Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti
E enjte, 14.01.2021, 08:23 PM
Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti
Skandali
me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi
kulturorë dhe e shlyerjes së kujtesës
historike si askund në botë
Nga
Gani Mehmetaj
Nuk
është Anton Çetta personaliteti i vetëm kombëtar që nuk i ngrihet shtatorja aty
ku duhet dhe me ceremonitë që i meritonte. Në Dardani e në Shqipëri nuk e kemi
asnjë figurë kombëtare që është përjetësuar me angazhimin e shtetit dhe të
institucioneve tona. Ministria e Kulturës në Dardani dhe në Shqipëri në 20- 15
vjetët e fundit ia ka lënë në dorë TIKA-s ta rrënojë trashëgiminë shqiptare dhe
ta orientalizojë çdo gjë kombëtare.
Skandali
me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi kulturore dhe e shlyerjes së kujtesës
historike si askund në botë.
Shtatorja
e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu u bë fal angazhimit të Mark Krasniqit dhe
Ibrahim Rugovës. Ata ishin institucione, s’mund t’i pengonte askush, edhe pse u
përpoqën. Por Rugovës e Krasniqit u mbeti peng që nuk arritën ta bënin një
shtatore të Pjetër Bogdanit, një pllakë përkujtimore aty ku e pati varrin.
Përkundrazi, kur vdiq Rugova, varrin e Bogdanit ia përdhosën me rinovimin e
xhamisë mbi varr, ku mori pjesë edhe kryeministri turk.
Kryeqyteti
ynë ishte dhe është djerr me përmendore e shtatore të personaliteteve
historike. Nuk e kemi asnjë hero të antikës, të përjetësuar me shtatore a
përkujtimore, nuk kemi as hero të mesjetës, nuk e kemi asnjë shtatore të luftës
pesëqind vjeçare kundër Perandorisë turke. E rastit a me nisma private është
edhe ndonjë shtatore e heronjve që luftuan kundër Serbisë e Jugosllavisë.
Historia
në Dardani dhe në Shqipëri, nis e përfundon me Luftën Nacionalçlirimtare, me
përmendore të partizanëve të tipit të Vojo Kusheviqi e Vojot e vëllazërim
bashkimit si Miladin Popoviqit, Boro
Vukmiroviqit dhe Ramiz Sadikut. Sipas atij modeli u bë edhe ndonjë shtatore e
rastit e luftës së fundit.
Skandali
i tashëm i mosvënies së shtatores së Anton Çettës në vend publik, është
rrjedhojë e mos funksionimit të institucioneve të shtetit, është pasojë e
kapjes së shtetit. Ata nuk duan dhe nuk mund të nxjerrin në pah figurat
emblematike kombëtare si Pjetër Bogdani, bie fjala, sepse kanë detyrime të
pasqaruara ndaj ish-pushtuesit.
Shtatoren
e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejon shteti.
Në
mungesë të shtetit, apo të kreut të kapur ( edhe komunat janë të kapura), Kisha
katolike shqiptare mori rolin që e kishte dikur të kultivojë e ruajë gjuhën e
trashëgiminë shqiptar. Meqë nuk ia bëmë asnjë vend shtatores së Pjetër
Bogdanit, kisha e pa të udhës që
Bogdanit dhe Çetës t’ua lë një vend në oborrin e tyre. Kjo është turp për
shtetin dhe për institucionet e kulturës.
Së
fundi nuk do të doja ta shihja shtatoren e Anton Çettës para Institutit
Albanologjik, ashtu si është tash ky institucion, sepse jo pak njerëz kanë nis
ta quajnë Instituti Islamik, ndërsa dikur ishte krenaria jonë kombëtare.
dardaniapress.com