Mendime
Luan Dibrani: Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme
E enjte, 14.01.2021, 12:00 PM
Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme dhe të pa pranueshme!
Shkruan
Luan Asllan Dibrani
Zgjedhjet
e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Vendimi i
KQZ-së, një ditë më parë, ka nxitur reagime të shumta. Në bazë të këtij
vendimi, KQZ-ja do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe
të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të
Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt. Sipas këtij vendimi, KQZ-ja do t’i
refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në
kohën
kur ky institucion i thërret për verifikim.
Ky
vendim i KQ-së ka has në reagime dhe shqetësime shumë serioze në Diasporën
Shqiptaren, kur dihet se me miliona shqiptar jetojnë jashtë vendit.
Ky
qëndrim është për boten e zhvilluar i cenueshëm dhe një proces i pa pranueshëm
,nga e cila konsiderohen se gjysma e popullit është jashtë. Një statistikë e
lexova diku ku thuhet se në zgjedhjet paraprake ka pas diku rreth 35.000
fletëvotime .Këtu shihet se vërtet, as pak nuk janë plotësuar kushtet për
votuesit e Diaspores kur dihen se me miliona jetojnë ne shtet e perëndimit.
Verifikimi i këtyre votave sipas tyre mund te vërtetohet përmes telefonit, gjë
qe është shume qesharake nga se këtu në perëndim ka orare pune natën, ditën dhe
është një dinamizëm i jetës se qytetareve. Ka mundësi qe nuk ka qasje në
telefon.
Ka
mundësi qe punëtori edhe nuk ka te drejt me hap telefonin ne orarin e punës .Ka
mundësi qe edhe natën e kane nderimin e
punës, ditën flenë kështu qe kjo ide
aspak nuk përputhet me realitetin!!! Të hedhet ajo votë ,është për tu demonstruar për
mes rrugëve ligjore gjë qe është me e
udhës te lehtësohet kostoja dhe mundi i shumëfishë te plotësohen kushtet te
votohet nëpër emisionet zyrtare të Republikës së Kosovës siç janë ,Ambasadat dhe Konsultat. E
drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse
dikush nuk e ka hapur telefonin!!!
_________
Diaspora
me votat e veta përcakton fituesin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë
Shkruan
Laun Asllan Dibrani
Diaspora
njëra nder faktorët ma te përvuejtëshme dhe ma e margjinalizuar nga ligjvënësit
në Kosovë ka ngritur vetëdijen dhe u rreshtuar për në misionin e ndryshimit.
Diaspora me votat e veta pritet qe ta përcakton fituesin në zgjedhjet e 14
shkurtit në Kosovë. Rreth 100.000 votues nga Diaspora duket, janë fazën e
mobilizimit qe po reflektohet këto dite ne mbare Diasporën Shqiptare.
Ky
faktor është mobilizuar për herë të parë që dy dekada zhgënjime,dhe të
indinjuar me qeveritë paraprake , është shtuar ky numër kaq i madh nga mërgimtarët
tanë që do të vendosin për fituesin në zgjedhje me shprese dhe synim për te
bere ndryshime ne këto zgjedhje...
Një
numër i madh është duke u përgatitur qe te udhëtojnë dhe te jen prezent vet ne
Kosovë, pas një vendimi shumë skandaloz te KQZ-së për Diasporën .
Nga data e djeshme kanë filluar regjistrimet dhe pas aprovimit nga KQZ-ja do te filloj votimin përmes postes nga pamundësia te udhëtojnë për shkak edhe te Pandemisë edhe te vendeve te punës ,por edhe me vendimin e qeverise gjermane qe të gjithë qytetarët e shteteve te Ballkanit duhet regjistruar onlein me kusht te kantonimimit të tyre për 10 dite.
Diaspora
pritet qe ta bëjnë diferencën e fituesit, varësisht se për kë votojnë, mirëpo
shumica nga ta janë deklaruar se do ta votojnë Vetëvendosjen por edhe Vjosa
Osmanin me listën e saj zgjedhore.
Sigurisht
që vota e tyre është e mirëpritur në Kosovë, por ka edhe qëndrime në disa parti
politike qe duan të mos jenë aktiv Diaspora Shqiptare. Dihet se ata qe 20 vite
kanë qenë shtyllë kryesore e ekonomisë dhe të ardhurave të Kosovës, më shumë se
sa vet qeveritë që kanë qenë në pushtet qe sa vite. Në statistikat vjetore, në
Kosovë derdhen qindra miliona euro nga mërgata e Kosovës.
Ndonëse
partitë politike e kanë nuhatur këtë fluks të votueseve nga diaspora, ata
gjithashtu kanë filluar që të bëjnë fushatë në qytete të ndryshme në Kosovë
edhe se është ndaluar nga Covid 19 .
Madje
këto parti kanë mobilizuar strukturat e tyre në vendet e shteteve perëndimore
për të organizuar udhëtime për ditën e votimeve.
Disa
parti janë vënë në gjah të votave të Diasporës dhe se ka nga ta qe janë
deklaruar qe Diasporës duhet ti ndalohet vota !!!.
Kosova
akoma nuk ka kurrfarë statistike zyrtare shtetërore,për emigracionin kur dihet
qe gjysma e popullit te Kosovës është në emigracion .Këtë ma se mire i
dëshmojnë lëshimi i Kosovës me qindra mijëra për çdo vit për shkak te
varfërisë, korrupsionit, jo sigurisë dhe abuzimeve me qytetarin në kohen e
këtyre ish qeverive te deri tashme,
prandaj kësaj here Diaspora është për ndryshime me votën e vet.
Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte i doemeosdorshem edhe ma herët me qellim te kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit.