Mendime
Refik Hasani: Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare
E marte, 19.07.2022, 07:00 PM
Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare
Shkruan:
Refik HASANI
Me
rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it
1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe
Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për
Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.
Më
datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u
mbajtën për dy ditë rreshtë,shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i
së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje
çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë
plebishitare të Referendumit.
I
pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë
Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine
për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e
popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe
gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.
Referendumi,është
kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale,ishte një akt i lartë
historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike
shqiptare në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po
kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj
Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të
gjithë fushat e jetës.
Legjislatura
e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti
2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e
datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realism e investim të
projekteve për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfqësues e veprimtar që
organizuan Referendumin.
Në
këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të
duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit.
Për
tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak e
kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare,
Në
kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme,
duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca
shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë,
Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.