Mendime
Fahri Dahri: Njeriu, profesioni dhe ligji (1)
E marte, 08.06.2021, 09:00 PM
NJERIU, PROFESIONI DHE LIGJI (1)
Nga
Fahri Dahri
1)- Institucioni apo
individi?
-
Nuk është duhuri që të jesh i pavëmendshëm në rastet kur trajtohen qendrimet
ndaj kombit.
Me
aq sa dimë, duhet të flasim.
Për
rastin e diskutimeve që kanë lindur me "Rishikimin e Historisë", për
të cilën me të drejtë po shfaqen shqetësime, dëshiroj të kujtoj disa probleme
të pakëndshme që praktikisht kanë dëmtuar demokracinë, imazhin profesional të
specialistëve dhe të vendit. Trajtimi do të bëhet i thjeshtë, jo teorikisht, me
referenca bazuar në realitetet e përditshme, në praktikat e gabuara të ndjekura
gjatë këtyre 30 viteve (1991-2021).
a)
Keqardhje për tjetërsimin e
konceptimit
të detyrave dhe të drejtave të çdo njeriu, sidomos kur ndodhen në funksione të
larta shtetërore, në institucione të rëndësishme nga ku vendosen fatet e vendit, të shoqërisë dhe
individit.
Lidhur
me këtë konceptim, shoqëria dhe individi në çdo profesion, duhet të jenë të
vetëdijshëm se tek i njëjti person qendrojnë dy të vërteta:
-
njeriu dhe profesioni;
-
njeriu dhe karakteri.
Çdo
njeri profesionist, në zbatimin e detyrave të ngarkuara, është i detyruar të
jetë një i vetëm, i përbërë me tre të njëjta ku përfshihen: Njeriu, profesioni,
karakteri.
b)
Nuk arrij të konceptoj që një njeri profesionist, të bjerë në nivele që të
mohojë profesionin për ti bëjë hosana politikës, në ç'farë do kohe që jeton.
Më
shkoqur. Absolutisht nuk arrij të konceptoj që në rastin e "Rishikimit të
Historisë", një historian i vërtetë ta shkëmbejë profesionin në raport me
interesat jo ligjore dhe të pranojë të dëmtojë karakterin e tij, të familjes,
fisit dhe të kombit. Historiani profesionist nuk duhet ta shtrëmbërojë
historinë sepse ja kërkon politika e çdo kohe qofshin të majta apo të dhathta,
miku apo armiku. E kundërta, nëse ndonjë historian, i çdo niveli qoftë (apo çdo
profesionist në funksion) vepron jo si profesionist, duhet ta dijë se, gjithçka
që shkruan, nga çdo lexues kuptohet që në frazën e parë, nëse është profesionist
dhe shkruan saktë, apo është historian i
"tredhur", sharlatan, mohues i vetvetes dhe turpërues i atyre që e
rrethojnë.
c)
Situata aktuale ku mbizotëron e keqja e shoqërinë tonë është funksionimi i
deformuar i sistemit të drejtësisë, prandaj është i nevojshëm përqëndrimi.
Për
të kuptuar dëmet që shkakton profesionisti, kur dëgjon dhe merr në konsideratë
ndërhyrjet politike, do marrim për krahasim veprimin e një mjeku kirurg. Nëse
gjatë operimit do të vepronte duke ndërhyrë politika, ai në vend të operojë
apandesitin, operon zemrën. Rezultati i punës së tij do ishte fatal për
pacientin. Me këtë ndjesi dhe përgjegjësi duhet të punojë çdo profesionist.
Profesioni është saktësi, zanat, ndërsa politika kur ja kërkon puna e
përgënjeshtron veten.
Duhet
të kuptojmë, të bindemi dhe të mësohemi se politika ndikimin e saj e realizon
në projekt dekretet, projekt ligjet dhe në miratimin ose mos miratimin e tyre
në Kuvend. Nëse një projektligj miratohet, ai kthehet në ligj. Nga ky çast
ligji merr plotfuqishmëri me detyrim Kushtetues për zbatm nga të gjithë
lojtarët, ose palët. Që nga ai çast çdo kundërshtim i ligjit, jo vetëm
vlerësohet "Nul", por krijon precedent kundër Kushtetutës. Lejohet
(në disa raste tek ne bëhet edhe i qëllimshëm) veprimi i "dy
pushteteve". Ky dublim ka krijuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet
politiko-partiake deri në antagoniste. Të këqia të cilat janë vërtetuara gjatë
30 viteve tek ne.
Personalisht
në profesionin tim dhe detyrat që kam kryer, si para 90-tës dhe mbas 90-tës,
nuk jam ndikuar nga politika e kohës, por jam bazuar vetëm në ligjet përkatëse.
Me këtë konceptim kam punuar dhe drejtuar, kjo ka qenë dhe arësyeja e vlerësmit
profesional nga të 14 ministrat, të majtë dhe të djathtë, me të cilët kam
punuar në periudhat para dhe pas nëntëdhjetës.
Shembulli nuk vlen për "Belulin", por për seriozitetin në zbatimin e
ligjeve nga kushdo dhe në çdo kohë. (Për të shuar ndonjë kuriozitet, nuk jam
përfshirë në politikë. E njoh politikën, por i jam përkushtuar profesionit).
Politika për të realizuar programet e saj, i konkretizon gjatë periudhave të
hartimit, përpilimit të projekt ligjeve. Aftësia e partive për ndikimin e tyre
politik vendoset në Kuvend. Miratimi ose jo nga Kuvendi i projekt dekreteve,
projekt ligjeve janë tëi detyrueshme për zbatim për të gjithë, përfshi dhe
partitë politike.
Prandaj
specialistët në punët e tyre,
ligjërisht nuk detyrohen të ndikohen politikisht. Po kështu dhe partitë
nuk duhet të mbajnë qendrime partiake ndaj specialistëve kur ata, në detyrat që
kryejnë zbatojnë ligjet.
ç)
Nuk arrij të kuptoj asnjë nga rastet që disa institucioneve të ndryshme
shtetërore, kur u paraqiten ankesa për ti zgjidhur, si lumenj derdhen opinione
dhe komente se përgjigja për zgjidhjen e ankesës do të varet nga numrat e
"trupit gjykues"!?.
Fillojnë
"thashethemet" prej analistave, komentuesave, opinionistave, si në
ekranet televizive dhe në të gjitha mediat (megafonët partiakë), duke
hamëndësuar me mendimet e tyre "brilante" .
Sipas
përkatësive, disa prej tyre deklarojnë të "bindur" (megjithëse nuk
kanë asgjë në dorë, veç honorareve) se vendimi do të favorizojë të majtën, pasi
raporti i gjyqtarëve është 3 me 2 ose 5 me 2, etj. Ata të palës tjetër
deklarojnë se zgjidhja e ankesës do të favorizojë të djathtën, pasi raporti
është mbi 50% për 'të. Këto deklarime, sipas numurave, hedhin poshtë
vendimmarrjet ligjore dhe ngrejnë lart vendimmarrjet politiko-partiake. Mendime
pa llogjikë, lemeritëse, por vepruese tridhjet vjet me radhë!!!
Nëse
çdo ankesë pritet të zgjidhet nga institucionet e larta, fjala vjen, të
drejtësisë, mbi bazën e raporteve numerike, në konceptimin tim, kjo nuk është
zgjidhje ligjore, por zgjidhje militantësh. Asnjë dekret apo ligj nuk duhet të
ketë dy apo tre interpretime dhe këto të shërbejnë për orekset e palëve politike.
Fjala
vjen, konkludoj se Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Komisioni Zgjedhor
etj. absolutisht nuk duhet të "numurohen" me përkatësitë partiake,
por vetëm me respektimin e ligjeve dhe akteve ligjore përkatëse, ndryshe nuk
kemi shtet ligjor, por kemi, siç u tha, veprime ekzekutive nga "dy
pushtetet", që veprojnë sipas "inateve" dhe
"interesave" partiake.
I
njëjti ligj nuk mund të interpretohet nga specialistët sipas kërkesave imediate
të politikës, mbasi politika të drejtën e saj e ka ezauruar mlnë seancat
përkatëse të Kuvendit.
d)
Ndalemi në një rast të freskët, tek ftesa aktuale që maxhoranca i bën opozitës
për të "Bashkëpunuar". Ftesa vazhdon të komentohet në mënyra të
ndryshme. Këtu, për mendimin tim, ka vend që analistët, opinionistët dhe mediat
në tërësi duhet të japin kontrubutin e tyre profesional, pa gjykuar ftuesin,
cilido qoftë.
-
Nëse ftesa konceptohet politikisht, komentet dhe interpretimet partiake që kemi
dëgjuar janë të drejta.
-
Nëse ftesa do të konceptohet nga të dy palët juridikisht dhe ekonomikisht në
rapor. edhe me problemet e kohës në të cilën kërkohet, duhet ndalur për t'u
gjykuar dhe studjuar në efektet mbarë shoqërore që mund të rrjedhin nga
bashkëpunimi.
*
Po qe se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, me pjëmarrje edhe në qeveri, kjo
ka defekte. Defekti kryesor është deformimi i vullnetit të elektoratit dhe lë
të kuptohet se tentohet për shmangiet nga përgjegjësitë dhe mbulimet e
mangësive.
*
Po qe se bashkëpunimi kërkohet të jetë në Kuvend, mendoj se është një nga
parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik. Miratimi i ligjeve me
bashkëpunim, mirëkuptim dhe me votim të vullnetshëm, të bindshëm dhe të
pandikuar, jep garanci të plota në zbatimin e ligjeve nga të gjitha palët. Kjo,
në konceptimin tim, pastron dhe siguron rrugën për krijimin dhe forcimin e
shtetit ligjor.
Pse
duhet të trajtohet si herezi, nëse një ministër shkon në ndonjë bashki, që në
krye të saj është zgjedhur nga pala tjetër dhe të dy së bashku ndjekin punimet
e rindërtimeve nga tërmeti; apo vizitat nëpër spitale kur trajtohen të sëmurët
nga COVID-19?. Këto takime janë të nevojshme se i shërbejnë kontrolleve për
realizimin e objektivave të strehimit dhe shëndetit të pacientëve, që nuk
ndahen si të majtë apo si të djathtë. Janë objektiva që i përkasin të gjitha
partive, të majta dhe të djathta. Prandaj, interesime të tillë nuk mund të jenë
"mollë" sherri mes partive. Çdo kohë ka ndarjet e saj, shekulli i kaluar
kishte ndarjen e popullit në komunistë, ballistë, punëtorë, kulakë etj.
Shekulli mbas tij duhet të karakterizohet nga demokratë dhe socialdemokratë, që
nuk duhet të ketë diferencime klasore, as urrejtje, por partneritet për më të
mirat.
Nga
këto shkuarje, nxirren edhe defektet, të cilat i shërbejnë opozitës për të
kritikuar dhe për tu përmirësuar.
Demokracia
nuk ka urrejtje, as mllefe, por "gara" kush arrin të bëjë më shumë
për vendin dhe shoqërinë.
ç)
Shpesh, gjithandej ndeshemi me egërsinë, hakmarrjen dhe ndarjen e shoqërisë
tonë, duke vazhduar me konceptin e luftës së klasave. Një ndarje e rëndë mes
njerëzve, pa e tepruar edhe brënda familjes, e cila krijoi urrejtje, armiqësi
të neveritshme. Fatkeqësisht po kalojnë tre dekada dhe ajo "farë e
keqe" që mbolli rregjimi, nuk është shkulur nga shoqëria, por përdoret
gjërësisht duke u ndarë padrejtësisht në dy grupime:
*)
grupimi "sulmues", gjoja me mbrojtjen dhe marrjen hakë nga e djeshmja
dhe,
*)
grupimi "mbrojtës", gjoja për t'u mos poshtëruar nga e djeshmja. Mendoj
se të dy grupimet, nuk duhet të bien në "kthetrat" e luftës së
klasave. Ko duhet të "ndreqet" dhe jo të përdoret ga të dyja palët
partiake si të majtat dhe të djathtat. Përmbysja e qeverisjes që përdori luftën
e klasave, nuk duhet lejuar të kuptohet si fitore e njërës palë dhe humbje e
palës tjetër, por është fitore e mbarëshoqërisë. Kështu vendoset demokracia.
Duhet kuptuar se mbas nëntëdhjetës, për shoqërinë tonë, diferencimet sociale që
vepruan dje, sot ato janë çvleftësuar dhe nuk duhen lejuar të vazhdojnë
përçarjen e familjes tonë të madhe.
Shteti
ligjor, vetë demokracia, brenda saj nuk ka palë, pra palët janë shuar.
d)
U ndala tek disa nga të këqiat që na kanë shoqëruar, me synim për t'u shkëputur
njëherë e mirë prej tyre.
Në
konceptimin tim, këto të liga duhen ndrequr, sepse po vazhdohet përsëri të jemi
mbërthyer mëndërisht prej kurthit të
ideologjive antishoqërore. Vazhdojmë të luftojmë me mëndësitë e para
nëntëdhjetës ndaj njëri-tjetrit dhe në vend që të shohim drejt të mirave,
përmirësimeve, kemi mbetur duke u marrë me të shkuarën, e cila e bëri gjëmën
dhe nuk na lëshon. Ajo kohë me "bëmat" e saj, të na vlejë për të
mësuar ç'farë ishte e keqe dhe kush është e mirë. Ecuria gjatë 30 viteve, në
disa drejtime është baraz me "në vend numuro". Kjo është shqetësuse,
duhet thënë ndal duke vepruar për ndryshim.
Sigurisht
e shkuara nuk harrohet, por me 'të duhet detyrimisht t'ua lëmë të merren
institucionet e ngritura. U takon partive politike dhe institucioneve
shtetërore dhe jo shtetërore të merrem seriozisht me gjetjen e metodave për tu
shkëputur shpirtërisht dhe moralisht nga konceptet që na kanë "zënë
frymën" prej afro 80 viteve.
E
gjitha sa trajtova mori shkas nga trajtesat dhe artikujt, të cilët vërtet
tregojnë shqetësimet që kemi për
fillimin, kujdesin dhe saktësinë që kërkon "Rishikimi i historisë".
Historia
nuk është, po e thjeshtoj shumë problemin, as e partisë socialiste, as e
partisë demokratike, apo kujdo partie tjetër. Historia është e gjenezës, e të
gjithë shqiptarëve, për të gjitha kohërat, që nga PELLAZGJIA e deri sot, me të
mirat dhe jo të mirat
Mirë
bëhet që, ndonjë anëtar komisioni e ndjen veten se nuk shkëputet dot nga
militantizmi, është nder për 'të të dorëhiqet.
Studjues Fahri Dahri
Itali, më 03/06/2021.-
……………………
Shënim (1): Trajtimi i temës është shkruar bazuar në jetën
tonë praktike, pa referenca teorike, brenda një periudhë afro 80 vjeçare, të
drejtuar dhe udhëhequr nga dy pushtete, ai i ashtuquajturi popullor dhe i
ashtuquajturi demokrat.