Mendime
Shefik Shkodra: ''Analistat'' po ngjiten nëpër partitë e vjetruara për t'i ringjallë
E hene, 18.01.2021, 01:51 PM
[A duhet të merremi çdo
kush me çdo gjë? A duhet të marrim nëpër gojë emrin e emrat e çdokujt? Me
siguri – jo! Por çka të bësh, kur sot për sot, të gjithë banorët janë
politizuar. Kështu ka ardhur puna. Artikullin që po ua dërgoj për botim,
s’është puna se duhet të lodhem për të tilla shkrime. Më shumë më nxiti gazeta
me të cilën kam bashkëpunuar ka vite e vite. Kur u jam dashur unë dhe ndonjë
tjetër, kemi shkruar artikuj të ndryshëm, kuptohet pa pagesë, por kësaj radhe,
shefat e kësaj gazete (nuk po ia përmendi emrin), nuk kanë lejuar që të botohet
një artikull i tillë. Pse? Ndoshta ua kishte prish pazarin. Konstatoj se, shumë
pak ka mbetur pa u paguar e pa damkë, qoftë edhe për gjëra të fëlliqura e
kriminale...]
“ANALISTAT” PO NGJITEN NËPËR PARTIT E VJETRUARA PËR T’I “RINGJALLË”
Nga
Shefik Shkodra
Zotëruesit
e turpit para opinionit publik. Po “një katund që duket, s’duhet kallauz!” Mirëpo
çka t’i thuash dijetarit tonë, i cili nga livadhi kalon në stërnishtë. Kalon në
Saharën e “llafeve” të këtyre analistëve të FB dhe të disa televizioneve tona.
Me keqardhje, nuk kisha dashur ta kualifikojë e as ta diskreditojë askënd e as
partitë, meqë më duket janë bërë të gjithë “llafazanët” që mund t’i kryqëzojnë
ndonjë fjali e ta kryqëzojnë edhe fatin e këtij populli. Po se çfarë fjalish, u
pa edhe me disa analistë më parë, të cilët nga “lehja” disa kohë në ato kutitë
e dritaret elektronike, fituan një vend nëpër institucionet tona nga partia e
vjetër. Me këmbëngulje, gati si ai serbi që i shante nënat shqiptare, pse po i
kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre, i përgënjeshtroi kërkesat e nënave
shqiptare edhe ky farë i pa dinjitetshmi shqipfolës.
Po
nejse, tipi më i ri është shitur shtrenjtë. Ani me një “avokaturë” të hapur
para opinionit publik. Para fakteve që nuk mund të jenë ndryshe. Para mijëra e
mijëra aderuesve dhe atyre që kanë shpresuar për një reformim shumë të
nevojshëm të partive, sidomos të LDK-së dhe të PDK-së, duke i pas njohur çdo
kush për shumë kohë në pushtet. Këtij “analistit”, Faton Abdullahut, ia pranoj,
për dallim nga të tjerë tinëzarë, ky madje është i hapur. Hapur po e thotë se,
unë dua ta “shpëtojë” veten me ndihmën e klaneve keqpërdoruese, se ndryshe s’ia
del në krye. Mendoj, nëse ka aderuar në një parti është dashur të heshtë dhe të
ecë me atë mendjen e tij, për nevojat e tij. Nëse vërtet ky e mendon veten se
ka aftësi intelektuale, po kështu shumëkush e quan veten intelektual. Ky është
turpi i shqiptarëve, që nuk është i vetëm ky Fatoni me këto sentencat e tij të
pakontrolluara, të pa verifikuara dhe shumë gënjeshtare para opinionit publik.
Nuk e njoh këtë tipin, as që po më duhet ta njohë, e ndoshta nuk do të duhej të
merret si njeri serioz që të bëhet fjalë për të. Ra fjala për këtë sepse, thamë
s’është i vetmi!
Shumë
i “pajisur” me dije ky tipi si disa të
tjerë përzhdredhës. Koka e tij e madhe me mend. Kulturë të gjerë e njohës i
“mirë” i politikave. “Supermen” si ky që e dinë se si i rrah zemra secilit e si
e ka mendjen dikush në të ardhmen. Sidomos atëherë kur bëhet gati për t’i
shërbyer ndonjë padroni në kushte tona, këtu në Kosovë. “Analisti” me shpresë,
që t’i bashkohet krimit dhe korrupsionit, se, ndryshe nuk kanë mundësi që të
gjejnë veten në shoqërinë kosovare. Ky tipi do të bënte mirë sikur të
prononcohej dhe të betohej në atë partinë korruptuese: “Unë F. A. Jam i
devotshëm për servilizëm ndaj kësaj partie me shpirt e zemër! Do të përziej
çorbë pa yndyrë, vetëm në fund, lejomani mbetjen korruptive, ata eshtrat që të
tjerët i hedhin në plehra”, hë! Kjo do të ishte parulla më e mirë e më reale,
jo vetëm për këtë. Kjo është e vërteta e këtij “analistit” prej demagogut.
Kështu është kur njeriu nuk ka përgjegjësi morale ndaj fjalës, ndaj asaj fjale
e fjalie, i barabartë me ata që shajnë në FB. PDK-n nuk mund ta mbrojë F.
Abdullahu e as ata që janë duke udhëhequr dhe që po thirren në ripërtëritje
formale, fjalë boshe. Por, secili ka mendtë e veta. Për këtë e kemi gjendjen e
tillë.
Po
këta “humanistët e analistët” e tillë, që pajtohen për anëtar të një partie,
atyre partive që s’kanë lënë “guri mbi gurë”, pse përpiqen t’i thonë publikut:
“Qe tragu”! kur të gjithë në të njëjtën kohë e shohin “ujkun!”, vërtet janë
ahmakë ose u kanë rrjedhë ato “mendtë” e tyre të shumta. Po vërtet janë të
gërditshëm. Ani ndonjë profesor universitar, ashtu e quan veten, thyen “zhegra”
për interesat e tij të ardhshme. Hë! Të shtie me vjellë. Sigurisht, për
mbrojtjen e allishverisheve të tij, kështu si ky bylbyli – shumë ekspert,
demek, kemi. Krejt i di, po qe edhe Albin Kurti, po e di se qenka një shitës i
tokës shqiptare! Ne ende nuk e kemi parë as e dimë këtë gjë. Ne e kemi parë për
këtë LDK dhe PDK, të cilat janë pajtuar për gjëra të ngjashme. Dhe kjo ka
ndodhur, çdo kush e di. E ti, Faton Adullahu, a e di?!
Partitë
më të korruptuara për këto njëzet e sa vite janë LDK e PDK. Ndoshta, përveç të
mirave, më shumë probleme Kosovës, meqë kanë ndenjur në pushtet më gjatë se të
tjerat parti. Nuk ka nevojë t’i numërojë të gjitha aferat që i kanë shkaktuar,
sidomos PDK, e tipat kanë shpëtuar pa “therrë në këmbë”, sepse pushtetit i tyre
i ka “prangosur”e ua vu vija të kuqe për gabimet e pjesëtarëve të tyre, si
mafiozitet. Në kushte normale do të duhej t’u ndalohej veprimtaria dhe të
merren në përgjegjësi serioze liderët e
tyre, por ja që ende thërrasin se, “ne këtu jemi”. Na duhen falsifikatorë si ky
“analisti”, që ta ngrehim edhe më me diga të forta veprimtarinë e gënjeshtrave
dhe të ecin me korrupsion dhe kriminalitet.
Edhe
unë do të thosha: Mos mbettë Kosova në duart e këtyre Faton Abdullahave. Ne i
njohim partitë, por jo si ai Fatoni e ai tjetri që ishte shkaktar për
shpërndarjen e Kuvendit. Ne jemi në këtë truall edhe para këtyre. Ne kemi
mbetur duke pritur qe sa kohë, që do të dalë një parti, dy dhe të sanojnë
gjendjen ekonomike, punësimin, t’i bëjë të pavarura gjykatat. Që të përgjigjet
secili para ligjit dhe të sigurojë jetën e qytetarëve dhe pasurinë shoqërore.
Që të punësojë gjeneratat që po vijnë. Që të mos lakmojnë dyer e strehëve të
botës njerëzit tonë. E këtu del secili “trim” sot, duke pasur interesin
personal, e duke shërbyer për më të keqen, të tjerëve ua shton vuajtjet. Shumë
të mençur jemi, a? Shkojmë me parullën e vjetër, “për inati të resë, më vdektë
djali!”