E shtune, 27.04.2024, 08:05 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Batuta

E enjte, 15.04.2021, 09:00 PM


Batuta

Nga Astrit Lulushi

Çfarë s’po shihet në fushatë. Shqipëria ka dalë në shitje, lirë fare, e ndarë në copa. Vetëm kryetarë shihen, që premtojnë gjëra që nuk i kanë, ose ato që s’kanë mundur t’i realizojnë gjatë viteve në pushtet. Njëkohësisht s’pranojnë asnjë gabim dhe thërrasin se zgjedhjen e kanë të sigurt; të tjerët janë thjesh numra, qofshin edhe kandidatët për në Foltore, ku vetëm një parti flet e dëgjohet; Kuvend nuk mund të quhet. Populli përdoret për konsum a ‘mish për top’, dhe vendi konsiderohet si pronë për ta ndarë me cilin ‘numër’ të duan. Kreu i qeverisë mendon se është Perandori: “Me këtë opozitë, qendroj në pushtet 1500 vjet”, thotë. Pak më tej nga Kryeministria, në të njëjtin Bulevard, Kreu i shtetit bërtet se është opozitë, edhe pse çdo ditë paraqitet për punë në pallatin e Presidentit. Partia e tij LSI duhej të quhej Lëvizja Socialiste Informale, si e gjindshme në kohë të vështira. Sa të mbrapshtë janë këta njerëz dhe nuk e kuptojnë se janë; si hordhi, sytë iu janë veshur; ata që u shkojnë pas janë të një lloji, në mos më keq bëhen kur marrin një post. ‘Psikologji e kundërt’ quhet kjo taktikë që përdorin për të sulmuar kundërshtarin; manipulojnë për t’i shtyrë njerëzit të bëjnë të kundërtën; inkurajojnë kundërshtarin të mos arrijë synimin. Dhe e përdorin këtë teknikë qëllimisht, djallëzisht, duke e shtrembëruar - ndryshe nga një prind që mund të përdorë psikologji të kundërt tek fëmija i tij, duke i thënë - "Ti ndoshta nuk je në gjendje ta mbarosh pjatën" - në mënyrë që fëmija ta mbarojë. Ndërsa mund të shihet si mënyrë për të manaxhuar sjelljen e një personi tjetër, kjo psikologji e kundërt përdoret si formë manipulimi; dhe gjuha e saj është “batuta” - fjalë nga spanjishtja për “shkop dirigjenti” - që jep shenjën, se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të mbarojë e qeshura.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora