Editorial
Artan Fuga: A kanë ndryshuar akset gjeopolitike që ndikojnë mbi Shqipërinë?
E merkure, 19.01.2022, 10:48 PM
A kanë ndryshuar akset gjeopolitike që ndikojnë mbi Shqipërinë?
Nga
Artan Fuga
Kur
flitet për gjeopolitikën dhe aleancat e rreziqet e jashtme për Ballkanin dhe
konkretisht për Shqipërinë më duket se ka vend të dallohen tre nivele.
I
pari, një lloj kuadri i përjetshëm dhe i palëvzshëm në të cilin ndodhet vendi
ndofta edhe më herë se të kishte shtetin e vet të ri të pavarur në 1912.
I
dyti, është konteksti gjeopolitik i Shqipërisë në vitin 1990, pra kur nis hapja
e saj. Kjo gjendje shihet si realitet por edhe si një shpresë e atij brezi.
I
treti, situata e sotme pas 30 vjetësh.
Po
qe se e lemë mënjanë disi faktorin e parë, kur krahasojmë gjendjen në vitin 90
me sot, situata ka ndryshime shpesh të rëndësishme.
Cfarë
do përmendja?
Në
vitet '90, në politikën e jashtme dhe në situatën gjeopolitike të vendit
ndikonin ose në njëfarë mënyre konkurronin Italia me Greqinë. Kurse Serbia e zënë
me krizën jugosllave dhe me konfrontimet në Kosovë, ishte në një marrëdhënie
tjetër.
Madje
atëhere pyetej se kush do ta kishte lidershipin ndaj Shqipërisë: Greqia apo
Italia? Kurse sot, pas 30 vjetësh, as njera dhe as tjetra nuk tregojnë ndonjë
afinitet të veçantë për prezencë politike në Shqipëri. Ujrat kanë rrjedhur të
tilla, atje, dhe te ne, sa kanë bërë që koha ta lejë pas këtë model që në fakt
ka qenë i pranishëm në të gjithë shekullin e 20-të veçanërisht.
Në
vitet 90 dhe pastaj në fillim të shekullit të ri, me pavarësimin e Kosovës,
mendohej se një fuzion, në mos bashkim midis dy shteteve, pra të Shqipërisë dhe
të Kosovës, do të ishte çështje vitesh. Por, edhe njohja e shtetit të Kosovës
ngeci në vend, kurse për një bashkim të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovës, as
bëhet fjalë hëpërhë. Si duket, jo vetëm Kina dhe Rusia, por si u pa edhe në
prononcime të fundit amerikane, kjo në planin e gjeopolitikës ndërkombëtare
duket shumë larg në horizont.
Nê
dhjetvjeçin e fundit, politika e jashtme e Shqipërisë u luhat fort midis
influencës gjermane dhe asaj amerikane. Herë duke i pasur në konvergjencë, dhe
herë duke ndjerë edhe diferenca. Merkel sikur dukej të linte pas dore kriteret
e shtetit ligjor, dhe e pa Ballkanin për një kohë si një faktor gjeopolitik që
si i tillë, me gjithë ndarjet, hallet, krizat, mund të integrohej në BE për
shkaqe gjeopolitike. Por më së fundit kjo gjeopolitikë iku nga loja dhe në vend
të saj doli fillimisht Minishengeni ballkanik, që së fundi u shfaq si
"Ballkani i hapur".
Nga
një lloj braktisje e Serbisë nga blloku Perëndimor, nga Nato, nga Turqia etj.,
tani shohim se këto fuqi po kërkojnë një bashkëpunim midis Shqipërisë dhe
Serbisë, madje edhe përtej pranueshmërive dhe pritshmërive të opinionit publik
të dy vendeve. Merkel disaherë i thërriste qeveritarët e të dy vendeve në
tavolina të përbashkëta, dhe Shtetet e Bashkuara në disa evente, deklarime dhe
politika kanë nxitur dhe kërkuar që drejtuesit e shteteve të Shqipërisë,
Kosovës, Serbisë, etj., të shkojnë drejt konvergjencave të ndryshme
gjeopolitike.
Përgatitje
për t'u integruar në Europë, një bashkëpunim ndërballkanik sllavo - shqiptar
për ta hapur gadishullin si alternativë e një integrimi europian që ndofta do
të jetë shumë i largët, ose edhe më keq se kaq? Një lehtësim i presionit ndaj
Serbisë për të qetësuar rivalin rus atje tej në shkëmbim të një ekuilibri
planetar midis të fortëve ku Shqipëria në Këshillin e Sigurimit duket si te
romani i Hashekut, si "ushtari që bënte pjesë në trupin gjykues vetëm për
t'u ndezur llullat zotërinjve oficerë"? Një qetësim i linjës
"sizmike" midis sllavëve dhe shqiptarëve në Ballkan si
"qetësim" i vijës së "frontit" midis amerikanë që qendrojnë
në krah të shqiptarëve dhe rusëve në
krah të serbëve?
Koha
do ta tregojë. Por, politikanët tanë duhet t'i hyjnë "me kokë"
leximit të veprës të Samuel Huntingtonit "Përplasja e
Qytetërimeve". Ndryshe janë duke
ngrënë përshesh!!!
Edhe
në vitet '90 Shqipëria e konsideronte Turqinë vend mik dhe aleat e partner. Dhe
me të drejtë. Por Turqia e viteve '90 nuk është gjithësesi krejt me orientim të
barabartë gjeopolitik si atëhere edhe tani. Atëhere dukej se ajo po afrohej me
Bashkimin Evropian madje debatohej se kur do të integrohej atje. Kurse sot ajo
është një fuqi që rivalizon në politikën e jashtme me BE, ka strategjinë e vet
të pavarur dhe konkurrenciale në Ballkan, pra sikurse shihet nuk duket qartë
horizonti!
Në
rast e vonohet BE, a përbën Turqia një alternativë ekonomike, politike,
ushtarake? Vizita e fundit tregoi se kryeministri Rama përdori edhe islamin si
të asociuar me Turqinë kur theksoi se kritikat ndaj Turqisë dhe Erdoganit janë
frymëzime islamofobike!
Ka
hyrë Shqipëria kështu në fazën që i tund Evropës kartën turke për t'u
faktorizuar?
Evropa
në vitet 90 dukej afër, kurse tani pas tridhjet vjetësh kuptohet se integrimi
evropian është shumë larg! Ka rrezik se faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që
ndikojnë në politikën e jashtme dhe të brendshme shqiptare as nuk e dëshirojnë
një integrim të tillë. Madje e shohim tashmë si një horizont thuajse të
mbyllur. Mos ka marrë politika e jashtme shqiptare një rrugëtim jo europian? Ka
shenja të forta që ta lenë ta hamendëzosh këtë.
Sa
më larg qendron Evropa ndaj Shqipërisë aq më afër ndihen Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Jo se në vitet '90 nuk ishin. Përkundrazi. Por atëhere çfaqej më
tepër mbështetja për të dalë nga komunizmi e mos u kthyer mbrapsht, ndihej
mbështetja që shqiptarët të fitonin të drejtat mes popujve të tjerë të
Ballkanit, luanin një rol parësor për demokratizimin e vendit. Kurse aktualisht
koha ka ecur drejt një partneriteti ushtarak, dhe një ndikimi më të
drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të Shqipërisë.
Këto
nd ryshime të rëndësishme që ndihen si lëvizje tektonike të fuqishme një
gjeopolitikën ndërkombëtare është naivitet të konsiderohen si vepra sorosiane.
Ato janë produkt i një gjendje të re ekulibrash të planetit pas mbarimit të
luftës së ftohtë dhe riformatimit të tensioneve, bashkëpunimit, tendosjes në
arenën ndërkombëtare.
Cfarë
mund të bëjë Shqipëria e vogël në këto kushte? Ky është një debat dhe reflektim
që duhet të angazhojë klasën politike. Që as të mos e kthejë këtë në një rrëfim
me supermanë, as të mos e injorojë atë që ndodh duke e kaluar me ndonjë frazë
kallpe sikundër lexoj në ndonjë libër të një politikani, as të hidhet me thes
në kokë në humnera, as të mos izolohet, dhe mbi të gjitha as të mos mbetet në
mendësitë e viteve 90 sepse bota ka ndryshuar!
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044316375413