Kerko: a
Gani Qarri: Letër profesor Blerim Latifit - Serbia e mbështetur nga hoxhallarët
E hene, 20.07.2020, 07:46 PM
Letër profesor Blerim Latifit
Nga
Gani Qarri
Të
jesh profesor universitar me titull doktor shkencash dhe këshilltar i lartë i
të parit të PDK-s, do të ishte në nderin tuaj, të Drenicës, Universiteteve të
vendit, studentëve e shkollarëve dhe të gjithë Kosovës, që të paktën, në këto
momente vendimtare për vendin, të organizonit një peticion për ndalimin dhe
dhënien fund të ndërtimit të mëtejmë të ngrehinave turko-aziatike, të cilat na
e tjetërsuan tërësisht atdheun, bënë Kosovën të pa banueshme për shqiptarët dhe
po e vënë shtetin tonë të ri, në vështirësi të mëdha edhe para BE-së dhe gjithë
bashkësisë ndërkombëtar, e jo të mjaftoheni vetëm me kritikimin e tyre në fb.
Me
shpresën për mirëkuptim, i vetëdijshëm se është sfidë për mu, këtë herë vendosa
tu drejtohem me një kritikë përgjithësuese, që nuk përqëndrohet vetëm në
personalitetitn dhe emrin tuaj, por përfshin inteligjencën dhe mbarë udhëheqjen
shtetërore të vendit, jo për vete, por për arsye të mëdha kombëtare.
Ju
thoni me të drejtë z.Blerim se, citojë:"Na erdhi shumë mërzi kur në
takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me komisionierin për zgjerim
të BE’së, Oliver Varhelyi, në sfond të bashkëbiseduesve dukej libri
“Trashëgimia e krishterë në Kosovë e M...."!
Pikërisht,
madje përveç se na erdhi shumë mërzi, ishte edhe një ofendim i rëndë për
shqiptarët kudo, që na vuri të gjithëve në siklet të madh, sidomos kur dihet
fakti se ato kisha ishin dhe janë shqiptare,por të përvetësuara padrejtësisht
nga Serbia, ndaj fajet duhet kërkuar ndër ne, në fakt ndër Ju, tek elita
intelektuale dhe udhëheqëse e shtetit,sidomos tani, kur me vetëdije apo jo,
mjerisht ju tjetërsuat edhe të gjithë vendin dhe kthyet Kosovën në panoramë të
turpshme turko-arabe, e kjo na bënë (të paktën në këtë rast) që të mos i shohim
"bash" krejt fajet vetëm tek Aleksandër Vuçiqi, pse ai në kundërshtim
me Ju, lufton për interesa të shtetit të vet dhe në ballafaqim me xhaminë
erdoganiste, më të madhen në Ballkan të Naim Tërnavës, paraqitet me libra,
kinse të trashigimisë serbe.
E
ku mbeti z. Latifi, në këtë mes trashëgimia shqiptare dhe kush duhet ta
paraqesë e të shfaqet me të, para faktorëve relevant ndërkombëtar,për të
dëshmuar se Kosova është atdheu ynë, përderisa Vuçiqi del me libra serbe ndërsa
hoxhallarë turkofil shfaqen me pamje të Sulltan Muratit dhe xhamive erdoganistë
në Kosovë?!
Për
aq më tepër, me lejen tuaj, e kam fjalën për inteligjencën dhe udhëheqjen
shtetërore të Kosovës, Naim Tërnava me suitën e tij erdoganiste, i cili
kërcënonte hapur se pas ndërtimit të rreth 1000 xhamive në 10 mijë km. katror
të truallit të shqiptarëve, ishte i gatshëm të binte dëshmori i parë, për të
ndërtuar një xhami edhe më të madhe, dhe atë nga më të mëdhatë turko-arabe,
pikërisht në zemër të Kosovës, në Prishtinë, koincidencë apo jo,ju duhet ta
dini, pikërisht në prag të rifillimit të bisedimeve me Serbinë, ai e vuri gur
themelin e saj.
Në
anën tjetër, z. Blerim, ish drejtori i Teatrit dhe publicisti i mirënjohur Gani
Mehmetaj në një shkrim autorial shkruan se ndërtimi fare i panevojshëm i kësaj
xhamie më të madhe turko-erdoganiste në Ballkan, po bëhet jo që kanë nevojë
shqiptarët për të, por me qëllim që të legalizohet edhe kisha e Millosheviqit
në hapësirat e Universitetit të Kosovës, ndaj dhe ish ministri i tij i
informatave Aleksandër Vuçiq në takim me komisionarin evropian për zgjerim,z. Oliver
Varhelyi, për ballafaqim “dëshmishë”, me bijtë e Erdoganit, se nga shqiptarët
nuk po ofrohen dëshmi,del jo rastësisht në sfond, me librin “Trashëgimia e
krishterë në Kosovë e M....."!
Po
ndodhi që nesër, pas ndërtimit të xhamisë së pretenduar të Erdoganit, të
legalizohet edhe kisha e Millosheviqit, në oborr të Universitetit të Kosovës, a
e keni menduar se ju profesorët dhe studentët e fakulteteve, nuk do të guxoni
më të dilni as për ajrosje në oborrin e Universitetit, ngase popat serb,siç e
kanë dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve që i njohim ne, do të anëkohen për
frikën që ndjejnë nga përdorimi i gjuhës shqipe dhe prania e studentëve
shqiptar në oborrin e "përbashkët" të Universitetit të Kosovës dhe
kishës politike të Millosheviqit?!
Madje,
lind pyetja z.Latifi se në një moment të ngjashëm me rastin e Varhely-t , me
çfarë libri, heroi, apo objekti kombëtar, kur të gjitha i mohon mendësia e
instaluar turko arabe e hoxhallarëve shqipfolës në Kosovë dhe mbulon ato me
xhami erdoganiste, mundë ta sfidonim ne Serbinë dhe paraqisnim si dëshmi para
BE-s, kur po këta hoxhallarë të shitur, na e kanë përdhosur të gjithë
trashëgiminë, objektet dhe emërmëdhenjtë më me nam,të Kosovës dhe të kombit
tonë në përgjithësi, që nga kalatë, heroi mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, e shenjta Nëna Tereze, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka,
Ahmet Korenica etj, të cilët nuk i shitën tokat e veta si udhëheqësit aktual të
Kosovës, por vranë Magjar Pashën në Gjakovë, që erdhi t`ia falte Plavën dhe
Gucinë Malit të Zi, apo heronjtë Hasan Prishtina, Idriz Seferi,Isa Buletini,
Bajram Curri, Bajram Daklani etj vetëm pse çliruan vendin e vet nga Perandoria
turko-otomane dhe ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi Shkup, ish kryeqytetin
e Dardanisë.
Ndërsa
edhe një herë, sa i takon Vuçiqit, e çfarë mund të prisnim tjetër gjë,ne
shqiptarët nga një ish ministër i informatave të qeverisë së Millosheviqit
gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia, mos mendonit se ai në vend të
librit antishqiptar në fjalë, do të vente xhaminë më të re, turko-arabe që ka
filluar me lejen tuaj, ta ndërtoj në truallin shqiptar Naim Tërnava?!
Mos
prisnit se edhe ai do të shkel mbi interesat e shtetit dhe popullit të vet, siç
shkeli e vijon të shkelë elita udhëheqëse dhe ajo intelektuale me të dy këmbët
mbi interesat e shqiptarëve, ju bashkë, që mbytët çdo gjë kombëtare dhe sot nuk
dihet më se ç‘shtet është Kosova, shqiptar, serb apo turko arab, madje të huajt
hasin në vështirësi të mëdha dhe paqartësi totale, kur në shtetin tonë, shohin
vetëm objekte serbe dhe turko-arabe, të cilat kanë mbuluar gjithë Kosovën.
Ju,
inteligjencë dhe qeveri nuk e meritoni bukën e Kosovës, çfarë ditët ti bënit
atdheut tuaj!
Ju
na i sollët ujqërit në torishtë, çakejt serbosllav dhe hienat turko-arabe të
cilët me forcat e bashkuara antishqiptare, nuk po e lënë shqiptarin e lindur në
liri, të shohë më, as dritë dielli me sy, nga mjegulla, tymnaja dhe fantazmat
mesjetare turko-arabe që po e mbysin shtetin tonë të ri.
Kombet
dhe shtetet kudo në botë, kanë ruajtur e kultivuar themelet e veta shpirtërore,
kulturore e tradicionale, fakte e ide të argumentuara bindëse, si dhe
definicione të qarta të pranisë së tyre edhe me objekte autoktonie në hapësirat
ku jetojnë, por kjo nuk po ndodhë edhe me shqiptarët, të cilët në vend të vetin
janë bërë rob, e zhveshur nga çdo gjë historike dhe kombëtare, duke u mbuluar
hapësirat e tyre jetësore edhe pas çlirimit, me ngrehina të huaja sllavo serbe
dhe turko arabe.
Pas
dëbimit të pushtuesve serb nga Kosova, Serbia e mbështetur nga hoxhallarët antikombëtar,
u orientua kryesisht në keqpërdorimin e fesë turko-otomane për ta shpërbërë
identitetin shqiptar të Kosovës, përkatësinë tonë evropiane,si dhe historinë
dhe tradita e hershme kombëtare të shqiptarëve.
Këtë
ajo e arriti, vetëm fal jush, përmes hoxhallarëve shqipfolës antikombëtar, që
ju u dhatë hapësirë të pafund, të bëjnë "bash" krejt çfarë të duan,
sikur ky vend të ishte fare pa zot.
Në
ndihmë asaj si gjithmonë i erdhën dhe vazhdojnë ti vijnë edhe sot hoxhallarët
antikombëtar, të cilët janë bërë "shtet"-në vete e kthyer në tyxharët
më të rrezikshëm politik dhe punojnë ditë e natë, pa asnjë kursim për interesa
të huaja, sidomos ato serbo-ruse dhe turko-arabe, sa që brenda vetëm njëzet
vitesh, pothuajse u realizuan në tërësi të gjitha objektivat e pushtuesve të
vjetër dhe të rinj, duke lënë shqiptarët, pa përkatësi kombëtare, dinjitet,
atdhe dhe shtet të vetin.
Sot
kur sheh gjithë këto ngrehina serbe dhe turko-arabe edhe në shekullin XXI në
vendin tënd, vihesh edhe vet në lajthitje dhe nuk dinë më se kujt i takon ky
shtet.
Vetëm
brenda dy dekadash përmes donacioneve të dyshimta, dhe misioneve të huaja
konspirative, turkofili dhe erdoganisti i përbetuar Naim Tërnava & CO në
një vend me një popullsi rreth 1.5 milion banorë, ndërtuan pothuajse rreth 1000
xhami, kështu që ballafaqimi i të huajve me mese 1000 xhami turko arabe në
vetëm pak më tepër se 10 mijë kilometra katror, ku nuk bie në sy pothuajse
asnjë objekt autokton shqiptar, kërkon sqarim të gjatë e të hollësishëm, që ta
kuptojnë edhe ata se është ky shtet shqiptar, turko arab, apo turko-arabo-serb,
në mes të Evropës.
Pra
sikur mos të mjaftonte as kjo, Naim Turrnava mu në vigjilje të rifillimit të
bisedimeve me Serbinë, sapo e nisi me turr të paparë edhe një tjetër xhami edhe
më të madhe, më të madhen siç thotë ai në Ballkan, xhaminë e “njëmijë e
një-të”, për ti dhënë këtij vendi pamje plotësisht turko-arabe, thuase Kosova
gjendet midis Afganistanit apo është ndonjë provincë e përhumbur e
Bangladeshit, me qëllim që ta bindë BE-në dhe botën mbarë, se në këtë vend nuk
ka shqiptarë, dhe Kosovën "duhet" kthyer Serbisë.
Qëllimi
i islamistëve gjakprishur turko-arab pa kulturë dhe me prirje terroriste, të
mbetur me shekuj prapa të jetuarit të shekullit XXI, është që duke penguar me
forcë shqiptarët të jetojnë në bashkëkohësi, ta diskreditojnë deri në fund
shtetin e ri të Kosovës, duke e paraqitur atdheun e shqiptarëve, në momentet
vendimtare dhe kohët më kritike,të bisedimeve me Serbinë, para BE-së dhe gjithë
botës, si vazhdimësi të “tokave turko-arabe”....
Kështu
që,në atdheun tonë autokton, islamistët kanë mbytur të vepruarit dhe të
jetuarit shqip, këtu dominojnë marrëzitë më të pështira turko-arabe, të cilët
falë jush,inteligjencës dhe udhëheqjes debile shtetërore, ata Kosovën e bënë
vend të pabanueshëm për shqiptarët, ndaj dhe ikin sot nga sytë këmbët, kaq
shumë të rinj shqiptar.
Në
vendin tonë të çliruar para 21 vitesh nga SHBA,NATO dhe shtetet më të
përparuara evropiane si Gjermania, Anglia etj, mjerisht sot ta zënë frymën
ngrehinat turko-arabe dhe fryma e huaj e “largët” mesjetare e beduinëve, sa që
të gjithë ata të cilët ende e ndiejnë veten shqiptarë, nuk do të dëshironin të
ishin bashkëjetues të këtyre ngjarjeve vrastare për ne.
Veprimet
e tilla të hoxhallarëve antikombëtar, të lejuara nga ju, dëshmojnë se pas
dëbimit të Serbisë, pushtuesit xhihadisto-islamik, do të jenë zot të “rinj” të
këtij vendi dhe terrorizojnë pareshtur Kosovën dhe popullin e saj, tash dhe në
të ardhmen.
Madje
edhe deputetja e mbuluar me shami “alla-turka”, nga radhët e PDK-s, nuk
deklarojë më kot publikisht, se tanimë ka ardhur koha, që në këtë vend, të
votohet edhe sheriati!
Këto
janë hijet më të zeza mbi tokën tonë, që po nxijnë e katranosin jetën e
shqiptarëve autokton, idealet e tyre më të larta kombëtare dhe çdo akt të virtytshëm
e të ndritshëm patriotik, përfshi këtu edhe sakrificën sublime të çlirimit të
vendit dhe jetën e lirë në shtetin e çliruar të Kosovës me gjakun e pastër të
shqiptarëve atdhetar.
Tendencat
e mendësisë mesjetare turko-arabe, me lejen tuaj, vijojnë edhe sot t`ia zënë
frymën këtij populli dhe mbyllin të gjitha rrugët për një jetë të qetë e
moderne evropiane duke penguar integrimin e vendit tonë në BE,e NATO dhe
organizatat tjera ndërkombëtare.
Kooketimi
i politikbërësve të shitur e mafioz me imamët antikombëtar dhe organizata të
dyshimta islamike për para, shtyu Kosovën të bie pre e ideologjizmave
orientale, duke quar deri aty sa me lejen e qeverive të udhëhequra nga Hashim
Thaçi & CO, në vendin e quajtur Debellde, atje ku Thaçi ia pati bërë
bakshish falas-FYROMIT mbi 2500 hektar tokë të Kosovës, hoxhallarët
antishqiptar, si Zekerija Qazimi me shokë, të hapnin edhe kampe stërvitjesh, ku
për muaj të tërë, sikur Kosova të mos kishte asnjë policë të vetëm në gjithë
territorin e saj, përgatitën pa asnjë pengesë, qindra djem të rinj shqiptar,
për ti bërë mish për top dhe dërguar ushtar të ISIS-t në Siri dhe Irak, një
pjesë e të cilëve ende edhe sot gjenden atje.
Madje
ata jo vetëm se përzien gjakun me arab,por na sollën edhe fëmijë të ISIS-t, në
vendin tonë, të cët nesër do të kërkojnë pjesë në Kosovë, njësimin me shtetet
arabe apo pushtimin e saj nga beduinët arabo-turk.
Kjo
jo vetëm se e ktheu Kosovën në një vend edhe më të dyshimtë dhe të pasigurt për
qytetarët e vendit dhe në rrezik permanent për përfaqësuesit e organizatave
ndërkombëtare me veprim legal në Kosovë, por u mori jetën edhe shumë të rinjve
shqiptar të cilët nga hoxha Zekerija Qazimi & CO u dërguan për të lënë
eshtrat e tyre në luftëra të huaja të brendshme ndërarabe në Siri dhe Irak, me
të cilët kurrë nuk na ka lidhur asgjë dhe nuk kishim nevojë të hynim në aleancë
as bashkëluftonim me ta.
Mjerisht
me vërshimin masiv të fundamentalizmit islamik në Kosovë hoxhallarët si Irfan
Salihu futën edhe në ligjëratat e tyre, fyerjet ndaj të gjithë heronjve tanë
kombëtar, ofendonin publikisht para xhematit në xhami, femrat shqiptare si
lavire dhe Kosova filloi të kthehet në vatër të terrorizmit, ku ekstremistët
islamik, përveç kërcënimeve verbale nisën ti rrihnin njerëzit jo vetëm nëpër
xhami por edhe rrugëve të hapura, të gjithë ata që nuk u bindeshin wahabistëve
dhe salafistëve të Naim Tërnavës, deri te prof Xhabir Hamiti, vetëm pse
mendonin më ndryshe se erdoganisti Naim Tërnava.
Të
gjitha dyert dhe rrugët për invadimin e ekstremistëve islamik në Kosovë, ua
hapët pikërisht ju, ishte Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe të
gjithë ata që tash e mbi dy dekada e rrjepën këtë vend, pa asnjë mëshirë,
ndërsa sot, pa fije turpi i janë bashkuar valles së islamistëve dhe kanë kthyer
Kosovën në shtet të imamëve arabo-turko anadollak, ku Naim Tërnava me izë të
Erdoganit, nisë edhe xhamin e "1001-të", pa pyetur askend, në tokë të
shqiptarëve dhe në truallin e Kosovës, sikur këto të ishin pronë e turkoshakëve.
Është
shumë indikativ fakti se edhe gurthemelin e kësaj "alamet" xhamie
Tërnava e vuri, pikërisht në momentet kur sapo rifilluan bisedimet me Serbinë,
për ta bindur, Amerikën, Evropën dhe gjithë botën demokratike se Kosova dhe
shqiptarët nuk janë më ata që SHBA, NATO dhe BE, dikur i çliruan, pavarësuan,
sollën njohjet ndërkombëtare dhe mbajnë në këmbë shtetin e tyre të brishtë edhe
sot, duke i kujtuar për popull evropian, por janë turko-arab të tërbuar në
zemër të Evropës, të cilët përderisa ju i mbani gjallë me të gjitha, duke
siguruar edhe kufijtë e vendit, paqen,stabilitetin dhe shtetin e tyre me
ushtarë të KFOR-it, ata thellojnë rrënjosjen e mesjetës arabe,
afrikano-aziatike, në tokat e të parëve të vet autokton shqiptaro-evropian.
Shqiptarët
janë ata të cilët nuk morën vesh as mend, dhe as që mësuan gjë edhe kur në
vitin 2014,radikalizmit islamik u shpërfaq në përmasa të atilla kërcënuese, sa
që nisi të matej dhe kërkonte përballje edhe me vet shtetin e Kosovës, me ç`
rast Kosova u detyrua ti burgoste mbi dyzet imamë salafisto-vahabist, të
dyshuar për terrorizëm islamik, disa prej të cilëve u dënuan edhe me më tepër
se 10-12 vite burg dhe nga atëherë ende nuk i kanë përfunduar dënimet.
Përditshmëria
e të jetuarit të shqiptarëve autokton edhe në vendin e vet, tanimë mbi dy
dekada të lirë,jo vetëm po rrezikohet seriozisht por edhe është kthyer në makth
nga hoxhallarët antishqiptar, të cilët nuk tolerojnë asgjë kombëtare, sikur
Kosova të gjendej dikund në arabistan....
Të
tillë ishin edhe hoxhallarët e vitit 1909, që të nxitur nga xhonturqit
protestonin në të gjitha qytetet më të mëdha shqiptare, kundër alfabetit latin
të gjuhës shqipe duke nxitur Xhavit Pashën që të bënte masakra mbi shqiptarët
dhe mbyllte shkollat shqepë me ushtri.
Të
tillë ishin edhe ata të mëvonshmit që ndihmuan qeverinë greke, pas traktatit të
Lozanës më 1923, ku me një pikë të veçantë mbroheshin shqiptarët çamë nga
shpërngulja dhe këmbimi i popullsive greke dhe turke, duke i regjistruar çamët
shqiptar si turq në deftere zyrtare, për ti mundësuar Greqisë të bëjë dëbimin e
tyre në Turqi.
Të
tillë dhe aspak më të mirë, u dëshmuan edhe hoxhallarët e trojeve shqiptare nën
pushtimin jugosllavë, me të cilët edhe Ramë Bllaca kishte më shumë telashe se
sa me vet pushtuesit serb, sepse po këta hoxhallarë ishin ata që i detyronin
shqiptarët të venin gisht, për tu regjistruar turq, në regjistrat e
administratës shtetërore serbe, duke u thënë se është haram dhe i vret zoti të
shkruhen shqiptar dhe hapur edhe zyra deri në fshatrat e thella të Hasit për
lehtësimin e marrjes së "vezikave"-apo pasaportave për tu shpërngulur
në Turqi.
Kurse
sot për habi, edhe intelektualët (qofshin të tillë) jo vetëm se nuk e ngritin
zërin as reagojnë për asgjë, por ende sikur dominohen nga mentaliteti i robit,
të nënshtruarit dhe fenomeni i të jetuarit nën okupim, ndaj dhe janë pajtuar me
gjithçka edhe me rrëshqitjen e Kosovës në shoqëri turpi me mentalitet mesjetar
turko-arab, dhe shndërrimin e saj, në vatër të radikalizmit islamik.
Ndaj
dhe Naim Tërnava të cilit përfundimisht, duket që iu ka mbushur mendja se edhe
ky, tanimë e ka mundur shtetin tonë të brishtë, sapo merr sinjalin nga Serbia
dhe Rusia se tani është momenti kur Kosova nuk guxon të duket si truall i
Evropës por shkretëtirë e beduinëve arab, nisë xhami të re, ku mungojnë vetëm
devetë, nëse nuk janë politikbërësit tanë ata që për pak para, mund ti shalojë
secili nga hoxhallarët e kamur prej donacioneve konspirative.
Është
e pamundshme të kuptohet realisht se si menjëherë pas lufte në shekullin XXI iu
dha kaq shumë hapësirë, të sulën gjithë këta imam antikombëtar për ta zhytur
Kosovën e pasluftës kaq thellë në mesjetë me të ashtuquajturën fe, sikur Kosova
dhe shqiptarët, të mos kishin pasur fare nevojë për liri, por të kishin vuajtur
aq shumë, vetëm për mungesë të imamëve, xhamive, radikalizmit islamik dhe
mentalitetit turko-arab, duke e bërë kaq të huaj dhe të zymtë deri në
pafundësi, këtë vend për shqiptarët.
Kosova
kurrë nuk mbahet mend të ketë qenë ndonjëherë kaq fort e mbërthyer nga dominimi
islamik, sikur të ishte shteti i ajatollahëve të Iranit, ku kohët e fundit jo
vetëm politika, por edhe inteligjenca është përmbysur deri në atë masë, sa që
përkundër problemeve me të cilat ballafaqohet populli dhe shteti ynë,ka vite e
vite, që vërehet mungesa totale e reagimit intelektual, medias dhe analistëve,
gjë që dëshmon vetëdijen e ulët, paaftësinë, papërgjegjësinë dhe mungesën
totale të guximit qytetar, veçanërisht në Kosovë.
Nëse
në vitet e pasluftës së dytë botërore shqiptarët filluan të zhvishen me
vullnetin e tyre nga islamizmi, perçet, mbulesat, shamitë dhe mentalitetet
turko-arabe, të vetëdijshëm se nuk janë të tyre,kur as propaganda
serbo-jugosllave nuk mundi ti vesh ata më, me islamizëm arkaik dhe lidhje me
terrorizmin islamik, vetëm pak vite pas çlirimit të Kosovës, Serbia përmes
imamve të shitur turko-arab, arriti ta bëjë atë që për mbi 80 vite sundim nuk
mundi ta bënte e gjithë Jugosllavia rreth 24-5 milionëshe, sa thuhej që ishte.
Këta
imam bashibozuk antishqiptar bënë që me veprimet e tyre devijante, brenda pak
vitesh në liri, të mos ngelet më vlerë, simbol as shenjtëri kombëtare e
pashkelur nga ta, që nga Skënderbeu, e shenjëta Nëna Tereze, Rilindësit e
famshëm dhe burrat më me nam dhe më emërmëdhenj që patën shqiptarët të cilët
bënë historinë e kombit tonë, pa u sharë, fyer e nëpërkëmbur prej islamistëve,
duke zhgënjyer edhe shqiptarin e fundit në Kosovë.
Keqpërdorimi
i fesë nga Serbia për ta shpërbërë identitetin shqiptar të Kosovës, përmes
hoxhallarëve antikombëtar, po vazhdon edhe sot, pa asnjë pengesë, falë jush
z.Blerim Latifi, falë udhëheqjes dhe inteligjencës së heshtur shqiptare, që e
morën në qafë, kombin tonë dhe popullin shqiptar të Kosovës, ndaj ndërmerrni
diçka, qoftë edhe vetëm organizimin e një peticioni për përfundimin e marrëzive
të mëtejme beduine, dhe ndalimin e ngritjes edhe të një ngrehine më tepër,
turko-arabe, si xhamia erdoganiste e Naim Tërnavës në zemër të Kosovës në
Prishtinë.
Përndryshe
traditat e hershme kombëtare, autoktonia dhe historia jonë, po përmbysen me
lejen dhe miratimin tuaj,qoftë edhe në heshtje, nga hoxhallarët erdoganist të
tipit të Naim Tërnavës, të cilët janë kthyer në tyxharët më të pështirë politik
dhe punojnë ditë e natë, pa asnjë pengesë, për interesa të huaja, duke bërë
shqiptarët në vend të vetin, rob të xhamive dhe mendësisë mesjetare
turko-arabe.
Këta
bashkë me ju, me udhëheqjen e shtetit dhe inteligjencën e tredhur “kosovare”,
po lënë shqiptarët pa dinjitet, pa përkatësi kombëtare, pa shtet dhe atdhe.
Falë
juve inteligjencës së vendit z.Blerim Latifi dhe drenicakut Hashim Thaçi, që
tash e 20 vite udhëheqë me këtë shtet, po ndodhin gjithë këto të këqija, dhe
megjithatë ti dhe kolegët tu intelektual, mjaftoheni duke përshkruar të keqen
në fb., mendoni vërtetë se kjo ju bënë nderë dhe mjafton, para problemeve kaq
të mëdha, që ndodhet Kosova?!
Jo,unë
nuk besoj! Ndaj nëse nuk hidheni në veprim të njëmendtë dhe nuk i ndaloni e
jepni fund këtyre çmendurive, presim nga ju që o ti largoni këta hoxhallarë
xhambaz një orë e më parë nga i keni sjellur, ose të thyeni qafën edhe ju,
bashkë me ta, ku të dëshironi, në Turqi, Rusi, shtetet arabe apo edhe në Serbi,
por vetëm të ikni nga Kosova, në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë të
lirë dhe shqiptarisht në vendin e vet.
P.S.:
Ky shkrim nuk u bë për të polemizuar me ju personalisht, por për sensibilizimin
tuaj e të inteligjencës së vendit si dhe të opinionit kombëdashës
mbarëshqiptar, jo vetëm në Kosovë,por edhe në Shqipëri, trojet tona etnike dhe
diasporën kudo në botë, me bindjen e mirë se është koha e fundit për veprim
praktik, para se Kosova të pësojë dhe denigrohet edhe më shumë në momentet
vendimtare dhe më kritike, të bisedimeve me Serbinë.
Me nderime
Gani Qarri, Cyrih