Kulturë
Kasam Shaqirvela: Nisma e shkronjave
E hene, 22.11.2021, 06:49 PM
Në vigjilje të Festës për Ditën e Alfabetit Shqip
Poezi
nga Kasam SHAQIRVELA, e marrë nga libri tij poetik me titull: ”KORRIDOREVE TË
KOHËS”
NISMA
E SHKRONJAVE
(Kongresit
të Alfabetit Shqip)
Po
ecin shkronjat e afabetit
Udhëtojnë
nëndhe e mbi te
Përhapen
sikur t’ishin vetë fetë
Vijnë
e sjellen këtu tek ne
Dhe
përthithen ashtu etshëm
Sikurse
shiu i lëshuar nga retë
Kur
i bie tokës së stërzhuritur
Nga
zhegu i verës së tretë.
Udha
e shkronjave ka nismë të hershme
E
mbrothur në Pelazgjinë e lashtë
Derdhur
nga pellazgët anekënd botës
Risjellë
nga Kadmi në Illyrinë e vjetër
Tek
stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?
Iu
dha njerëzisë si shkrim për komunikim
Bekuar
nga hyjnitë, dhuratë e salvim
Dhe
pollën alfabete, si biçim skelete
Jetesës
që rrodhi jashtë sinorit matanë.
Mblodhi
e mbështolli popuj pas vetes
Ky
i joni shkrim, i shenjti parim
Shkronjat
na i grisnin, ne prapë i ngjisnim
Sa
herë në histori nga fillimi nisnim
Sërish
rrugëtuam si ylli mëngjesit
Bashkë
me ABC-në mbajtur në gji
Ngado
që shkuam, kudo që vajtëm
Zemra
rrihte vetëm për liri, pa lot
E
patëm ruajtur tonin ALFABET
Bashkë
me veten tonë, me mija vjet
Nëpër
Pellazgji, Iliri, Arbëri e Shqiptari.
Gdhendur
në zemër e shpirt…
Bashkë
me emrin që e kemi sot.