Mendime
Klajd Kapinova: Hapni sytë shqiptarë se po ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden
E diele, 19.09.2021, 11:14 AM
Hapni sytë shqiptarë se po ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden
“Nënë Tereza,
përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e
devotshme dhe unë mendoj, se është e mrekullueshme, të shohësh katolikët në
mbarë botën, që i bëjnë Asaj kaq shumë nderime.”- Donald J. Trump,
President i 45-të i SHBA-së
Nga Klajd Kapinova
Hapni sytë shqiptare se po ua shpërlajnë trurin me
gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden.
Për lexuesit shqiptarë të mediave elektronike dhe
në rrjetet sociale rregjimin e Joe Biden dhe administratën e tij skandaloze nuk
e njeh populli amerikanë. Mos degjoni dhe influenconi nga mediat
propagandistike globaliste në Shqipëri (To Channel, Tv Klan, Vizion Plus etj.,
RTVSH), Kosovë (Tv Klan Kosova, TV21 etj.) apo CNN, EuroNews, BBC etj., dhe
gazetat The New York Times, Washington Post, Daily News, Los Angelos Times,
Boston News, etj., sepse ju gënjejnë dhe
mashtrojnë ditën për diell.
Ju rikujtojmë, se këto media globaliste u
shkaterruan zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikë, duke nxjerrë
fitues me manipulime, vjedhje dhe masakër votash pensionistin e pavetëdijshëm
O-Biden 3, që jetonte i fshehur nga turpi në katin e nëndheshëm të shtëpisë së
tij, duke mbajtur maskë të madhe të zezë 24/7...
Këtë gjë po e bëjnë komunistët amerikanë të Bidenit
dhe Sorosit kudo në të gjithë shtetet e tjera të botës, me qëllimin djallëzor,
që të shkatërrojnë politikanët konservatorë dhe antikomunistë kudo në botë. Ata
nuk e kanë hallin tek dr. Berisha, por tek nami i keq që kanë në Amerikë
“demokratët” dhe administrata skandaloze e paligjshme Biden dhe për t’i hedh
një sy popullit amerikanë, krijojnë show të turpshme dhe antishqiptare me
viktima si kjo e personalitetit politik shqiptar dr. Sali Berishës.
Senatorët, kongresmenët, presidentët republikanë
amerikanë si patriotë të atdhedashurisë America First, nuk e bëjnë këtë punë tw
turpshme anti-demokratike.
Edhe radio Zëri i Amerikës ju gënjen ju dhe për
vitet 2016-2020 ka trathtuar parimet për të cilën ajo u themelua nga pionierët
e saj. Për 4 vjet turpërisht VOA ka qenë dhe është si papagall i gënjeshtrave
kundër Presidentit Donald J. Trump dhe administrates atdhedashëse të tij, sepse
“redaksia” e radios Zërit të Amerikës seksioni I gjuhës shqipe me qendër në
Washingotn D.C., si agjenci e turpshme propagandistike, është e mbushur me
bijtë e bijat e ish komunistëve të kohës së diktatorit otoman anti-shqiptar
Enver Hoxha, alias Dullës...
Ata tregojnë përralla tek Top Channel-i juaj atje
në Tiranë, në emër të informimit Fake News... Ish Presidenti dhe ish Kryeministri
shqiptar dr. Sali Berisha, është i mirëpritur në SHBA nga populli amerikanë dhe
mos degjoni gënjeshtrat e administratës socialkomuniste amerikane e Joe Biden,
sepse ai është i jashteligjshëm dhe familja e tij është e korruptuar prej shumë
kohësh. Vetë kjo administrtatë është PERSONA NON GRATA, për miliona e
miliona amerikanë.
Biden këtu akuzohet nga senatorët dhe kongresmenët
republikanë amerikanë, se i ka DUART e lyer ME GJAKUN e 13 ushtarëve amerikanë
(dhe 15 ushtarëve të tjerë të plagosur shumë rëndë) dhe 200 afganëve të
pafajshëm, që u vranë dy javë më parë në Kabul.
Së shpejti del në qarkullim libri im: “Presidenti
Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), ku aty mund të lexoni se
kush është Partia SocialKomuniste “Demokratike” Amerikane, pse ajo krijoi dhe
drejtoi Klu Klus Klanin (KKK) etj., deri në ditët tona, mbëshgtetur në
enciklopeditë, librat dhe në një literaturë të pasur historike dhe bashkohore
të autorëve të shquar ameirkanë dhe nga mediat bashkohore të ditëve tona.
Media në Shqipni dhe Kosovë, janë të sponsorizuar
nga bilioneri komunist George Soros, armiku më i madh i popullit amerikan dhe
njerëzimit sot. Vendlindja e tij Hungaria e ka shpallur persona non grata,
kurse ju verbërisht vazhdoni t’i besoni si lypsare për disa lëmosha apo
kacille...
“Demokratët” në SHBA, janë si socialkomunistët në
Shqipëri dhe vazhdimisht fshehen mbas emrit fallco “demokrat” dhe përdorin
gjerësisht cdo 4 vjet në garën presidenciale, dhe për vendet në Senat (100
vende) dhe Dhomën e Përfaqsuesve në Kongres (435 vende) kartën e racizmit dhe
disktriminimit të dikurshën, që vetë linderit kryesor demokrat amerikanë të
KKK, kanë zbatuar tesh 220 vjet me radhë, që nga shekulli XVII, kur u themelua
kjo parti…
Presidenti republikan Abharam Lincon, ka qenë ai që
i dha liri dhe hoqi prangat e skllavërisë dhe racizmit në SHBA. Joe Biden,
gjatë një debate televiziv me Presidentin republikan Donald J. Trump i tha
atij, se Presidenti Abrahim Lincon, ka qenë Presidenti më racist në të gjithë
historinë e presidentëve amerikanë… Biden gënjeu dhe fyu rëndë familjen e
pasardhësit të Presidentit republikan Lincon…
Ata po shkatërrojnë sot Amerikën dhe janë fatkeqsia
jonë e madhe. Populli amerikan njeh vetëm Presidentin Donald J. Trump, sepse ai
është President ynë real dhe kurrsesi njeriu i përgjumur Fake Sleepy Joseph
Biden Jr.
“Demokratët në SHBA, më përpara dhe sot po
përdorin dy standarte, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë.
Ata të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur
në SHBA çensurën,
mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e
mbulojnë atë sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga
media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të
njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.
Gjatë
vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë,
dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtarë të Partisë Demokratike
Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit
amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë
etj., rrëzimin e monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur
me qindra policë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm radikalë
marksistë.”, shkruan studiuesi dhe
publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj.
Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjishëm i
SHBA-së dhe FBI po heshtin edhe pse kanë në duart e tyre laptopin e Hunter
Biden, djalit të ish zv/Presidentit të SHBA-së Joe Biden, që brenda ka foto,
e-mail dhe gjëra të tjera skandaloze.
Djali i tij Hunter Biden ka në proçess investigimi
4 (katër) çeshtje kriminale, që po hetohen nga FBI dhe Departamenti i
Drejtësisë dhe media globaliste hesht dhe ju mashtron juve për gjoja
korrupsionin në Shqipëri apo Kosovë.