Kulturë
Neki Lulaj: Zahalli gurgule
E diele, 21.02.2021, 09:06 AM
 Neki Lulaj
Neki Lulaj
ZAHALLI GURGULE
Edhe
këtë vit nisi riti bash si vitin tjetër.
Pllakatat  për votues qyteteve kanë vërshuar
Po
i shëmtojnë muret, urat e rrugicën e vjetër.
Tribunat
u mbushën me fjalën e premtuar.
Invalidët
e luftës ende n`kasolle si nomadë
Po
i ngrohin duart rreth zjarrit të gënjeshtrës.
Shikojnë
të vrejtur në tokë dhe në qiell, lart
Zahalli,
gurgule rrugëve të shurdhëruara pa njerëz.
Gënjeshtra
është shëndrruar në kryefjalë
Metafora
fyese në një fjalor tavoline
Askujt
nuk  i shkon mendja  për borxhin e madh
Për
të gjetur të pagjeturit në brigje.
Shtohen
guhakët e premtimeve boshe
Zhduken
si vesa në diell pas zgjedhjeve
Fjalët
e tyre i mer era si gjethet në hone.
Shtrembërohën
tërkuzë a si  fijet e leqeve.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










