Kulturë
Albert Zholi: Intervistë me dramaturgun Bashkim Kozeli
E marte, 03.08.2021, 06:55 PM
Intervistë me dramaturgun Bashkim Kozeli:
-Si
i vuri në skenë dy dramat e mia, “Lidhur
si fishekë gjerdani” dhe “Pyesni malet”,
“Artisti i Popullit”, Pjetër Gjoka
-Suksesi
më i madh i tij ishte drama e Sulejman Pitarkës “Familja e peshkatarit”
-Pjetri
ka lozur që nga fshatari i thjeshtë tek “Tana” , e deri admiralë, mbretër,
presidentë
-
Në rininë e hershme ishte marrë me alpinizëm, me futboll tek “Vllaznia”, si dhe rekordmen kombëtar në
atletikë
-Kur
dëgjonte këngë labe ndalonte dhe mrekullohej me zërat brilantë
Nga
Albert Z. ZHOLI
Lindi
në Ulqin më 2 gusht 1912.. Familje kishte shkuar në Ulqin për arsye
gjakmarrjeje, ku i ati punonte si hamall, pastrues pusesh dhe punë të tjera me
mëditje, ndërsa e ëma merrej me qëndisí. Aktivitetin në teatër në lëvizjen
amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin
Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në
komedinë “Tartufi”. Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra
kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht,
duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Disa nga kryerolet e tij janë:
Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabeliku, Klaudi, Mbreti
Lir, Gjini, Ali Pashë Gucia, etj. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që
u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ka intertretuar
edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Roli i fundit i
tij në Teatrin Kombëtar ishte në dramën “Epoka para gjyqit”. Krahas punës si
aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor.
-Ju keni pasur njohje të
mirë me aktorin dhe regjisorin Pjetër Gjoka. Kur, si e keni njohur dhe ccfarë
bashkëpunimi keni patur?
Në
vitin 1981-82 pata fatin që dy dramat e mia, “Lidhur si fishekë gjerdani” dhe
“Pyesni malet” të vihen në skenë nga “Artisti i Popullit”, Pjetër Gjoka.
Per
mua ishte lumturi e vërtetë që një nga emblemat e Teatrit Kombetar, që kishte
vënë në skenë me sukses të plotë dramën e Sulejman Pitarkes “Familja e
peshkatarit”, që kishte interpretuar dhjetëra role kryesore në teatër e në
filma, (që nga fshatari i thjeshtë tek filmi i parë artistik “Tana” , e deri
admiralë, mbretër, presidentë...), tash kishte shfaqur dëshirën për të
bashkëpunuar me një të ri si unë, që isha në një moshë me djalin e tij
Gjovalinin.
Emocionet
e mia ishin mëse të natyrshme, aq më tepër që Pjetër Gjoka ishte kthyer në
legjendë në një nga rolet më të spikatura , ku kish interpretuar duke qene i
verbër.
Jo
vetem kaq , por ai të imponohej me pamjen e tij burrërore e fisnike, me atë
trup të hijshëm e të drejtë . (Në rininë e hershme ishte marrë me alpinizëm, më
pas futbollist i “Vllaznisë”, si dhe rekordmen kombëtar në atletikë).
Edhe
tashmë ai i bënte sfide moshës së tretë.
-Si vjen në memoir tuaj
sot Pjetri?
Vjen
madhështor, nën kostumin blu të errët ku i kontrastonte jaka e bardhë e
këmishës me kravatën lidhur bukur...Flokët e argjendtë, të shtrirë e të lemuar,
i vezullonin si dëbora në diell... Sytë me syzet e trasha, të vëna pas
operacionit, dukeshin tepër të medhenj, a thua ishin të etur që po shijonin
përsëri ngjyrat e jetës.. Nën ato syze gjysmë sferike, si dy gjysmat e globit,
ai tashmë shikonte botën sa depërtonte deri në thellësi të shpirtit të
bashkëbiseduesit.
Asnjëherë
nuk e pashë të rrinte i kapardisur këmbë mbi këmbë, por ulur si një nxënës në
bankë. Tepër i vëmendshëm, herë- herë meditativ.
Kur
ishte në humor, merrte nën zë ndonjë melodi, teksa lëvizte lehtë majën e këpucës.
Doemos.. qysh në vitin 1928 kish qenë pjesëtar i bandës muzikore “Ilirikum”, si
dhe ka shkëlqyer në ato vite si këngëtar në mjedisin artistik të Shkodrës.
Ndërsa
atëherë, gjithë ajo energji e pasion rinor ishte koncentruar në menccurinë e
një artsiti të madh me eksperiencë të pasur skenike.
Nuk
kam njohur njeri aq fjalëpak, ku ccdo fjalë të tij e kish të peshuar si në
kandar...
Shprehej
shkurt e bukur, me kulturë e thjeshtësi.. Ajo thjeshtësi tokësore , ishte
ndoshta aureola hyjnore, që i jepte autoritet personalitetit të tij. Të gjitha
këto, mua më detyronin të rrija i ndrojtur. Por në fakt ndodhi ndryshe….
-Çfarë ndodhi që juve ju
befasoi?
Së
pari, ai më kërkoi t’ia lexoja dramat edhe një herë. Pasi më dëgjoi me
vëmendje, u ndal tek drama e parë dhe m’u lut t’i lexoja disa fragmente. Mandej
më pyeti qysh i kisha menduar karakteret , konfliktin kryesor, skenat , etj.
Pra, pa kuptuar, ne nisëm nga puna dhe unë u shkarkova krejtësisht nga
emocionet. Ai po komunikonte me mua me të njëjtin respekt e seriozitet, sikur
të kish përpara një kolegun apo moshatarin e vet.
Para
përgatijtjes së platformës shkuam në disa fshatra të Vlorës për dramën “Lidhur
si fishekë gjerdani” dhe në fshatrat e
minoritetit grek në Gjirokastër për dramën “Pyesni malet”, me bashkëregjisorin
Bernard Kokalari.
Në
ato zona biseduam me bashkëkohësit e periudhave historike që trajtonin dy
dramat.
Pjetër
Gjoka i vinte shumë rëndësi zbërthimit të platformës regjisoriale dhe provave
në tavolinë. Kur aktorët hipnin në skenë, i kishin plotësisht të qarta figurat
e tyre, u duhej vetëm të fitonin siguri në levizjet mizanskenale.
Nuk
dua të zgjatem për të treguar suksesin e këtyre dy shfaqjeve, të cilat i
kujtojnë edhe sot spektatorët e dikurshëm të Vlorës e Gjirokastrës, por dua të
përmend ato ccka përfitova unë si autor në bashkëpunim me të paharruarin Pjeter
Gjoka.
-Cilat ishin këto
përfitime?
Prej
tij kuptova se regjisori duhet të ketë kulturë të gjithanëshme artistike.
Pjetër Gjoka, si rrallë kush, i kishte këto vlera.
Duke
qenë vetë aktor, ai dinte t’u zbulonte kolegëve farën e rolit; duke qenë
muzikant , dinte të qëmtonte motivet muzikore që përshtateshin me idenë e
shfaqjes; duke qenë sportist , dinte të krijonte temporitmin e duhur nga
tabloja në tablo; duke qenë vete tepër i kulturuar, nuk shihje asgjë banale në
shfaqjen e tij.
Por,
mbi të gjitha, unë gjeta tek “Artisi i Popullit”, Pjetër Gjoka njeriun e
vërtetë, me vullnet e karakter të hekurt, të dhembshur e me shije të hollë.
Një
natë, kur po ktheheshim nga provat, dëgjoi diku nga një qoshe e lagjes disa
djem të rinj që po këndonin këngë labcce.
Pjetri
qëndroi dhe mbajti vesh një copë herë e pastaj tha: “ Sa bukur që keta djem nuk
i harrojnë këto këngë!”.
Kur
kalonim përpara ndonjë shtëpie, Pjetri nxirrte një ccokollatë dhe ia jepte një
të vogli në ballkon. Ndoshta kujtonte me mall nipin e mbesën që kish lënë në
Tiranë...
Por...
në prag të premierës në Gjirokastër, Pjetër Gjoka u sëmur rëndë.
Askujt
nuk i shkonte ndërmend se ai nuk do të kthehej më...Për këtë u bindëm vetëm kur
Bernard Kokalari dhe unë i vajtëm në spital në Tiranë.
Pjetri
ishte në orët e fundit të jetës, e shoqja ( e ndjera zonja Lizeta, që dikur
kish interpretuar Maria Stjuart) po i jepte Pjetrit oksigjen.
Unë
e Bernardi u tronditëm tej mase. Por Pjetri, megjithë frymëmarrjen tepër të
vështirë, me kthjelltësi e kurajo te habitshme na tha: “Jeta e ka një pikë...Me
flisni si doli shfaqja ?..”
Dhe
ne, duke fshehur lotët, i treguam për suksesin, teksa atij i ndritën sytë...
U
gjallërua aq shumë, sa mua m’u duk madhështor si “Mbreti Lir”, që kish
interpretuar dikur..
Por,
ndërsa Mbreti Lir dha shpirt i zhgënjyer nga të bijat, “Mbreti” Pjetër Gjoka,
nga dashuria për të bijën, nuk dha shpirt, gjersa ajo mbërriti nga rruga e largët...