Mendime
Dedë Preqi: Atdheu më i ëmbël se asgjë tjetër
E diele, 25.10.2020, 05:02 PM
ATDHEU MË I ËMBËL SE ASGJË TJETËR
Nga
Dedë Preqi
Virusi
covid 19, po e bënë të vetën në mbarë botën, njerëzimi në shumë vende i mbyllur
në shtëpi dhe në karantina, që e ka të vështirë t’i shpëtojë kësaj situate deri në fund, por kur është fjala për pasojat
e përgjegjësisë ndaj vetëvetës dhe të tjerëve, që të mbrohet nga kjo epidemi e
rrezikshme, e cila po na merr një copëz kohë kogjo të madhe deri atëherë që të
kemi shpresë për ta kaluar dhe të kemi një gjendje normale.
Sikur
edhe vendet tjera edhe Kosova, po përballët me atë kaçikun e vet, e cila deri me
sot mirë ia ka dalë, por kjo luftë nëse zgjat shumë, ky vend duhet ti rris
kapacitetet e veta, që të ballafaqohet
me këtë luftë të pa parë dhe frontale,
që ka njohur njerëzimi ndonjëherë në këtë shekull.
Këta
fëmijë në Aroportin e Prishtinës, luajnë dhe kërcejnë sikur nuk ekziston covid
19, fare...
Vetë
fjala virus, na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një armik viral, i cili
vjen përballë dhe të sulmon pa e parë fare, sikur në këtë rast, si asnjëherë
tjetër duhet të jemi unik dhe më shumë të kujdesshëm për vetën, por dhe për
tjerët, duke qenë të vetëdishëm se në momentin kur nuk do jemi përgjegjës për
vetëvetën, do bëhëmi të pa përgjegjshëm edhe ndaj të tjerëve, duke infektuar
dhe rrezikuar të gjithë për rreth nesh dhe masën e gjerë.
Prandaj,
logjika e jonë dhe ajo e botës, nuk e ka vëmendjen vetëm në drejtim të Wuhanit
në Kinë, apo në supën anekdotike të përgaditur nga lakuriqi që infektoi
pacientin e parë, por duhet të shikohet
më largë në të ardhmën e fatkeqësive tjera që munden me qenë edhe më tragjike,
duke llogaritur në matematikën e rritjes së përgjithshme të pacientëve në mbarë
globin.
Prandaj,
si gjithë bota e viktimizuar ndaj kësaj pandemie, të marrim parasysh Kosovën
dhe popullatën e saj, e cila me kapacitetët e veta bënë përpjekje maksimale për
të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e saj në masë më të gjërë, edhe
pse sëcili e ka të njohur brutalitetin e
këtij rreziku, sikur është e pa mundur të bëhët një shkëputje e
marrëdhënieve dhe kontakteve fizike në mes mërgimtarëve tanë me atdheun e tyre.
Vetëm
në aeroportin Adem Jashari këto ditë në Prishtinë, fluturojnë me dhjetra
aeroplana, që vijnë e shkojnë me përplot udhëtar nga vendet e ndryshme
perëndimore, sidomos nga Zvicërra dhe Gjermania, të cilët edhe në këtë rast të
veqantë sikur asnjëherë tjetër, nuk çëndron ndonjë bariere që ndalon dhe
ndërpret relacionet e tyre me atdheun.
Dhe
e veqanta e gjithë kësaj «murtaje» virale, të cilën e tërë bota e shikon si
krizë të përgjithshme, qytetarët më të rrezikuar do të ishin po këta njerëz që
lëvizin prej një vendi në vendin tjetër, në fakt janë edhe mërgimtarët tanë të
shpërndarë nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilët edhe përgjatë kësaj
situate, ata nuk e kursejnë as shëndetin në veqanti në çastët më delikate,
sikur që janë rastet e vdekjeve në familje në atdheun e tyre.
Edhe
pse një situatë e tillë pasigurie dhe e bezdishme, e cila nuk do shumë fjalë më
shumë se përgjegjësi dhe përkujdesje,
dhe me një insistim optimist se do gjindet “ilaqi” i kësaj pandemie, por në mungesë të
fjalëve do vërejmë fotografitë e këtyre fëmijëve mërgimtarë me prindërit e tyre
në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, luajnë dhe kërcejnë me ndjenjat dhe
emocionet e tyre sikur edhe më parë mbas pushimeve sezonale në atdhe.
Nga
këto pamje të fëmijëve, sikur nuk ka të
ngjarë asgjë dhe sikur nuk ekziston asnjë lloj kovidi që i ndalon, kur ata i
shikon duke lozur dhe të ngazëllyer nëpër hapësirat e aeroportit të Kosovës, që
presin fluturimin dhe shpërndarjen e tyre nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë,
por mbi të gjitha, atdheu i tyre duket se është më i ëmbël dhe më i kuptimtë se
çdo gjë tjetër në jetë.