Mendime
Adil Fetahu: Zhurma për ”Non-paper-in”
E shtune, 17.04.2021, 07:48 PM
ZHURMA PËR “NON-PAJPER-in”
Nga Adil Fetahu
Ka disa ditë që në mediat serbe, kroate, boshnjake, por
edhe në ato sllovene, është ngritur zhurmë e madhe lidhur me një të
ashtuquajtur ”Non-paper” diplomatike (letër diplomatike që s’ekziston), për
gjoja ndryshimin e kufijve mbi baza etnike të disa shteteve të dala nga
ish-Jugosllavia. Për çka është fjala në të vërtetë?
Pas ngritjes së këtij problemi në nivele diplomatike
midis Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, madje edhe në realcion me
Bashkimin Europian, mediat ngritën tensionin dhe tronditën vendet për të cilat
gjoja se “non-paperi” propozon copëtimin e BH në tri baza etnike, bashkimin e
serbëve me Serbinë, të kroatëve me Kroacinë, ndërsa shtetit Boshnjak t’i hapet
rrugë për një dalje në Detin Adriatik. Sipas të njëjtës “letër që s’ekziston”,
gjoja se parashihet që të bëhën ndërrim territoresh midis Kosovës e Serbisë,
duke i dhënë Serbisë Veriun e Kosovës, ndërsa Kosovës Luginën e Preshevës, e
pastaj Kosova e tillë të bashkohet me Shqipërinë. Gjithnjë sipas shpekullimeve
me “non-paper”, trojet shqiptare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, duhet t’i
bashkohen Shqipërisë.
A është ky korrigjim i padrejtësive të Kongresit të
Berlinit (1878) e të Konferencës së Londrës (1913), askush nuk e beson, por
megjithatë është ngritur re pluhuri rreth kësaj “letre që s’ekziston”.
Deri të mërkurën e kaluar e kanë mohuar të gjithë ata të
cilëve u është drejtuar pyetja, se a ekziston një letër e tillë apo jo.
Kryesisht si autor të letrës e adresonin kryetarin e Qeverisë së Sllovenisë,
Janez Jansha, ndoshta edhe bashkautor me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë,
Victor Orban. Por, çudia më e madhe është, nëse hungarezi Orban “ka gisht” në
këtë plan, përse nuk përmendet edhe çështja e Vojvodinës, shumica e territorit
të së cilës do t’i takonte Hungarisë, ndërsa një pjesë, deri në Zemun t’i
takojë Kroacisë.
Të mërkurën e kaluar përmbajtjen e “Non-papert” e botoi
edhe portali slloven“Necenzurisano”, duke pohuar se kryetari i Qeverisë së
Sllovenisë atë letër e ka dërguar në disa adresa të caktuara në Bashkimin
Europian, ndër të cilët edhe kryetarit të Parlamentit Europisan, Sharl Mishel.
Por, askush nga Bashkimi Europian nuk ka pranuar se kanë
marrë një letër të tillë nga premijeri i Slovenisë, ndërsa vet Jansha këtë
“propagandaë” e cilëson si të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e tij personal
dhe kedibilitetin e shtetit të
Sllovenisë, në prag të marrjes së udhëheqjes 6-mujoare të BE nga Sllovenia (1
korrik – 31 dhjetor 2021).
Përkundër pohimeve dhe mohimeve rreth (mos)ekzistimit të
“non-paperit”, portali slloven “Necenzuriano” thotë, siç transmeton “Klik.ba”,
se letra ekziston, se mban titullin: “Ballkani Perëndimor - Rruga përpara” dhe se atë e ka marrë kabineti
i Sharl Mishelit qysh në shkurt të këtij viti, por me qenë se dokumenti nuk
është zyrtar, nuk përmbanë nënshkrimin e askujt?!
Sipas informacioneve të portalit ”Necenzurisano”, e që i
transmeton portali boshnjak Klik.ba,
dokumenti, përmend çështjet e pazgjidhura kombëtare të Serbëve,
Shqiptarëve dhe Kroatëve edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, sepse:
·
Marrëveshja e Dejtonit (1995) vetëm
e konfirmoi atë që ishte arritur me luftë, e cila mori më se 100.000 viktima,
por nuk ajo marrëveshje nuk ishte parimore;
·
Është vështirë të mendohet
perspektiva europiane e Serbisë dhe Kosovës;
·
Anëtarësimi i
Bosnje-Hercegovinës në BE mund të
përjashtohet plotësisht;
·
Hapësirën e zbraztë në ndërkohë po e
shfrytëzon Turqia, e cila ka rritur ndikimin e saj në BE dhe në Maqedoni;
·
Përveç Turqisë dhe disa politikanëve
lokalë dhe ithtarëve të tyre, të cilët
kanë dobi nga kaosi dhe nga mosfunksionimi i institucioneve, askush tjetër nuk
është i kënaqur me situtën në BH.
Dhe, për ti zgjidhur këto probleme propozohet:
·
Bashimi i Kosovës me Shqipërinë. Në
Kosovë 95% e popullsisë dëshiron bashkimin me kombin amë. Situata e njëjtë
është edhe në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (që është anëtare e NATO-s) dhe
Kosovës, praktikisht as nuk ekziston. Pjesa serbe e Kosovës do të fitonte
status të posaçëm, sipas shembullit të Tirolit Jugor, që është krahinë autonome
në italinë Veriore, në të cilën shumicën e popullsisë e përbëjnë banorët që
flasin gjermnishten. (Ky opsion, vjen në shprehje poqese nuk bëhet shkëmbim
territoresh midis Kosovës e Serbisë).
·
Çështja nacionale serbe mund të
zgjidhet në masën më të madhe me bashkangjitjen e pjesës më të madhe të
Republikës Srpska shetit të Serbisë. Në rrethana të tilla, Serbia është e
gatshme të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
·
Çështja nacionale kroate mund të
zgjidhet me bashkangjitjen e shumicës së kantoneve kroate të BH me shtetin e
Kroacisë, ose me dhënien e statusit të posaçëm pjesës kroate në BH, sipas
shembullit të Tirolit Jugor.
·
Kjo do t’u lënte Boshnjakëve shetin
e pavarur funksional, për të cilin ata do ta merrnin përgjegjësinë e plotë vet.
Në referendum do të deklaroheshin se a duan të bashkohen në BE apo të qëndrojnë
jashtë BE-së (duke e ndjekur shembullin e Turqisë). Tash për tash, shumica e
Boshnjakëve mbështetë perspektivën europiane, por me rritjën e ndikimit të
Turqisë dhe të islamit radikal, situata mund të përkeqësohet radikalisht në
dekadën e që vijon.
* * *
Këto, sipas
“Necenzurisano” janë opsionet që ofron “non-paperi”, autorësinë as karakterin
zyrtar të të cilit nuk e pranon akush, por megjithatë duket se është diku nëpër
kanalet diplomatike dhe në duarë të zyrtarëve të sheteve ballkanike dhe atyre
të Bashkimit Europian.
Ministri gjerman
për punët europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael
Roth (16.04.2021), tha se “vizatimi i vijave të reja kufitare është rrugë e
rrezikshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto vende kanë të ardhme vetëm
si shoqëri multietnike dhe multifetare. Pajtimi dhe bashkëpunimi në rajon janë qenësore për paqe, demokraci
dhe prosperitet”.
Ministri i
punëve të jashtme të Serbisë, Nikolla Sellakoviq, dje ishte në Moskë për t’u
konsultuar me ministrinë e Rusisë Sergej Lavrov, për këtë dhe për çështje
tjera, i cili i garantoi Serbisë përkrahje të plotë në ruajtjen e integritetit
dhe sovranitetit të plotë, siç thotë ai, në pajtim me Rezolutën 1244 të KS KB.
Edi Rama në
euforinë para zgjedhjeve të 25 prillit, “ia shkrepi vedi në këmbë”, kur
deklaroi se di për atë hartë, e ka parë
atë dokument dhe dhe se për të ka
biseduar me Janshën?!
Sido që të jetë,
dokumenti i përmendur, ka ngritur shumë pluhur në shtetet për të cilat bënë
fjalë. Madje, në këso situatash, komentues të ndryshëm ironizojnë paknaqësinë e
palëve. Një ironizim i tillë është për Serbinë,
se ‘po i jepet vetem një pjesë e Republika Srpska, por përsëri po mbetet
e mbyllur, pa dalje në Detin Adriatik as
në Oqeanin Indian!
Kazani i
Ballkanik gjithnjë vlon e zien diçka,
dhe vala herë merr hov ma të madh ose ma të vogël. varësisht se si i fryjnë
zjarrit ata që e kanë ndezur, prej Kongresit të Berlinit e deri më sot. (A.F.)