Mendime
Kastriot Myftaraj: Veprimet financiare i fshehin organizatat mafioze dhe terroriste
E marte, 31.08.2021, 06:33 PM
Veprimet financiare i fshehin organizatat mafioze dhe terroriste, jo shtetet kur japin e marrin ndihma humanitare
Nga
Kastriot Myftaraj
Që
prej 15 gushtit qeveria “Rama” ka thënë e ç’ nuk ka thënë për strehimin e
afganëve në Shqipëri, por vetëm një gjë nuk ka thënë, atë se kush pikërisht e
përballon koston financiare të pritjes së tyre. Dhe kur një qeveri e thotë këtë
gjë, e bën duke treguar marrëveshjet dhe vendimet zyrtare përkatëse që për më
tepër ka detyrim t’ i botojë në fletoren zyrtare.
Brigada
“Endri Fuga” (e emërtuar nga vetë Edi Rama sipas emrit të drejtorit të tij të
komunikimit) e luftës speciale në rrjetet shoqërore është mobilizuar për të
sulmuar dhe fyer çdokënd që arsyeton si më sipër. Kjo brigadë këto ditë ka qenë
aktive me komente edhe në faqen time me shabllone si: “Paratë për mbajtjen e
afganëve na i jep Amerika.”, “Marrëveshjet e tilla nuk bëhen publike për arsye
të caktuara.”“Pse ty do t’ i tregojnë këto marrëveshje.” etj.
E
përbashkëta e të gjithë këtyre komentuesve është se pëlqejnë rregullisht
postimet në rrjetet shoqërore në faqet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Në
të vërtetë nuk ka ndodhur kurrë në botë që shtetet të fshehin financimet për
qëllime humanitare, aq më tepër kur ata angazhohen publikisht në një çështje
humanitare, siç është rasti i ambasadores amerikane në Shqipëri që është e
pranishme kur vjen cdo aeroplan me afganë për t’ iu uruar mirëserardhjen në
emër të SHBA në… Shqipëri.
Përse
duhej pra që SHBA të mbante sekret se po paguan shpenzimet e mbajtjes së afganëve
në Shqipëri, nëse kjo gjë do të kishte qenë e vërtetë? Veprimet financiare i
fshehin organizatat mafioze dhe terroriste, jo shtetet, aq më tepër në rastin e
ndihmave humanitare.
SHBA
ka një institucion shtetëror të posaçëm për dhënien e ndihmave të quajtur
Ndihma Amerikane. (US-AID)
Aq
më pak do të kishte arsye qeveria shqiptare për të fshehur financimin amerikan
për mbajtjen e afganëve.
Sipas
Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 501 të datës 25 gusht 2021 “Për
dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me
vendqëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm në Republikën Islamike të
Afganistanit dhe për krijimin e task forcës për menaxhimin e fluksit të
kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare” të nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama
është krijuar një task forcë qeveritare për zbatimin e këtij vendimi, ku bën
pjesë edhe Ministri I Financave dhe Ekonomisë.
Në
gërmën (d) të vendimit thuhet se kjo task forcë ndër të tjera ka këtë detyrë:
“analizon
kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme
materiale si dhe kordinon fondet e donatorëve për këtë qëllim.”
Pra,
sipas këtij vendimi që është botuar në fletoren zyrtare dhe që ka fuqi ligjore
çdo ndihmë financiare e huaj për mbajtjen e afganëve kalon nëpër kanalin zyrtar
qeveritar shqiptar. Dhe kështu duhet të jetë.
Që
do të thotë se edhe ndihma financiare shtetërore amerikane që në raste të tilla
jepet nëpërmjet USAID duhet të kanalizohet nëpërmjet një marrëveshjeje
ndërqeveritare.
Vendimi
nuk bën dallim mes donatorëve shtetërorë dhe privatë, e gjithë ndihma duhet të
kalojë në kanalin qeveritar shqiptar.
Pra
qeveria shqiptare administron ndihmat financiare të huaja shtetërore dhe
private që mund të vijnë për përballimin e kostos së mbajtjes së afganëve në
Shqipëri.
Çdo
qeveri në botë që merr një vendim si ky më lart e ndjen për detyrim që të bëjë
transparencë, fjalë që në shqip do të thotë “tejqartësi” për shumën e mënyrën e
përdorimit të ndihmës financiare ndërkombëtare që e ka marrë për qëllime
humanitare.
Ndryshe
do të mendohet se kjo qeveri i ka vjedhur këto ndihma financiare me qëllime
humanitare.
Në
rastin tonë Qeveria “Rama” nuk ka vjedhur ende asgjë nga ndihmat financiare
ndërkombëtare për mbajtjen e afganëve sepse nuk ka marrë ende asgjë.
Nëse
do të kishte marrë qoftë edhe një milion dollarë këtë gjë do ta kishim lexuar
së paku si lajm nga Edi Rama në Facebook apo Twitter, bashkë me qortimet dhe
sharjet ndaj atyre që kanë pasur dyshime për përballimin e kostos financiare të
mbajtjes së afganëve.
Deri
më tani koston e mbajtjes së afganëve po e përballojnë taksapaguesit shqiptarë.
Dhe ky është turpi i përbashkët i SHBA dhe i Qeverisë “Rama” sepse amerikanët
po përdorim një regjim klient të korruptuar për të vjedhur popullin e varfër
shqiptar, për të strehuar në Shqipëri në kushte të privilegjuara grupimin e
gjerë të ish-regjimit të korruptuar e të përmbysur afgan.