Kerko: a
Fazli Maloku: Kujt i sherbejnë dhe kënd e përfaqësojnë shoqatat e dala nga lufta?
E merkure, 09.09.2020, 06:10 PM
Kujt i Sherbejnë dhe Kënd e Përfaqësojnë Shoqatat e Dala nga Lufta ( Shoqata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve) si dhe Shoqata e Të Burgosurve Politik të Kosovës?!
Nga
Fazli Maloku, Prishtinë
Që
nga çlirimi i Kosovës e gjerë më sot, drejtuesit e këtyre shoqatave u zgjodhen
e u përzgjodhen direkt nga drejtuesit politik të Kosovës: Hashim Thaçi, Ramush
Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli...etj. dhe këta mjeranë nuk krijuan qoftë
vetëm njëherë fizionominë dhe shtatin e tyre me qëllim të sherbimit interesave
të atyre shtresave të cilat gjoja i përfaqësojnë, por ashtu të pakurrizorë e të
padinjitetshëm siq janë, mbeten vegla qorre në sherbim të përsonaliteteve të
cekura më lartë. Me këto veprime të turpshme të tyre shkelen me të dyja këmbët
mbi gjakun e heronjve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, kështu edhe zbehën
moralin dhe karakterin e ish pjesëtarëve të FAMËMADHES Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.
Po
të shikojmë vetëm deklarimet e tyre publike dhënë përmes mediave të ndryshme
rreth Gjykatës Spçeciale njëherë thonë "nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk
do ti përgjigjemi", pas pak ditësh deklarojnë të kundërten "gjykata
është e jona dhe duhet ta pranojmë si të tillë"!! Bile e thonë edhe këte: "Po
të jemi të thirrur nga prokuroria speciale ne do ti përgjigjemi thirrjes, dhe
me deklarimet e dëshmitë tona vetëm sa do ta ndriçojmë luftën e UÇK-së!!"
Thuase lufta e UÇK-së nuk pasaka qenë e ndritur!
Rasti
më skandaloz i tyre është veprimi me shkresat e lëndëve të Prokurorisë Speciale
që dikush ua futi në zyret e tyre dhe në vend se këto dosje akuzash t'ua
dorëzojnë Prokurorisë së Kosovës, atyre iu futën paparalajmërim dhe pa i pyetur
fare Prokurorët e Prokurorisë Speciale , sikur të iswhte Tregu i Gjelbërt e jo
zyrat e Shoqatave të dala nga lufta! Shtrohet pyetja. Ku mbeti dinjiteti i
tyre? Ku mbeti "vlera" e tyre? Ku mbeti prestigji i atyre zyrave e i
drejtuesve të tyre? Po ku ju mbeti e ku u tret ai guxim, ai moral që ju e
kishit gjatë luftës. Mu kujtua një thënje e Kiro Gligorovit, në takimin e parë
që pati me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në krye me Ali Ahmetin,
ai atëherë deklaroi: "I pritem si luaj e na erdhen lepuj".
Po
Shoqata e Ish të Burgosurëve Politikë të Kosovës, ku mbeti e gjora dhe çfarë
funksioni kryen? Që nga mbarimi i luftës, këtë Shoqatë e drejtojnë tri figura
politike: Selatin Novosella, Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pra plot 20 vite!
Dhe në vend që të jetë një Shoqatë me vlera të larta atdhetare, një Soqatë e
dinjitetshme, duke llogaritur në brumin e saj, ku vajza e djem, burra e gra, me
dekada sakrifikuan rininë bile edhe rrezikuan skajshmërisht jetën e tyre nëpër
kazamatet jugosllave, në vend se zëri i saj të buqet furishem saherë që mirren
nëpërkëmbë apo qëllimshem shkilen të drejtat shqiptare nga kushdoqoftë ai, i
kanë futur "veshtë në lesh"dhe janë mbyllur në gëzhojen e objektit ku
ndodhet selia e saj, duke e privatizuar krejtësisht si dhe duke e shfrytëzuar
kryesisht për nevojat e tyre përsonale. Ne të tjerët jemi të huaj për këtë shtëpi!
Në
të gjitha këto Shoqata të cekura më lartë, anëtarësia nuk është e njoftuar
asnjëherë gjerë më tani, se kur mbahen Kuvendet e tyre, për përzgjedhjen e
drejtuesve të tyre e as mos të flasim për llogaridhënje. Dëshmia më e mirë dhe
më e besueshmja për heshtjen dhe pasivizimin total të tyre është dëgjueshmëria
dhe besnikëria e qenit për padronët që i mbajnë gjallë.
Të
gjitha këto Shoqata të cekura më lart, do të duhej në mënyrën më të
dinjitetshme, të ishin aktive duke marrë pjesë po ashtu aktive në të gjitha
poret e shoqërisë në shtetin e Kosovës, të ishin shtylla të qëndrueshme e
stoike në ndihmesë për të gjitha organet e çdo niveli të shtetit. Çdo udhëheqës
i Kosovës, do të duhej të kritikohej ashpër nga to,në raste kur këta luajnë në
mënyrë të papërgjegjshme me fatin e Kosovës si dhe me ardhmërinë e saj.
Kapitali moral i tyre i krujuar me gjak e sakrifica gjatë luftës së UÇK-së, si
dhe sakrifica e tyre nepër kazamatet jugosllave, duke i larë me gjak çdo cep të
mureve të këtyre kazamateve nga njerëzit-bisha të UDB-ës jugosllave, djem e
vasha më të mirat e kombit, dhe kush mund të ket më shumë të drejtë morale se
ju për të kërkuar llogaridhënje nga çdo udhëheqës i çfardoposti qoftë ai, kur
nga mosdija qpo shitja tek të huajt për interesa përsonale, klanore apo
familjare.
Si
një shqiptar i kësaj toke të bekuar që jam, ju thërras si vëllezër e motra, të
zgjoheni nga përgjumja që ju ka pllakos, të ngritni zërin fuqishëm duke dhënë
hisen e juaj të kontributit, në këto çaste shumë të vështira që po kalon jo
vetëm Kosova, por i gjithë kombi shqiptar. Greku kërkon pjesë të detit
shqiptar! Serbi kërkon pjesë të tokës së Kosovës, edhe pse gjithë bota e din se
një Kosovë ne është grabitur-pushtuar në vitet 1875-78, dhe ajo Kosovë sot
ndodhet në Serbi!! Njëri kërkon të jemi vasal i Stambollit, tjetri vasal i
Beogradit apo i dikujt tjetër. Dhe asnjëri nuk kërkon TË JEMI VETËVETJA JONË!