Mendime
Skender Jashari: Shqiptarët të largohen nga influenca turke
E premte, 24.06.2022, 08:34 PM
Shqipëtarët dhe veçmas Shqipëtarët e Luginës të largohen nga influenca turke
 Nga
Skender Jashari
Nga
Skender Jashari
Arsyeja
është e thjeshtë, Shqipëtarët( e veçmas Shqipëtarët e Luginës) sa herë  që ranë 
nën influencën turke-osmane, 
pansllavistët përfituan territorialisht.
Ardhja
e Perandorisë Osmane në  Gadishullin
Ilirik, në Betejën e Maricës, të shtator 1371, në të cilën pësuan disfatë  të krishterët e  ballkanit, që në këtë rast  dy princërit serb u bënë  vasal të 
osmanëve. E njejta situatë ndodhet edhe në  Betejën e Kosovës, të 1389, falë  princit 
serb i cili tradhëtoi koalicionin e krishterë të  gadishullit Ilirik, fituan  osmanët.
Perandoria
Osmane, filloi përdhuni islamizimin e Shqipëtarëve, pas dështimit të
Kryengritjes  së krishterëve ( gjegjësisht
Shqipëtarëve), të vitit 1689, ku  veçmas
Shqipëtarët e  Nishit-Prishtinës-Shkupit
dhe Nishit-Shkupit, pësuan  tmerrësisht
më keq, pasiqë nëpër  kanalin   Morava-Vardar, kaluan ushtritë austriake dhe
kryengritësit Shqipëtar. Nga njëra anë  
me dështimin e  kryengritjes,
Perandoria Osmane  filloi gjenocidin  sërish kundër Shqipëtarëve për islamizim,
ndërsa në  anën tjetër Kisha katolike
në  Mërqi, kërkonte  ruajtjen e fesë katolike. Pasuan spastrimet
etnike, derisa Shqipëtarët ngriteshim në kryengritje  vazhdimisht, 1830, 1847 etj. Dekretet  e Sulltanëve Osman, për  osmanizimin e Shqipëtarëve, si ai i vitit
1836, 1856 etj, filluan  tashmë
tjetërsimin kombëtar( ndalimin e 
gjuhës  shqipe në vende  publike, ndalimin e shkollës shqipe, derisa
shkolla serbe u lejuan!), pas tjetërsimit fetar të shekullit të kaluar. Nëpër
ultësirat e vendbanimeve 
Shqipëtare,  deri në një masë,
varësisht nga  burimet historike,  Shqipëtarët ishin islamizuar. Islamizimi i
tyre ishte bërë nën siluetën islam që nënkuptonte edhe  ndryshimin e identitetit kombëtar, pra bërjes
turk-në fjalorin e  stërgjyshërve  tonë, thuhet “ ai është bërë turk”- në rastin
kur  një shqipëtar  është bërë musliman.
Ambasadori
rus në Sofje, më 1815, kishte vërejtur islamizimin e mjaftueshëm të popullatës
së  gadishullit  Ilirik-Ballkanit, sa që sugjeroi përdorimin e
hoxhallarëve të  rekrutuar nga Rusia, për
qëllim të parapërgatitjes së shtrirjes së 
pushtimit sllavo-rus, praktikë kjo e përvetësuar edhe nga  Serbia dhe Greqia. Derisa këtë praktikë e
shohim që edhe sot  aplikohet në masë
të  shtuar në Trojet tona,  njihen disa dhjetëra hoxhallarë
salafist-vehabist, që janë   paguar dhe
ndikuar nga Serbia etj.
Derisa
atë  që s’mund ta  bënte 
Perandoria Osmane, në turqizimin( islamizimin)  dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, e  bënë 
pansllavistët me anë të  luftës.
Veçmas kalvari i Shqipëtarëve në vitet 1877-1878, në  Qarkun e Toplicës,( rrethet:  Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës), Qarkun e
Nishit( Vllasotincës, leskocit, Nishit), Qarkut të Vranjës( Masuricës,
Polanicës, Pçinjës, Pirotit, Vranjës), por kishte edhe  Shqipëtar në Qupri, Paraqin, Krushec,
Aleksinc, Kralevë, Beograd, Uzhicë etj. 
Numri i popullatës ishte i ndryshëm 
varësisht  burimeve, mirëpo
historiani amerikan  Justin McCarthy flet
për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në 
Sanxhakun e Nishit  në  vitet 1876, derisa  në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë.
Tragjedia filloi në dhjetor  1877,
kundër  shqipëtarëve duke i etiketuar të
tillët si turq( derisa kujto që ne 
Shqipëtarët  shumica  absolute e quanim veten turq!- turq i quanin
edhe Serbia që të përligjte luftën dhe gjenocidin kundër Shqipëtarëve).
Serbia
në vazhdimësi pastaj aplikoi mënyra e metoda për turqizimin, islamizimin,
boshnjakëzimin, maqedonizimin, kroatizimin, goranizimin dhe egjiptianizimin e
fund edhe  shpërnguljen e  Shqipëtarëve.
Reforma
agrare nuk ishin shpikje të  Serbisë, por
ato u aplikuan  kundër Shqipëtarëve  së pari nga Perandoria Osmane, e njohur si
Tanzimat në vitet 1839 dhe 1876. Derisa Serbia, Mali i zi, përvetësonin
praktikat osmane, nga Naçertania; pastaj më 2 mars 1865 nxjorri Ligjin për
kolonizimin e të huajve; pasuar pastaj me ligjin e 3 janar 1880, të titulluar
Ligji për  viset e  reja të kolonizuara; Mali i zi nxorri “Ligjin
mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara” më 27 shkurt 1914; Dekretligjin mbi
kolonizimin e  viseve të reja jugore i
vitit 1920, i aprovuar më 1922 si Ligji mbi kolonizimin e  viseve të reja; Dispozitat  paraprake për përgatitjen e reformës agrare
në Mbretërinë e re të SKS-së, të 25.02.1919 dhe Urdhëresa e Këshillit Ministror
të Mbretërisë së SKS-së të  10.09.1919,
për aplikimin e pjesërishëm të Dispozitave paraprake për përgatitjen e reformës
agrare( edhe pse Mbretëria e SKS-së ishte nënshkruese e Traktatit të Sen
Zhermenit, për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare), e që gjatë
kësaj kohe Serbia boshnjakëzonte Shqipëtarët, vlet të shikohet edhe  deklarimi i kreut të Bashkësisë Islame të
Bosnjës Reis Ul-Ulema Çausheviqi, në nëntor 1918, thekson që në rrethinën e
Prishtinës ishin vrarë 5.000 veta! Pasuar nga Vasa Çubrilloviqi, “Problemi i
pakicave në Jugosllavinë e re” 3 nëntor 1944; Dekreti  jugosllav dhe “ligji për revizionin e ndarjes
së tokave  kolonëve dhe të interesuarve
të tjerë  agrarë në Maqedoni dhe në
Kosovë e Metohi” të  5 nëntor 1945;
Direktiva e Politbyros së KQ PKJ, të 1 prill 1945, për kthyerjen e  kolonëve 
në Kosovë; Këshilli Agrar në 
mbledhjen e  16.10.1945 për kthim
kolonësh. Pas Luftës së II Botërore: Ligji mbi revidimin e ndarjes së tokës
kolonistëve dhe  të interesuarëve  argrarë në Maqedoni dhe në Krahinën e  Kosovës e Metohisë; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin; Ligji mbi ndarjen e
tokave të braktisura  të  kolonistëve në KAKM; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin e brendshëm; Ligji mbi
sekuestrimin e profilit të luftës të arritur gjatë kohës së okupimit të
armikut; Ligji mbi kalimin në pronësi të shtetit të pasurisë së armiqëve dhe
sekuestrimin e pasurisë së personave të arratisur; Ligji mbi konfiskimin e
pasurisë dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji mbi vërtetimin dhe ndyrhsimet e
plotësimit të Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji
themelor mbi veprimin me posedimet 
pyjore të eksproprijuarar dhe të konfiskuara; Ligji mbi veprat  penale kundër popullit dhe shtetit; Ligji mbi
nacionalizimin e ndërmarrjeve  ekonomike
dhe private; Ligji mbi nacionalizimin e ndërtesave të dhëna me  qera dhe të tokës ndërtimore; Ligji themelor
mbi  eksproprijimin; Dekretligji mbi
arondacionin e  tokës  ekonomike-bujqësore; Ligji mbi fondin e
tokave  bujqësore të pasurisë së
përgjithshme popullore dhe ndarjen e tokave organizatave  bujqësore; Libri i Kaltër,  më 1977; Ligji për sigurimin e banesave për
nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në
periudhën  1989 deri 1993; 6 gusht 1992,
Programi për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë; Ligji për Organizimin
territorial të Serbisë; etj etj. Në të gjitha këto Shqipëtarët  në mënyrë eksplicite apo edhe implicite  quheshim turq, shpërnguleshim me dhunë
dhe  metoda tjera për në Turqi,
parashihej  asimilimi etj.
Madje
edhe  gjatë periudhës kur  Shqipëtarët ishim  në kryengritje të përgjithshme  antiosmane, në vitet 1908-1912, Serbia
publikoi “Direktivën për punë me Shqipëtarët”. Gjatë kësaj periudhe,  Serbia zgjeroi territorin  për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i zi
zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria  zgjeroi territorin e vetë për 29% dhe
popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%,
pra të gjitha këto vende  zgjeruan
territorin për 67.79%  në dëm të  territorit 
tonë!
Ushtarët
serb,  gjatë kryerjes së gjenocidit  kundër Shqipëtarëve,  të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të
Preshevës( dëshmitarë e kësaj Golgote Shqipëtare ka mbetur Lugina e Preshevës),
ku edhe sot  përcjellen fjalët e të parëve
tonë, që  çdo ushtar serb  i shiste fesin turk që ta vendoste  kryefamiljari 
a familjarët  Shqipëtar, për t’u
dukur edhe në pamje se janë turq.  Madje
tregjet shitnin fesat turk, p.sh:  me 1
lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq, 
ndërsa vetëm  me ardhjen e  pushtimit serb 1 fesë turk nuk mund të blihej
as për  70-80 lira( Shqipëtarët i
kërkonin  fesat  turk, 
që të  shpëtonin nga vrasja
serbe!). Madje çdo shtëpi Shqipëtare në Luginë të Preshevës,  deri vonë kishte fesin turk,  të ruajtur 
në rast rreziku të shpëtonin jetën nga 
Serbia, duke u paraqitur si turk.
Gjatë
viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar, 
gjatë viteve 1923 deri në Luftën e 
II Botërore mbi 300.000,  në vitet
1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar i shpërngulën për  në Turqi u shpërngulën.
Kohëve
të fundit, shohim shtimin e drejtëpërdrejtë të ndikimit turk, madje në formë
të  pushtimit modern, pra një formë e re
e ardhjes së pushtimit  Osman të  ditëve të sotme. Orientimi yn pro-Osman,
shkaku i  islamizmit që nënkuptonim
islamin baraz me turk,  në vitet
1877-1908, borxhet e humbjet e  Turqisë
t’i paguanim ne Shqipëtarët. Andaj sërish i levërdisë  Turqisë që edhe në rast  humbje, të humbin Shqipëtarët  e jo turqit.
Sot,
edhe kur kemi dy shtete Shqipëtare, të cilat 
heshtin dhe nuk parandalojnë 
rreziqet që i kanosen 
Shqipëtarëve  sidomos atyre të
Luginës së Preshevës, është  absurd i
llojit të vetë.
Nga ana tjetër, vetëm SHBA, në shekullin e shkuar, tregoi denjësi që Shqipëtarët arriti t’i mbrojë, duke mos qenë në asnjë element të vetëm Shqipëtarët të rrezikuar nga SHBA. Madje edhe në këtë millenium, SHBA dëshmoi dhe detyroi institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që të luftojnë terrorizmin islamik, dukuri kjo e importuar nga sllavo-turko-arabët. Madje zëri i SHBA-së, u ngrit bashkë me zërin e Shqipëtarëve nacionalist, edhe kundër të ashtuquajturit Sulltan Erdogani dhe ndikimit neocolonialist të Turqisë në Trojet Shqipëtare.
Skender
Jashari - i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet 
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi
i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










