Mendime
Florim Zeqa: Nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet!
E diele, 15.11.2020, 10:10 AM
Nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
këto 20 vite, më ka rënë të dëgjojë deklarime dhe premtime të ndryshme nga
politikanët kosovarë, por asnjëherë nuk e kam dëgjuar as dhe një zotim të
vetëm, që "nëse nuk i përmbushi premtimet e dhëna elektorale para jush, do
të tërhiqem nga drejtimi i partisë apo nga drejtimi i shtetit, si akt moral
para qytetarëve dhe si ndëshkim ndaj vetes për mosrealizimin e
premtimeve"!
Partitë politike duhet
të ndjekin shëmbullin e skuadrave të futbollit
Një
skuadër futbolli, e cila nuk arrinë rezultate të kënaqshme, ndodhë që ta
ndërroj timonierin (trajnerin) deri në tre-katër herë brenda një
kampionati, ndërsa një gjë e tillë nuk
ndodhë me partitë politike.
Edhe
përkundër faktit që një parti e jona politike për 10 vjet rresht nuk e shënon
asnjë fitore në zgjedhjet nacionale, vazhdon ta mbajë të njëjtin kryetar!
Kjo
ka të bëjë për partitë e mëdha konkurente në garën zgjedhore, e jo për partitë
e vogla që aspirojnë ngritjen lartë. Deri më tani, në tërë gjeografinë politike
kombëtare, ka ndodhur vetëm një herë reflektimi i liderit partiak për humbje në
zgjedhjet nacionale.
Po
ndodhë pikërisht kështu, për faktin se humbësit po kthehen në fitues të
zgjedhjeve, ndërsa fituesit po largohen nga drejtimi i shtetit!
Është
krejt normale humbja në një palë zgjedhje e një lideri partiak, humbja e dytë
duhet të shërbejë për ndërgjegjësim dhe reflektim, e treta nuk guxon të
përseritet!
Si
pasojë e kësaj, elektorati i dëshpruar, në pamundësi për ta ndërruar "trajnerin"
në ekipin (partinë) e zemres, largohen nga ekipi (partia) dhe kalojnë në
tjetrën. Por e keqja nuk përfundon më kaq, shkaku i kësaj klsase të
papërgjegjshme politike, qytetarët e këtij vendi, me shpresa të humbura, me
shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur po e braktisin tërësisht vendlindjen e
tyre-Kosovën, për të ikur drejt vendeve të panjohura në kërkim të një jete më
të mirë!
Kështu,
atdheu ynë i dashur Kosova, përveq aspektit gjeografik, gjegjësisht të tkurrjes
në territor nga fqinjët e saj, nga keq-qeverisja dhe denigrimi social që po ju
shkaktojnë politikanët shqiptarë, po tkurret edhe në aspektin demografik, me
largimin e popullatës nga trojet e tyre stërgjyshore.
Dorëheqja e Sali
Berishës, shëmbull i një burrështetasi të përgegjshëm
Dorëheqja
nga posti i kryetarit, si akt moral për humbjen e partisë në zgjedhje është
prezente në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike, por jo edhe në
Kosovë.
Pas
humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Lideri
historik i Partisë Demokratike (të Shqipërisë), Sali Berisha është i pari
liderë në hapësirat mbarë shqiptare që e kishte pranuar përgjegjësinë për
humbjen e zgjedhjeve, duke e ndjerë veten si përgjegjësi vetëm i humbjes, duke
dhënë dorëheqjen të parevokueshme nga posti i kryetarit të PD-së, të cilën e
mbante prej 22 vitesh.
Dorëheqja
e liderit demokrat, Sali Berishës, përveqse pjekuri politike dhe akt i lartë
moral, është shembulli më i mirë, i cili duhet ndjekur nga liderët e partive
tona politike.
Dorëheqja
e Sali Berishës ishte diçka madhështore, e përshkruar me ndjenja të fuqishme
nga mbështetësit e PD-së, ishte ngjarja që do të mbetet përherë në kujtesën
shqiptarëve, për ta kujtuar Sali Berishën si një lider i madh dhe mbi të gjitha
njeri i dinjitetshëm dhe përgjegjshëm, i cili fatin e tij personal e ndanë me
qytetarët e vendit të tij.
Vetëm
tek ne në Kosovë ndodhë, që partia të udhëhiqet për 10 vjet nga humbësi serik i
zgjedhjeve dhe shteti të udhëhiqet nga humbësit e zgjedhjeve! Kjo flet për mungesën
e nivelit demokratik dhe moral të politikanëve tonë!
Dëmet
që klasa aktuale politike i ka shkaktuar Kosovës, janë të mëdha dhe të
pallogaritshme, të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit, por
akoma më të dhimbshme për thyerjen e shpresave të qytetarëve për jetë në
atdheun e tyre.
Nuk
rritet partia me dhunimin e fjalës së lirë dhe improvizime zgjedhore, si dhe
nuk udhëhiqet shteti pa legjitimitet qytetar.