Mendime
Zenel Çeliku: Kush, Meta, Basha apo Rama?
E shtune, 14.11.2020, 09:16 AM
Kush, Meta, Basha apo Rama ???
Nga
Zenel Çeliku
Edhe
pse dëshira ime është në favor për njërin 14 Nentor 2020prej tyre, unë dua të
jem shumë objektiv sepse ky është misioni I një gazetari prifesionist dhe I pa
varur. Sot politika shqiptare është në krizë totale ku sejcili nga figurat më
të larta në vënd, ulërijnë duke hedhur akuza, shpifje dhe baltosje për
kundërshtarin politik. Por një fajalë thotë, shpif e shpif se diçka do të
ngelet në mëndiet e piblikut. Dua të stacionohem tek Presidenti Meta I cili po
bën një fushatë shumë të ashpër dhe aktive si një opozitar I vërtetë dhe shumë
agresiv. Publiku po i ndjek me vëmëndje dhe interes qëndrimet e Metës në luftën
opozitare që ai po bën, por diçka serioze nuk shkon tek opozitarizmi që po bën
Preësidenti Meta. Kreu I Shtetit presupozohet se shpreh unitetin e kombit e mbi
të tjerat, Presidenti duhet te jetë mbi palët dhe apsolutisht I pa anshëm
përpara partive politike. Ndërsa Meta, tashmë realisht duket se e ka vendosur
rrolin e tij si opozitar e kundërshtar I papajtueshëm me maxhorancën
socialiste, ku aty këtu Meta paraqitet shumë nervoz, agresiv dhe kërcënues. Kjo
është në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës, ndaj qëndrimet e Tij
shikohen nga opinion si rrol jo normal për një President. Të gjithë e dijmë se
Meta është themeluesi I suksesshëm i LSI, si një parti e cila që nga themeli I
saj e gjer tani ka gëzuar mbështetje nga një masë e konsiderueshme në popull.
Në 30 vitet e fundit kemi parë që me presidentët e mëparshëm nuk kanë mbajtur
këto qëndrime si të Metës, që do të thotë se Presidentin e Republikës nuk e
lejon Kushtetuta të përfshihet në politikë e më shumë të bëhet fakt I ditës në
një opozitë shumë aggressive dhe ofenduese ndaj Kryeministrit. Edhe sikur Rama
të jetë gabim në disa raste, Presidenti dyhet të ruaj pozicionin që I ngarkon
Kushtetuta, e jo më që të bëhet opozitar I parë në këtë politikë që I ngjason
një çorbe derri-thotë populli. Në gjykimin tim ku fillimisht gëzoja simpati për
Z.Meta, nuk e kamë besuar se situata rreth tij do të degradonte deri aty ku ai
akuzon dhe ofendon edhe ambaadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Më vjen
keq, por këtu edhe këshilltarët e tij kanë shume gabim që nuk I thonë, ndal
Z.President se kështu është gabim.
Nga
ana tjetër kemi liderin demokrat-Lulzim Basha, I cili vërtetë është aktiv por
bën opozitë e cila po kontestohet nga simpatizantet e PD dhe nga publicist.
Basha në sfond duket se si opozitar që vjen mbas Ilir Metës edhe pse kohët e
fundit duket se po I merr frenat e kryeopozitarit pak nga pak. Por çfar opozite
po bën Basha sot? Ai me të drejtë po denoncon gabimet dhe abuzimet që po bëhen
nga Qeveria Rama, por sikur të mos mjaftoi kjo, Basha në çdo takim që bën, hedh
akuza, ofendime dhe baltosje në adresë të Kryeministrit Rama ku vetëm etikë të
një politikani të lartë nuk shikojmë. Në takimet e Bashës me bazën vërejmë
premtimet e tij kur deklaron se për mjekët do ti bëj rrogat 1200 Eu,
infermierëve 800 EU, arsimtarëve 700 Eu, më tej Basha premton se do të krijoi
shtresën e mesme ku përqëndrohet tek punonjësit në provat, e aq më shumë ai
thotë se do tja bëj rrogën jo me pak se 70 000 L të reja për muaj. Këto
premtime duken si në ajër. Si mundet të bëj një qeveri e varfër premtime për
rritje pagash pa kufi? Si mundet të marrë përsipër Basha se punëtori që punon
në privat do të paguhet 70 000 L për muaj, në një kohë që ai paguhet nga
privati? Basha duhet të shpalosë projeksionet dhe programin e tij për një
qeverisje më të mirë se tani, kështu ai bëhet I besueshëm, por jo më me
premtime si historia e tramit që premtoi se do të ndërtonte, nga stacioni I trenit
deri tek universiteti, gjë që ngeli si barcaletë edhe sot. Edhe diçka tjetër,
PD ka parter politik kryesor-LSI, si mundet një mjek si Petrit Vasili I cili
është edhe nën/kryetar I kësaj partie, të flasë me një gjuhë ordineri për
kundërshtarin politik. Basha kjo ju dëmton, Ju nuk ju duhen dhe skeni nevojë
për partner të tillë, Ju keni nevojë për partner që nxjerin flori nga goja dhe
jo baltë që bën pis gjithë opozitën. Duke mos u zgjat më tej, dua të evidentoj
edhe gabimin e madh që bëri PD duke bojkotuar parlamentin, duke ia lënë fushën
bosh kundërshtarit, që ai të bëj gola sa të dojë dhe si të dojë. Kjo I kushoi
shumë rëndë PD, gjë që edhe sot nuk po e merr vehten. Ky ishte gabim fatal I
saj, por pyetja është, sa e fortë do të paraqitet PD në zgjedhjet e 25 Prillit
2021??? Fusha bosh I ka krijuar avantazhe PS e cila me zgjuarsi përfitoi nga
gafa e PD (braktisja e parlamentit), dhe sot e shikojmë PS të sillet si
triumfatore sepse kundërshtari është larguar nga fusha e betejës, dhe tashme
pretendon se do të fitoi. Sikur të mos mjaftonin këto që thamë, nga trungu I PD
jane krijuar 5 parti të reja të cilat pa dyshim do ti kushtojnë jo pak PD, nuk
është aspak çudi që ato të bëhen shkak që PD të jetë edhe një mandat tjetër në
opozitë. Mos u bëftë kështu, por faktet janë drejt këtij drejtimi. Bashës Zoti
I dhëntë fuqi, ide dhe programe qeverisëse, që më 25 Prill të bëhet një parti
potenciale shumë e fortë për t’u rikthyer në pushtet, por kjo kërkon që
popullit t’I kthehet besimi tek PD.
Tashmë
pas arrestit të Presidentit të Kosovës-Thaçi dhe të politikanëve të tjera
kosovarë nga policia e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka
dalë në skenë akuza shumë serioze në adresë të Lulzim Bashës, që sipas Ramës,
Basha ka qënë pjesë e hetimit ndërkombëtarë-UNMIK për udheheqësit e UÇK-ës
lidhur me akuzat e Dik Martit. Pa dyshim kjo akuzë e hedhur në public nga Rama,
e rëndon shumë figurën e Bashës, por një gjë duhet të theksojmë, këto akuza
bomb në dëm të Bashës duhen faktuar dhe provuar nga maxhora socialiste. Dy ditë
më parë, në një emision tek gazetari Sokol Balla, Basha mohoi katagorikisht
këtë akuzë dhe bëri të qartë publikisht se çfar thuhet ndaj tij, janë shpifje
të neveritshme. Por menjëherë sërish kishte komente nga Rama I cili nuk heq
dorë nga ajo akuzë, përkundrazi ngul këmbë, por edhe shumë njërëz të tjerë
nëpër portale e komentonin Bashën përgjegjës për akuzat që I bëhen figurave të
UÇK. Gjithsesi, është Basha që duhet me qetësi dhe me argument të provoi se Ai
nuk ka asnjë lidhje me akuzat në adresë të tij lidhur me hetimet ndaj figurave
te UÇK-ës. Mendoj se Basha si gjysëm kosovarë (Basha ka nënën nga Kosova) nuk
ka gisht në këtë mesele, por gjithsesi Basha duhet të jetë shumë energjik për
të mbrojtur vehten nga kjo akuzë, sepse fol-fol se diçka ngelet në mëndjen e
njerëzve.
Personazhi
I tretë apo I parë I ditës, është Kryeministri dhe lideri I PS-Edi Rama, një
personazh interesant por edhe me shumë fat. Ai ka reth një vit që kundërshtarët
e tij të papërmbajur i ka mbrapa portës, vërtetë në Parlament ai ka opozitarë
të tjerë, por që opozitarë i thënçin. 25 Prilli 2021, për Ramën ka mjaft
problem për t’u evidentuar sepse 8 vite në pushtet konsumohesh, sepse premtimin
për mjekësinë dhe legalizimet falas ngelën premtime fantazmë. Ekonomia e
shqiptarëve është keq, korrupsioni në administratën publike e gjer lart në
pushtet është kthyer në kangrenë, krimi është I frikshëm, trafiku I drogës
brënda dhe jashtë vëndit është bërë lajm I ditës, por papunësia dhe varfëria
ngelet thembra e Akilit për Qeverinë Rama. Kështu Rama nuk do ta ketë të lehtë
më 25 Prill 2021 sepse opozita wshtw deklaruar se do tw jetë shumë e ashpër dhe
rradikale, ndërkohë që PS e shikon vehten optimiste dhe favorite kryesor pwr
një mandate tjetër. Gjithsesi, këtë do ta vendos populli më 25 Prill 2021. Nëse
opozita bën gabime, atëher PS do të kaloi pa problem në avantazh. Për të
përfunduar ngelet të pyes; kush do të triumfoi më 25 Prill 2021, Meta, Basha
apo Rama.
Zenel Celiku
TIR-FAX Neës Agency