Mendime
Hasan Hasanramaj: 21 vjet agonie në agrokompleksin në Kosovë
E hene, 11.01.2021, 07:00 PM
Njëzët e një vjet agonie në agrokompleksin në Kosovë
Kush
duhet të përgjigjet për shkatërrimin e ish-kapacitetet e industrisë primare
ushqimore në Kosovë?!
Nga
Hasan Hasanramaj
Situata e tanishme alarmuese në agrokompleksin kosovar,
hartimi dhe miratimi i platformës dhe strategjisë së përbashkët, për rimëkëmbjen
e kapaciteteve të industrisë primare ushqimore dhe intensifikimin e bujqësisë, ruajtja,
riparimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve të industrisë primare ushqimore në
periudhën e pasluftës që dikur kanë qenë shembull i mirë për shumë shtete të rajonit,
ishte dashur të jetë një ndër çështjet
më jetike në mobilizimin e forcat
progresive në Kosovë gjatë njëzet e një vjetëve të fundit, të cilat do të mundësonin punësimin
dhe tejkalimin e shumë çështjeve të grumbulluara në prodhimtarin ekonomike të
cilat hëpërhë në Kosove janë një ndër çështjet më problematike, të cilat këto njëzet
e një vjetet e kaluara dukshëm kanë rënduar
mbi kurrizin e qytetareve në Kosovë, e sidomos të shtresave të varfra, të cilat
për nga numri i të papunëve janë shumë
dhe për hallet e tyre askush prej strukturave të larta shtetërore,
komunale dhe atyre partiake në Kosovë
dhe komuna nuk është duke qarë kokën, sepse një herë po punojnë për interesat e
veta dhe të afërmeve të tyre!
Meqenëse gjashtëdhjetë e tre për qind të qytetarëve në
Kosovë hëpërhë jetojnë nëpër fshatra dhe
qytete të Kosovës – detyrë numër një e të gjithë nesh në Kosovë për sigurimin i
kafshores së bukës. Në vitet e pas luftës, për fat të keq, shumica e artikujve
të konsumit të gjerë u sigurua nga
shoqatat humanitar, donatorët e huaj dhe
importi?! Në vitet e fundit me plotë të
drejt prodhuesit bujqësor në të gjitha anët e Kosovës po dërgojnë kritika të
ashpra dhe kërkesa të shumta, të cilat dorën në zemër janë të arsyeshme, sepse
shumica e artikujve bujqësorë dhe ushqimorë për qytetaret e Kosovës po
sigurohen nga importi edhe përkundër
faktit së prodhimet e tokës pjellore të Kosovës janë të cilësisë më të mirë, por për fat të keq edhe pse
nëpërmjet mjeteve të informimit dhe tubimeve nëpër fshatra, komuna dhe forumet e
tjera më të larta në nivel të Kosovës që
katërmbëdhjetë vjet radhazi u është tërhequr
vërejtja të gjitha strukturave, por për
fat të keq çdo gjë ka ngelur vetëm kërkesë e shkruar nëpër faqet e gazetave dhe
mjeteve tjera elektronike të informimit në Kosovë e asgjë tjetër ?!...
Njëzet e një vjetet e kaluara - vitet
me të rënduara mbi kurrizin e shtresave të varfera në Kosovë?!
Disa prej qytetarëve të Kosovës mirë iu kujtohen vitet e shtatëdhjeta, kur në Kosovë u formua kombinatit agroindustrial “Agrokosova” me një qëllim për zhvillimin dhe përparimi i
prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë primare përpunuese, punëve shkencore,
kërkimore, aplikimin e të arriturave bashkëkohore të teknologjisë në praktikë,
përparimin e prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë përpunuese ushqimore,
bashkëkohore, teknologjisë në praktikë, përparimin e shitblerjes në tregun e jashtëm e të tjera.
Sukseset në këto fusha ishin inkurajuese, jo për qytetarët e Kosovës, por edhe
shumë shtete në Evropë dhe deri në Amerikën e largët. Sot për fat të keq asnjë
prej këtyre institucioneve nuk ekziston dhe as nuk punon për të mirën e
agrokompleksit të Kosovës i cili për fat
të keq shumica prej tyre janë lënë në
fatin e stihisë. Të gjitha këto të mira që
i kishim dikur në agrokompleksi e Kosovës për fat të keq sot nuk ekzistojnë dhe
të njëjtat janë zhdukur si bryma para rrezeve të diellit ?!
Kësaj gjendjeje të mjerueshme të ish-kapaciteteve të
industrisë primare ushqimore të cilave ua ka pasur lakmi Evropa le te përgjigjen strukturat udhëheqëse në të gjitha nivelet në
Kosovë dhe kuadrot joprofesionale, të cilat i kanë zënë pozitat udhëheqëse në
të gjitha mjediset për të cilat nuk kanë
kualifikim të duhur shkollor, dije dhe mundësi për të punuar diçka që shkon në
interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që po ua mundësojnë t’i mbajnë këto pozita çdo kund në Kosovë kanë mbjellë vetëm varfëri,
shkatërrime dhe rrënimin e çdo të mire
që e kemi pasur dikur, e sot nuk e kemi në Kosovë ?!
Kush janë uzurpatoret me dhunë të
qindra hektarëve tokë të ish sektorit shoqërore në Kosovë?...
Prej kapaciteteve të industrisë ushqimore gjatë dhe pasa luftës
së fundit goditjet më të rënda i pësuan objekti më modern të industrisë primare
përpunuese ushqimore.
Në pronat shoqërore të kombinateve, kooperativave
bujqësore në Gjakovë, Rahovec, Krushë, Prizren, Therandë, Pejë, Fushë-Kosovë,
Mitrovicë, Klinë, Malishevë, Gjilan, Ferizaj, Lipjan dhe komuna të tjera në
Kosovë gjatë periudhës së pas luftës sa çel e mishël sytë janë zhdukur me
qindra hektarë pemishte, vreshta të varieteteve
më bashkëkohore nga të cila organizatat bujqësore atëbotë kanë pasur fitime të mëdha materiale në nxjerrjen
e lëngjeve, të pijeve alkoolike, të verës së cilësisë së lartë, të cilat me
sukses janë përpunuar në kapacitete moderne të industrisë primare ushqimore në këto qendra komunale dhe të
njëjtat janë plasuar në tregjet e shteteve ballkanike, evropiane deri në Amerikën e largët, e sot çdo gjë prej
këtyre kapaciteteve të industrisë përpunuese ushqimore janë shkatërrua dhe ato qe kane mbetur janë lënë në mëshirën e
stihisë?!
Çka është më kritike dhe brengose për qytetaret e Kosovës është uzurpimi me dhunë i qindra
hektarëve tokë me pjellore të këtyre ish-kombinateve
bujqësore të sektorit shoqërore në të
cilat uzurpatoret ndërtuan objekte të kategorive të ndryshme nga të cilat po marrin
fitime të mëdha materiale ?...
Kërkohet nxjerrja e legjislacionit për
agrokompleksin kosovar
Edhe objektet me moderne të mullinjve në Fushë-Kosovë, në
Podujevë, në Gjakovë, në Klinë, në Pejë, në Gjilan dhe në vende të tjera në Kosovë edhe
përkundër kërkesave të shumta që janë bërë për riaktivizimin e tyre, çdo gjë që
njëzet e një vjet janë lënë në mëshirën e stihisë?!... Edhe Fabrika e Sheqerit dhe
shumë objekte të tjera në Kosovë janë rrënuar dhe pjesët e tyre janë shitur në
Shqipëri dhe në vende të tjera si hekurishte! Edhe shumë e shumë objekte të tjera me rëndësi të
madhe ekonomike të industrinë primare ushqimore nga të cilat kafshoren e bukës në dekadat e kaluara e siguruan mbi gjashtëmbëdhjetë mijë punëtor të cilët që njëzet e një vjet bredhin rrugëve të qyteteve dhe të fshatrave
në Kosovë dhe askush për ta dhe për familjet e tyre nuk e çan kokën?!
Për shkak të grumbullimit të këtyre çështjeve më në fund kërkohet nga strukturat udhëheqëse të Kosovës të kalohet nga fjalët bosh në aksione konkrete në intensifikimin, nxjerrjen e legjislacionit në agrokompleksin kosovar, dhe kjo gjë me hapa të sigurt do të shpinte nga rindërtimi dhe punësimi i të papunëve në Kosovë dhe zgjedhjen e shumë çështjeve të tjera me rëndësi ekonomike për Kosovën dhe për qytetarët e saj …
Qindra hektarë vreshta e pemishte në Kosovë në periudhën e pasluftës u zhdukën si
bryma para rrezeve të diellit ...
Tokat bujqësore në Kosovë çdo ditë po betonohen dhe po degradohen në zona industriale
Tokat bujqësore të Kosovës burim i madhe për hapjen e vendeve të reja të punës