E enjte, 31.10.2024, 11:13 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Fetë dhe shqiptari

E hene, 26.10.2020, 06:44 PM


Xhemal Ahmeti:

FÉTË DHE SHQIPTARI

Islami pa shqiptarin nuk mbijeton në kulturosferën e të fundit. Shqiptari me të apo pa të ka qenë mijêra vjet aty dhe do të mbetet. Me këtë dua të them se identiteti  shqiptar është etnokulturor specifik, ai nuk ështê ngritur me asistencën e religjioneve, si plotë tjerë, por mbi premisa komplet tjera. Ai religjionet nuk i kupton si alternativa ndaj identitetit të tij porsi alternativa në kuadër të rrëfimeve që polemizojnë rreth çështjes se ka jetë pas vdekjes apo jo. Kush ka kohë le tê polemizojê, besojë, praktikoj (për vete) dhe la ta bëjë profesion këtë punê. Liria e besimit dhe eksperimentimit me teori duhet tê mbetet e garantuar. E para gjitha këtyre duhet të jetë e garantuar mundësia e shkollimit dhe emancipimit që ia mundëson analfabetit të dijë të bëjë ndarjen ndërmjet jetës dhe vdekjes, besimit dhe politikës, religjionit dhe nacionalizmit, tokës dhe kozmosit, besimit dhe "fakticitetit".

BESIMI DHE POLITIKAT

Një gjë nuk e kuptoj: pse shumica nuk ia dalin të dallojnë besimin, islamin nga nacionalizmat, radikalizmat dhe anomalitë tjera. Besoj se kjo është arsyeja se pse shumë myslimanë (si Tërnava që mban konferencê me Erdoganin dhe "liderët" tjerë myslimanê të tij sikur ky tê ishte Muhamedi a s  - mos adhuro zota tjerë përveç Zotit o kopuk!) i mbrojnë këto të fundit, ngase as imamët e tyre s'dinë ta bëjnë këtë dallim.

DYTËSORËT E KOKËPRERËSIT NË FRANCË

De facto ky nga Kuvendi i Kosovës i bën të fala botës se ky dhe ky institucion është me çeçenin e jo me mësuesin francez. Kërkon ndjekjen penale të ambasadorit si të sojit tjerë të këtij. Deputeti kosovar me maskën e sajuar këtyre diteve kundêr karikaturave për të cilat edhe iu pre koka mësuesit. Nuk ka rëndësi se i cilës parti është. Edhe tjerët që heshtën janë si ky. Këta japin mesazhin se do veprojnë një ditë si çeçeni - kur ta kenë fuqinë. Ose Kuvendi e suspendon për keqperdorim të institucionit sa për të larë ...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora