Mendime
Skënder Kapiti: Mërgimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin në Shqipëri!
E enjte, 22.04.2021, 08:00 PM
Mërgimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin në Shqipëri!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Diaspora shqiptare
asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë, por ajo gjithmonë i është gjendur pranë
Mëmëdheut Shqipëri. Edhe tani ajo duhet ta mbështesë me cfarë mundet
ndryshimin që i duhet Shqipërisë me 25 Prill 2021 në mënyrë që Shqipëria të
dalë nga udhëkryqi dhe të ndahet nga ky tranzicion i stërmundimshëm
që vazhdon prej 30 vitesh.
Mërgimtarë,
kontribuoni për ndëshkimin e politikës së krimit, korrupsionit, hajdutërisë,
tradhëtisë dhe papërgjegjsisë; për ndëshkimin e politikës së
papunësisë e varfërisë dhe të kësaj politike e të këtij zullumpushteti i cili
u imponon shqiptarëve largimin nga atdheu!
Mërgimtarë, ndihmoni
që Shqipëria të integrohet në BE, pasi këtë e pengon ky pushteti i sotëm!
Mërgimtarët do të
ishte mirë që të vinin e të votonin në Shqipëri , ashtu skurse bënë edhe
shqiptarët e Dardanisë, të cilët erdhën dhe votuan për ndryshimi e madh ,dhe
për ndeshkimin e elitës së vjetër që kishte marrë e kapur shtetin dhe shoqërinë
kosovare.
Në pamundësi për të
ardhur në ditën e votimit, mërgimtarët shqiptarë duhet t’u bëjnë thirrje gjithë
të njohurve, miqve dhe familiarëve të tyre që ta votojnë ndryshimin , ta
ndëshkojnë ashpër me votë regjimin e korruptuar dhe antikombëtar të Edi Ramës.
Pse duhet të veprojë
e të kontribuojë diaspora për ndryshimin në Shqipëri?
Diaspora, mergimtarë e kurbetlinj mbështesni
PD-në dhe ndryshimin pasi ju jeni
vetë nga ata të cilët u detyruant që ta lini atdheun e të merrni
rrugët e largimit dhe të eksodit prej kushteve e të detyrimit që ua
imponoi regjimi i Edi Ramës dhe i rilindjes. Dhe nëse ndodh që përsëri Rama të
vazhdojë qeverisjen edhe pas 25 Prillit Shqipëria do të boshatiset, dhe rinia
dhe jo vetëm ajo por kujtdo që do t’i jipet mundësia do ta lënë Shqipërinë dhe
do të marrin rrugën e eksodit ashtu sikurse u detyruat edhe Ju mërgimtarë.
Prandaj duhet të
aktivizohet diaspora për të mirën e vetes saj ,të familjeve shqiptare dhe
të të gjithë Shqipërisë . Ndihmoni dhe u kërkoni edhe të tjerëve që të votojnë
për ndryshimin,sepse për ndryshimin sot në Shqipëri janë edhe SHBA.
Edhe në vitin 2012
gjatë vizitës në Shqipëri ishSekretarja e Shtetit znj.Hilari Klinton u kërkoi
shiptarëve që të luftojnë korrupsionin, që të dalë Shqipëria nga udhëkryqi dhe
që të integrohet në BE.
Populli e votoi PS
dhe Edi Ramën duke shpresuar se do ta bënin ndryshimin. Por asgjë nuk
ndryshoi për mirë por vetëm për më keq, korrupsioni u rrit, politika u
kriminalizua, borxhi, varfëria , papunësi dhe eksodi u rritën:, droga dhe
hajnija institiucionale u rrit; Shqipëria jo vetëm se nuk doli gjatë
këtyre 8 vIteve nga udhëkryqi por u zhyt, i ngul dhe mbeti në udhëkryq, jo
vetëm se nuk iu hapën negociatat për në BE,por iu shtuan edhe 15 kushte të
tjera shtesë për t’i plotësuar.
Dhe prandaj
Ambasadorja amerikane tani pas 8 vitesh keqqeverisjeje të rilindjes u thotë
shqiptarëve se: nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim . Tani
shqiptarët ose ta dëgjojnë SHBA-në që porosit për ndryshim , ose ta dëgjojnë
Zeavin e Maqedonisë dhe Vuçiçin e Serbisë.
Zaevi , Kryeministri
i Maqedonisë deklaron që:
Ju bëj thirrje
të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin
dhe Partinë Socialiste”,
shprehet Zaev.
Dhe ndërsa
antishqiptari tjetër , Presidenti serb i Serbisë, Vuçiç dekaron“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë
historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por
kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre
më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata
flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.”
Prandaj është koha për ndërgjegjsim, reflektim
dhe veprim për të bërë ndryshimin. Dhe ndryshimin pashmangshmërisht
shqiptarët do t’ia besojnë Partisë Demokratike për ta
bërë, pasi po PD ka meritën edhe të rrëzimit të komunizmit dhe të reformave që
ndryshuan sistemin në Shqipëri, dhe po Partia Demokratike dhe qeveria në ardhje
e Lulzim Bashës do ta mundësojnë ndarjen e Shqipërisë
me tranzicionin dhe në përshpejtimin për antarësimin e saj në BE.