Mendime
Florim Zeqa: Fryni era u qel taraba!
E merkure, 14.04.2021, 07:13 PM
Fryni
era u qel taraba!
Shkruan:
Florim Zeqa
Këtë
shkrim po e fillojë me një tregim nga koha jo shumë e largët e sistemit komunist. Eskorta e
pushtetarëve lokal e përzier nga të gjitha nacionalitetet ishin nisur me makinë
nga Gjakova për një aktivitet politik në qytetin e Pejës. Gjatë rrugës, diku në
mes të fshatrave të Deçanit, njërit prej politikanëve ia ngacmojnë syrin
thuprat e njoma, të drejta dhe të lëmonjta, me ç'rast ju drejtohet shokëve në
makinë; "ah po të mira qenkan këto thupra për kosha"!
Pavarësisht profesionit,
pasioni i vjetër nuk harrohet kurrë!
Siq
duket nostalgjia për të luajtur rolin e opozitarit e ka shtyrë Albin Kurtin që
të bëjë fushatë opozitare në Shqipëri!
Edhe
pse tani në detyrën e kryeministrit, Albin Kurti po e ka të vështirë të lirohet
nga pasioni i opozitarit, për të protestuar dhe kundërshtuar çdo proces
demokratik!
Se
a është kjo shprehje e lartë e patriotizmit apo tendencë e shtrirjes
gjeopolitike të Vetëvendosjes në trojet etnike mbetët të shihet në të ardhmen e
afërt!?
Pavarësisht
përgjigjes në këtë pyetje, ndërhyrja e paligjshme e kryeministrit të Kosovës,
Albin Kurtit në fushatën zgjedhore në Shqipëri nuk është sinjal i mirë për të
ardhmen e dy shteteve tona!
Ndryshe,
ndërhyrja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet
në Shqipëri është legjitimim i ndërhyrjes së Serbisë gjatë fushatave zgjedhore
dhe legjitimim i shkeljes së sovranitetit të Kosovës nga Serbia!
Si do t'i përgjigjën
"patriotët" e LVV-së ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet në Kosovë!?
Do
ta pranojnë si legjitime apo do ta trajtojnë si ndërhyrje në punët e brendshme,
do ta pranojnë si veprim të ligjshëm apo do ta konsiderojnë si cenim
sovraniteti ndaj shtetit të Kosovës!?
Jo
vetëm që është e pa drejtë dhe e pahijshme, është edhe skandaloze bërja fushatë
elektorale e një kryeministri në një shtet tjetër sovran!
Përfshirja
e kryeministrit të Republikës së Kosovës në çështjet e brendshme të shtetit
tjetër, është përzierje e padrejtë në procesin zgjedhor në shtetin e pavarur
dhe sovran shqiptarë!
Kjo
çasje e gabuar e kryeministrit Kurti ka dëmtuar marrëdhënjet ndërvëllëzërore
dhe ndërshtetërore, për çka, pas zgjedhjeve të 25 prillit, Albin Kurti si
kryeministër i vendit do ta ketë tepër të vështirë të krijojë raporte
mirëbesimi me cilën do parti që i fiton zgjedhjet në Shqipëri!
Largimi
nga problemet e shumta në shtetin që drejton dhe marrja me problemet zgjedhore
të shtetit tjetër, përveqse papërgjegjësi dhe miopi politike, e shpërfaq
patriotizmin e shfrenuar të Albin Kurtit kundër të gjithëve që mendojnë ndryshe
nga ai!
Zgjedhjet
në Republikën e Shqipërisë nuk janë dhe nuk do duhej të ishin prioritet i
'Qeverisë Kurti', por duhet të jetë shëndeti dhe jeta e qytetarëve në
Republikën e Kosovës!
Mosmarrja
me mijëra probleme vendore dhe injorimi i thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve
për vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel, mund ta çojë Albin Kurtin drejt
rënjes së dytë si kryeministër i vendit.
Shumë
shpejtë mund të harrohet rënja e parë e Albin Kurtit me 26 % të votave, kur të
bie nga lartësia e pushtetit me mbi 50 % të votave të qytetarëve!
Reagime të shumta,
mungon reagimi i listës "Guxo"!
Përfshirja
e kreut të qeverisë së Kosovës dhe liderit të LVV-së, Albin Kurtit në fushatën
zgjedhore në Shqipëri ka nxitur reagime të shumta të partive opozitare në
Kosovë dhe spektrit të gjerë politik dhe mediatik në Shqipëri.
Të
gjitha ballinat e mediave shqiptare janë mbushur me lajme për fushatën dhe
protestat e LVV-së në Shqipëri, të cilat ndër të tjera njoftojnë edhe për
dhjetëra aktivist të arrestuar të këtij subjekti politik gjatë protestave të
dhunshme në disa qytetete të Shqipërisë.
Mjafton
të lexosh vetëm titullin e një shkrimi në një gazetë shqiptare për të kuptuar
efektet negative të politikës së gabuar të Albin Kurtit: "E
paprecedente-ministrat e Albin Kurtit dhe aktivistët e Vetëvendosjes dynden si
pushues në Shqipëri për fushatë dhe protesta!"
Përderisa
të gjitha mediat vendore dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Kosovë e kanë
kundërshtuar ashpër fushatën e Albin Kurtit në Shqipëri, këtë nuk e patën
guximin ta bëjnë partnerët apo neoalbinistët nga e ashtuquajtura "Lista
Vjosa"!
Ku
mbeti sllogani "GUXO" i "Listës Vjosa" për ta kundërshtuar
fushatën e paprecent, të padrejtë dhe skandaloze te kryeministrit të Republikës
së Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri!?
Guximtarët
nuk heshtin, ata e ngrisin zërin në çdo kohë kundër së keqës!
Heshtja
e guximtarëve është pak më tepër se nënshtrim, është mjerim!
E
nisa shkrimin me një tregim, po e përfundojë me një strofë të një kënge të
improvizuar;
Fryni
era u qel taraba!
Fryni
era n'jug,
u
qel n'veri taraba,
hajde
hajde Albin aga,
kush
do t'ia mshel Vuçiqit tarabat,
kur
t'ia msyn Kosovës,
me
treqind harambasha...