Editorial
Gani Qarri: Memorial kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari, në vend të xhamisë erdoganeske
E hene, 27.07.2020, 08:06 PM
Memorial kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari, në vend të xhamisë erdoganeske
Nga
Gani Qarri
Do
të ishte shumë e pa falshme për historinë, të gjitha qeveritë, inteligjencën
dhe popullin e këtij shteti, që në vend se Rifat Jashari, së shpejti ta bënte
përurimin e memorialit historiko-kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari dhe
gjithë heronjve e dëshmorëve të rënë për liri dhe çlirimin e Kosovës, të vinte
enkas nga Azia diktatori turk Erdogan për promovimin edhe të një xhamie
politike turko-otomane në zemër të Prishtinës dhe të shtetit të Kosovës.
Askush
tjetër, të paktën në tre shekujt e fundit, nëse jo edhe më përpara, nuk e ka
merituar më tepër një memorial të tillë, të rrallë e madhështor
muzealo-historik se sa Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët e rënë të
kombit për liri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ndaj
edhe vet pasardhësit e heronjve të familjes së nderuar Jashari, duhet ta
kërkojnë pareshtur ngritjen e këtij memoriali në Prishtinë, kur e dinë mirë
edhe ata vet, se përderisa të jetë Hashim Thaçi në pushtet, riparimi e
konservimi i kompleksit të Familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt,me gjithë
premtimet e përvjetshme, jo vetëm se nuk pritet të ndodhë, por dhe vetëm sa do
të zvarritet.
Për
aq më tepër, edhe për ne si popull e shtet i pavarur, vërtetë do të ishte
fatkeqësi e madhe dhe e pa falshme kombëtare të lejojmë ndërtimin e një xhamie
politike më të madhen erdoganeske, në vend të një memoriali historiko-kombëtar
kushtuar familjes Jashari dhe gjithë heronjve e dëshmorëve që kanë dhënë jetën
për çlirimin e Kosovës e më gjerë, të rënë vetëm para pak më tepër se 21
vitesh, në altarin e lirisë.
Do
të ishte po ashtu, tejet e turpshme dhe përgjithmonë e pafalshme, për popullin
e shumëvuajtur shqiptar dhe të gjitha qeveritë e Kosovës, që në vend se ta
priste shiritin dhe dilte në tribunë ikona e familjes më sublime heroike
shqiptare z. Rifat Jashari, për përurimin e këtij memoriali gjithëkombëtar dhe
dëshmonte edhe një herë më tepër, me fjalë dhe me vepra se kjo tokë e larë me
gjakun tonë, ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë shqiptare, ruana zot,
të vije diktatori Erdogani nga Azia ta promovojë xhaminë e tij politike dhe
mbajë fjalime të përflakura "alla-turka" se si Kosova edhe në këto
kohë, paska mbetur, tokë turko-otomane.
Për
aq më keq, ndërtimi i një xhamie politike si kjo, do ti hapte rrugën edhe
promovimit të kishës ortodokse serbe nga Aleksandër Vuçiqi, të ngritur gjatë
viteve të pushtimit dhe kohës së luftës nga Millosheviqi,ministër i të cilit
ishte edhe ai vet, mu në zemër të Qendrës Universitare në Prishtinë, për të
"dëshmuar" me zyrtarët dhe
popat serb, para gjithë botës, se kinse, kjo tokë nuk është shqiptare, por
"serbe", gjë që do të ishte poshtërimi më i madh dhe më i pa
precedent për popullin tonë, Kosovën dhe të gjithë të rënët për çlirimin e saj
nga Serbia.
E
nëse dikush dha çdo gjë nga vetja, madje duke flijuar pothuajse tërë familjen
në mënyrën më heroike të mundshme, në luftën për vdekje a liri me hordhitë
barbare okupatore serbe, ishte Familja heroike Jashari, familja e babës Shaban,
të bijve Hamzës e Ademit dhe krejt pjesëtarëve të saj, me reja, nipa dhe mbesa,
të cilët të mëdhenj e të vegjël, të gjithë sa ato netë e ditë tmerri u gjenden
në shtëpi, u flijuan dhe ranë duke bërë qëndresën më heroike të mundshme për
lirinë e Kosovës.
Ndaj
po qe se me të drejtë thuhet, se nënshtrimi i një populli nis me nëpërkëmbjen,
poshtërimin dhe shkeljen e inteligjencës, kulturës dhe traditave kombëtare të
tij, atëherë shqiptarët janë ata, të cilët pa asnjë dyshim, duhet të ndjehen
populli më i fyer i të gjitha kohëve që nga vdekja e Skënderbeut e këtej,
mbetur gjithmonë të mbërthyer në vend të vetin, me tempuj, memorialë, objekte
dhe ideologji të huaja deri te ato mesjetare, të atyre që na sunduan për 500
vjet dhe të tjerëve që na pushtuan e mbajtën nën robëri, nga vitit 1878 e
këtej, për rreth 200 vite tjera.
Pra
një nënçmim kaq poshtërues për vendin dhe inteligjencën kombëtare nuk do ta
lejonte asnjë popull tjetër, përveç shqiptarëve, kudo qoftë në botën
bashkëkohore.
Kjo
për vet faktin se për ngritjen e vetëm një tempulli fetaro-politik, si xhamia e
Erdoganit në Prishtinë, jepen aq shumë para, (rreth 32 milion euro-siç
përflitet në opinion) vetëm për të ngritur një objekt të tillë turko-otoman,
sipas ideologjisë së tyre pushtuese, për të përçuar mesazhe politike dhe
ngulitur trashëgimitë e huaja osmane në një vend evropian të sapoçliruar si
Kosova.
Krejt
kjo për shkakun se aty ku Edrogani, para pak vitesh nuk arriti të na impononte
me fjalë dhe propagandë neo-otomanizmin e tij, tani tenton të na imponojë me
forcën e parasë dhe ryshfetit, se Kosova është "Turqi" siç gërvallej
jo fort moti në Prizren me rastin e vizitës së paradokohshme, në Kosovë.
Ndaj
nëse shqiptarët kanë harruar kaq shpejt të kaluarën e tyre, është momenti i
fundit që ta rikthejnë kujtesën dhe të mendojnë edhe një herë me dorën në
zemër, se nëse dikush ka merituar një memorial kombëtar, në qendër të
kryeqytetit të Republikës së Kosovës, nuk është Erdogani,Turqia as xhamitë e
tyre neo-otomane, por vetëm Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët e rënë
trimërisht për çlirim e liri.
Në
asnjë mënyrë, një popull me dinjitet dhe vetëdije të shëndosh kombëtare, nuk
mund ti japi përparësi një xhamie erdoganeske, përpara familjes heroike Jashari
dhe heronjve e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit dhe çlirimin e Kosovës.
O
meritojnë objekte përkujtimi ata, o askush tjetër në këtë vend!
E
po qe se megjithatë del një numër zuzarësh islamik, të cilët kundërshtojnë
ngritjen e memorialit kombëtar kushtuar Familjes Jashari, që në atë vend të
ndërtohet edhe një objekt fetaro-politik turk si xhamia,atëherë dikush nga
ekspertët duhet t`ia shpjegojë këtij populli enigmën e rëndë mbi dashurinë kaq
të madhe të këtyre shqipfolësve gjakprishur ndaj pushtuesve, si dhe urrejtjen e
pafund kundër identitetit të vet dhe sjelljen e tyre kaq armiqësore dhe
antikombëtare.
Memoriali
kombëtar kushtuar kësaj Familje madhështore dhe gjithë heronjve të rënë për
liri, në mes të Prishtinës, është i pamohueshëm dhe nuk guxon ti kundërvihet
askush, madje as fanatikët më të pështirë islamik.
Vetëm
një memorialë i tillë, do ta nderonte Kosovën dhe të gjithë shqiptarët,
zbukuronte kryeqytetin, rritë lavdinë e luftës sonë për liri dhe bënë krenarë
të gjithë shqiptarët anë e këndë botës, jo vetëm brezin aktual por edhe
gjeneratat që do të vijnë në të ardhmen.
Përndryshe
po qe se vërtetë në atë vend kaq strategjik dhe domethënës për shtetin dhe
popullin e Kosovës, nuk i jepet përparësi ndërtimit të memorialit kombëtar
kushtuar familjes Jashari dhe heronjve e dëshmorëve të rënë për liri, por xhamisë politike erdoganiste një akt i tillë, do të mbetet turp i përjetshëm
dhe njollë kurrë e pashlyer kombëtare dhe shtetërore për të gjithë shqiptarët
në Kosovë e më gjerë.
Do
të ishte një vepër e shëmtuar dhe e pa shpjegueshme në asnjë mënyrë njerëzore,
që edhe pas afro një mijë xhamish të ndërtuara nevojë e pa nevojë në çdo qosh e
skutë të Kosovës, sërish në vend të nderimit të familjes Jashari, familjes më
të ndritshme kombëtare anë e mbanë shqiptarisë dhe krejt trojeve tona etnike,
ti mohohet kujtimi i sakrificave të saj, të njohura në përmasa gjithëshqiptare
dhe botërore, me një objekt historiko -përkujtimor, si memoriali, dhe në vend
të tij, të vije në rend edhe një xhami tjetër politike, turko-erdoganiste mu në
zemër të Prishtinës.
Një
objekt i huaj politik, që nuk e duron vendi, nuk e bënë askënd krenar dhe na e
rikujton serish, vetëm pushtimin dhe neo-otomanizmin, ndërsa vepra e Familjes
Jashari dhe memoriali kushtuar heronjve të lirisë, e ndritë përgjithmonë
shtetin e Kosovës, ngritë lavdinë e UÇK-s, dhe nderon gjithë kombin shqiptar pa
përjashtim.
Duhet
përmendur me këtë rast se në Shqipëri janë ndërtuar dhjetëra memorialë të
ushtarëve të rënë grek në luftime me italianët, qysh gjatë Luftës së Dytë
Botërore, ndërsa në Kosovë as pas më tepër se 21 vitesh nga dëbimi i Serbisë,
të mos ngritët një memorial kushtuar familjes Jashari dhe heronjve e dëshmorëve
të luftës së shenjtë të UÇK-s, të rënë për lirinë e vendit tonë, kjo vërtetë
është një turp i papërshkrueshëm.
Për
aq më tepër, mbetet shumë e pakuptueshme dhe e habitshme deri në pafundësi, se
si asnjë e ashtuquajtur OVL, politikan vendor, organizata civile, apo edhe
individ i thjeshtë i Republikës së Kosovës të mos kujtohet dhe shfaq propozimin
më hyjnor, për ngritjen e një memoriali të tillë historik, i cili do ta ngrinte
lart e më lartë respektin ndaj luftës për lirinë e Kosovës dhe rriste
përjetësisht lavdinë e veprës madhështore të UÇK-s.
Madje
nuk do të kishte gjë më të mirë se sa mu në zemër të kryeqytetit të Republikës
së Kosovës, të binte në sy dhe ngrinte interesimin e secilit njeri, një
memorial me kaq vlerë dhe rëndësi të madhe historike e kombëtare, si dhe të
vizitohej pareshtur nga vendor dhe të huaj, se sa në vendin e shkelur jo fort
moti, nga terroristi Lavdrim Muhagjeri, të ndërtohet xhami erdoganiste.
Ndërtimi
i një memoriali kombëtar në vend të xhamisë, do të zhdukte edhe kujtimet e
këqija nga e kaluara e terroristit.
Përndryshe
nëse vërtetë mu aty lejohet ndërtimi i xhamisë politike erdoganiste, në vend të
memorialit kombëtar kushtuar familjes Jashari, jo vetëm se do të mbetej i
gjallë edhe kujtimi për këtë terrorist të trishtë, i cili i pari nisi mihjet po
në atë vend dhe mu për këtë xhami, nuk do të shkojë gjatë e ithtarët e tij, do
të kërkojnë që xhamia në fjalë të mbajë edhe emrin e Lavdim Muhagjirit dhe ai
të shpallet hero i ngritjes së xhamisë dhe xhihadit islamik në Kosovë.
Siç
dihet në asnjë mot as kohë, ky vend kurrë nuk ka qenë dhe nuk është as sot i
denjë për objekte politike fetare por është vend i zgjedhur për memorialë
shqiptare dhe prezantimin me pamje dhe përmbajtje të lavdisë tonë madhështore
kombëtare, sidomos kur në te, përjetësohen të pavdekshmit e luftës për liri si
Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët më të devotshëm të Kosovës, të flijuar
për çlirimin përfundimtar të saj nga Serbia.
Në
anën tjetër, habit fakti se si edhe shumë politikan vendor, për turpin e tyre,
sa herë që u duhen poenë politik, vota dhe përkrahje e elektoratit, gjithmonë
thirren në luftën e UÇK-s dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.
Por
ata edhe mbi 21 vite pas përfundimit të luftës, ende nuk i kanë ngritur një
përmendore të vetme adekuate Adem Jasharit në Prishtinë dhe as ndonjë Memorial
përkujtimoro-historik familjes heroike Jashari, ku memoriali në fjalë edhe po
të ndërtohej në përmasa më të vogla se sa xhamia politike e erdoganit, do të
kishte hapësira të mjaftueshme për skalitjen e emrave të të gjithë heronjve e
dëshmorëve të rënë për liri, deponimin e fakteve dhe të argumenteve biografike
të tyre, si dhe pasqyrimin bashkëkohor të veprimtarisë së bujshme patriotike të
brezave, para gjatë dhe pas luftës për çlirimin e vendit dhe shtet ndërtimin e
Kosovës.
Ndërsa
një pjesë e memorialit mund të shndërrohej në muze kombëtar të luftës, e pjesa
tjetër në arkiv historik të veprimtarisë patriotike të të gjithë atdhetareve më
të devotshëm kombëtar, si dhe një amfiteatër i përmasave të mjaftueshme e
komode, ku mund të mbaheshin kurse historike dhe ligjërata përkushtuese mbi
luftën atdhetare të brezave që kontribuuan për çështjen shqiptare dhe çlirimin
përfundimtar të Kosovës nga Serbia.