E premte, 30.05.2025, 12:26 PM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

E merkure, 05.01.2022, 08:22 PM


Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

Nga Gjon Keka

Vdekja e udhëheqësit më të ndritur të kombit tonë Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468 ishte për popullin dhe kombin tonë humbje e pazëvendësueshme, në fakt ishte njësoj sikur dielli të perëndonte përgjithmonë për Arbërinë.

Sepse, populli, mbeti si delet pa bari, ndërsa në anën tjetër ujku otoman (turk) e mbante gojën hapur për ta gllabëruar, shkatërruar dhe masakruar popullin dhe Arbërinë në përgjithësi.

Arbëreshët janë të vetmit që nga atëherë e deri sot e ruajn traditën e lashtë të vajtimit për atë ditë të kobshme për kombin tonë, që i mori prijsin më të mirë e më të urtë, vizionar e të guximshëm në historinë e kombit tonë arbëror europian.

Në fakt, dita e vdekjes së Gjergj Ksstriotit, pra 17 Janari është ditë zie, vajtimi dhe përkujtimi për veprat e tij, dritën e madhe që ai ia dha emrit dhe atdheut të tij Arbërisë që të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin në kuvendin e Lezhës.

Mendoj se ne si komb, si pasardhës të tij, duhet ta shpallim ditën e 17 Janarit ditë zie kombëtare, dhe ditë e ndezjes së qirinjve tek varri i të madhit dhe shpëtimtarit të Arbërisë europiane.

Kjo të bëhet tradicionalisht çdo përvjetor të tij dhe të asaj dite.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Medalje apo monedhë e rrallë e Lezhës, plisi dhe Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Një portret i rrallë i mbretit arbëror Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Me rastin e pëvjetorit të 32 të themelimit të LDK-së Gjon Keka: Vera jonë arbërore Gjon Keka: Familja aristokratike gjermane Humpis mbante veprën kushtuar Gjergj Kastriotit në Bibliotekën e tyre Gjon Keka: Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi Gjon Keka: Perandoria otomane nuk i mbrojti trojet arbërore Ribotohen dy libra të studiuesit Gjon Keka, për Hotin e Kastriotin Gjon Keka: Gjergj Kastrioti e qante hallin e fatit të Arbërisë në vetmi Gjon Keka: Shqiptarët janë të apasionuar pas muzikës Gjon Keka: Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi Gjon Keka: 578 vite nga ngritja e flamurit arbëror dhe shpalljes së pavarësisë Gjon Keka: Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm Gjon Keka: Garibaldi për Arbërorët Gjon Keka: A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?! Gjon Keka: 28 Nëntor 1912, zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë Gjon Keka: Formula e Pagëzimit, dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore Gjon Keka: Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve Gjon Keka: Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm Gjon Keka: Gjergj Kastrioti e nxirrte të keqen me rrënjë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx