Kulturë
Remzi Limani: Një vështrim modest mbi poezinë e z. Ethem Cipi
E diele, 28.02.2021, 11:38 AM
UNI I POEZISË SË NDEZUR BRENDA PRUSHINËS SË VETË
Kur
i lexojmë vargjet e poetit respektiv, Ethem Cipi, natyrshëm ndihemi pranë vetes
sonë, sepse, vargu i fjalëve ndizet në majë të flakës së vatrës së shtëpisë, ku
të gjithë shtrohemi pranë zjarrit poetik, i cili bubulon prajshëm në zemrat
tona.
Shkruan:
Remzi Limani
Se
poezia, sukurse njeriu ka vendlindjen e vetë, edhe poezia e Ethem Cipit, u lind
aty ku poeti ndjeu etjen për fjalën poetike, të cilën e nxori porsi unin e
ndezur nga zjarri i vatrës, për të ecur terrinës së shtruar para tij, duke
kërkuar dashurinë e njeriut, mallin për të qarë mbi të dhe aromën e gruas, e
cila dëshmoi të jetë nuse e vyer dhe nënë e dashur.
Mbi
këtë konstatim timin, figurativisht zhveshur nga poezitë e z Cipi për dashurinë
universale dhe atë të ngjeshur pranë tij, them se: poeti në fjalë, porsi
fyelltari merr këngën e tij, të dasmës dhe të vajit. Këngln e mallit për
familjarët përreth vatrës ku kërsasin gurët e zjarrit dhe ku nata vishet mureve
me nur flake bojë kërmezi.
Pra,
poezia e Ethem Cipit, shpërfaqet dhe na jep një figurë tredimensionale, ku e
shohim të bukurën, dhimbjen për atdheun, mallin për prindërit dhe njëudhësh
ledhatimin e fëmijëve mbi flokun e rritës. Ndaj, jo rastësisht, uni i tij
poetik është njxerrë nga prushina e vatrës kurrë të fukur. Mbi këtë shpërfaqje
vjershërimi, Ethemi shumëkuptimshëm na dhuron metaforën e pastër poetike, e
cila ngritet mbi ndjenjat për të thënë atë që ngulmon ta thotë, sepse, fjala
bie nga çatia së bashku me shiun e luleve dhe shirat e vjeshtës për t'i kënduar
suferinës, e cila paralajmëron ngricat në sytë e mjellmës... Në mesin e shumë
poezive të zotit, Cipi, me kënaqësi mora njërën për ta shteuar para lexuesëve
ku poeti na thotë:
sot
me babain, e ndezëm një duhan/
unë
ende nuk e pi/ babai ngjan nga fisi/folëm gjërë e gjatë/ na kish marrë
malli/cigaret shkundëm në dhé/dhimbjen e ndjeu plisi/.
Ja
pra, sesi poezia e Ethem Cipit, digjet prajshëm porsi shpirti i një lisi në
gropën e zjarrit rrethuar me faqe gurësh të bardhë.