Mendime
Nue Oroshi: Padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç
E diele, 17.10.2021, 11:50 AM
Institucionet e Kosovës duhet të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç
Nga
Nue Oroshi
Krimineli
Aleksandër Vuçiç njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit
Millosheviç.Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviçit si dhe
udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel.Institucionet e
drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar
të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngrisin një padi ndërkombëtare
për kriminelin Aleksandër Vuçiç.Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet
pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës.Vuçiç është i frymëzuar nga
politika e dy kriminelve serb Sheshel dhe Millosheviç dhe nuk ka se si të
veproj ndryshe.Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i
Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes
së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetët tona
duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në
Kosovë në vitin 1998-1999.
Politika
shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të
përballet me politikën serbe në Ballkan.Ata politikan që nuk janë në gjendje që
ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga
pozicionet që kanë.Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur
është çështja e mbrojtjes së shtetit.Një thirrje të veçantë e kam për juristët
e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri.Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i
cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviç
edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhëri i këtij krimineli se bashku me dy
djemtë.Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin
Aleksandër Vuçiç,ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë
gjenit kriminal të projekteve
qubrolloviçiane,rankoviçjane,millosheviçjane.Shqiptari mos fleni po
zgjohuni!Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të ekzistoj nëpër të gjitha periudhat historike.