë që ka qenë dhe mbetet "Etnikisht Shqiptare"
Duke u lutur për të gjithë ata, që të prehen të
qetë; ndryshe nga sa qëndruan të marazosur, me mall dhe vuajtje në këtë jetë.
Vështirësi që u a krijoi një kishë ortodokse dhe një shtet vrasës, për qëllime
të shtrirjes së helenizmit. Sa padrejtësi ka në këtë jetë. Shpresojmë se një
ditë antikrishti do të tretet. Paqja, drejtësia hyjnore dhe ligjore do
mbizotërojë.
Akti sublim i martirëve të Çamërisë, në ruajtjen i
identitetit të saj, do të kujtohet me respekt dhe nderim gjatë gjithë
historisë.
Shpirtërat e tyre, dihet vërtiten sipër, në
hapësirën qiellore të Çamërisë. Toka dhe shpirtërat nuk i ndan dot asnjë besim
fetar apo egërsi shtetërore, sepse Shpirtërat dhe Toka janë produkt mbi
Natyror. Respekte dhe nderime për gjithë prindërit tanë, viktima të masakrave
ç'njerëzore.
I kam dëgjuar vetë, me veshët e mi, kur babai im me
disa nga kryefamiljarët e fshatrave Dramës, Dhërmicë, Bedelen, Varfanj dhe
Peshtan, bisedë mbas bisedash arritën në këtë përfundim: "Nëse ne do
drrojmë fenë, të bënemi orthodhoksë grekë, ishtë njëhesap sikur t’u lëmë vendin
tënë grekëve, t'u a lëmë në dorë atire kombësinë, gluhën e zakonet tona,
shkurt të helqim dorë kaha ajo që ishtë më e shtrënjtë për ne.” Jo, thanë
ata, kjo nuk bënet".
Euro-antalantikët, duhet të ndalen për të vendosur
me parime demokratike, drejtësinë që aq zellshëm deklarohet.
Stugjues i trevës së Çamërisë, Fahri Dahri
E premte, 22 Korrik 2022.-