Mendime
Refik Hasani: Ku mbeti Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare!?
E diele, 12.09.2021, 09:52 AM
Ku mbeti Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare!?
Shkruan:
Refik HASANI
Më
12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve
Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me
shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha
asnjë vlerësim institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë, Republika e
Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma
tjera ndërkombëtar. Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe
sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.
Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe
Preshevë ku, përveqë që kan Trupin
Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi
ka mbi njëzet këso Këshilla Nacionale.
Shqiptarët
në këtë Krahinë shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare. Provuan që t’a
dërgojn në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e
Serbisë, por shumë pakë arritën. Këto
tri komuna do të duhej dërguar lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca
Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar
marrëveshjen për këtë Asociacion, por
edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Nëse
Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani form dhe përmbatje në
Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociaconi i Komunave të Krahinës
Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,
, Inkubator’’, që i duhet ende të rritet
tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që
të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do
vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator të vitit
2015.
Tani
pas 6 (gjashtë) viteve të formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në
krahinën që përfshin Medvegjë, Bujanoc
dhe Preshevë do të duhej të takohen dhe të shofin si të ecin më tutje në
konkretizim edhe të:
-Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,
-Kryengritja
e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
-Marrëveshje
së Konçulit.
Parashtrohet
pyetja e pashmangshme ku mbeti dhe cilat jan rezultatet e këtij Asociacioni.