Kerko: a
Nexhat Halimi: Me nënën
E diele, 12.07.2020, 09:48 AM
Nexhat Halimi
Me
nënën
I
zbrisje me mund shkallët e shtëpisë tjetër
Të
vishe me pjatën me patëllxhan e bizele
Ftohtë
i zvarrisje këmbët akullit, moj rebele
Arrije
pak pak në lëvizje mendimit të vjetër
-Mos
eja më plakë e imja, në këtë stuhi.
I
leje të mbathurat te dera e s` flisje dot fjalë
Apo
veç prekje llaf për ethe lufte e për valë
Të
liroja dorën pjate dhe ikja thellë në vetmi
Më
bëje be në çdo gjë të gjallë e të vdekur
Kërkoje
t`i ecja udhët e vjetra veç dhe të reja
Asgjë
të mos blej pa e parë, mbyll` në thes
Ta
zbërthejë cila është e para pula apo
veja
Të
nisem çaste më herët të mos arrij i fjetur
Të
mbërrij te vetja në çdo takim e aty të pres
Pamje gjysmë e vdekur
I
jepem ëndrrës, ti ende vjen në ballkon
A
të kujtohet tashmë që s` të kujtohet
Veç
pse shpirti ndarë nga trupi s` lexohet
Ja
vjen me `i pjatë pemësh e më zgjon
Befas
përsëri zhdukesh e ngel veç vetmi
Kot
është askush s` vjen të flas me mua
Veç
vij e shkoj me hijen tënde në krua
Ka
kohë s` ndiej degëzim vetëtime në hi
Iku
kujtimit e arrij në Dumnicë ndër lot
Aty
të gjej të heshtur buzë jallisë së fjetur
Pa
askënd afër i ndjekur malli dhe tretur
Pemët
tharë rruga pak e shkelur ka mot
Pamjet
gjysmë të vdekura me enigma lart
Frynë
erë e çuditshme me shije të thartë