Kerko: a
Nikë Gashaj: Participimi politik i pakicave kombëtare
E marte, 23.06.2020, 12:57 PM
PARTICIPIMI POLITIK I PAKICAVE KOMBËTARE
Nga
Nikë Gashaj
Çështja
e përfaqësimit politik të pakicave kombëtare është ndër problemet qendrore të
përfaqësimit demokratk, sepse prek në vetë themelet e demokracisë – të parimit
të barazisë politike, nga e cila rrjedh
dhe e drejta për përfaqësim të barabartë. Nëse pakicat nacionale nuk janë të
përfaqësuara në mënyrë proporcionale, atëherë ka të bëj me një regjim politik
të pabarabartë dhe të privilegjuar për shumicën në të cilin një pjesë e
njerëzëve qeveris apo sundon mbi të tjerët, kurse një pjesë tjetër të qytetarëve
u është marrë e drejta e përfaqësimit politik në mënyrë demokratike dhe
adekuate.
Participimi
politik i pakicave kombëtare është objekt i rregullimit dhe në Koventën kuader
të Këshillit europian për mbrojtjen e pakicave kombëtare(1995.). Në nenin
15 të Konventës janë përcaktuar detyrat
e shteteve kontraktuese” të krijojnë kushte të nevojshme për pjesëmarrjen
efikase të pjestarëve të pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe
ekonomike, si dhe në punë publike, në veçanti të atyre që drejtpërdrejtë u
përkasin”.
Ekzistojnë
më shumë koncepte, modele dhe mekanizma të ndikimit dhe të pjesëmarrjes të
pakicave kombëtare në pushtetin shtetëror në vende të ndryshme, sikurse janë:
zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore të sigurimit të veçantë të drejtpërdrejtë të
përfaqësimit të pakicave, të autonomive dhe trupave këshillues. Sistemet
proporcionale zgjedhore mundësojnë një shkallë më të latë të përfaqësimit të
interesave të ndryshme në Parlament.
Ato
mundësojnë përfaqësimin parlamentar të partive të vogëla dhe të pakicave
kombëtare.
Në
Europë ekzistojnë zgjidhje të ndryshme kushtetuese – politike të përfaqësimit
politik të pakicave kombëtare. Duke u nisur nga përfaqësimi politik vetëm i
disa pakicave autoktone deri te kyçja e të gjitha pakicave, nga sistemi i përfaqësimit
të veçantë të pakicave me një njësi të veçantë elektorale deri te zgjedhja e
përfaqësimit të pakicave në kuader të sistemit të përgjithshëm
zgjedhor(zgjedhjet proporcionale me lista partiake etj.).
Në
sistemet zgjedhore proporcionale, sigurimi i përfaqësuesëve të pakicave
nacionale në organet zgjedhore të pushtetit më së lehti arrihet ashtu që për
parti të pakicave dhe për kandidatat e tyre zvogëlohet ose/krejtsisht heqet
pragu zgjedhor. Sigurimi i përfaqësuesëve të pakicave nacionale është i mundur
të arrihet dhe me formimin e njësisë së veçantë zgjedhore të pakicës në të
cilën pjesëtarët e pakicës nacionale janë sëpaku shumicë minimale në kuadër të
numrit të përgjithshëm të elektoriatit. Me qëllim të sigurimit të përfaqësimit
të veçantë të pakicave nacionale zgjedhjet kryhen në bazë të regjistrimeve të
veçanta të votuesëve nga strukturat e pakicave kombëtare. Në disa sisteme zgjedhore këta votues kanë
vetëm një vot, duke ua lënë atyre të drejtën e përcaktimit për të votuar për
kandidatin e pakicës apo për kandidatin nga njëra nga listatë tjera partiake.
Në sisteme të tjera votuesit nga struktura e pakicave kombëtare kanë të drejtë
për votimin e dyfishtë, ashtu që mund të votojnë, si dhe votuesit tjerë për
kandidatë nga çdo listë tjetër, si dhe përpos asaj dhe për kandidatin e vetë të
pakicës nga e ashtuquejtura lista e pakicës.
Në
zgjidhjet e tilla të llojllojshme parashtrohet pyetja e pikënisjes dhe të
kriterve për krijimin e modelit të përfaqësimit politik të pakicave kombëtare.
Ajo, gjithsesi nënkupton respektimin e standardeve të përgjithshme, por dhe
orientimin e përcaktimin për ato zgjidhje të cilat në mënyrë më të plotë do të
shprehin gjendjen, karakteristikat dhe nevojat e mjedisit në të cilin do të
zbatohen. Ardhja deri te këto zgjidhje duhet të bëhet në mënyrë demokratike.
Marrja demokratike e vendimeve nënkupton pushtetin e shumicës, por pushtetin e
ashtuqujtur të shumicës së kufizuar e cila respekton të drejtat e barabarta të
tjerëve dhe e cila e ka marr si detyrim një sjellje demokratike gjatë ushtrimit
të punëve publike.
Të
drejtat e përcaktuara të pakicave duhet të jenë të siguruara me sitemin juridik
dhe për ato nuk duhet të merren vendime sipas parimit të shumicës, për shkak të
mundësisë së majorizmit. Por vendimet për ato duhen të merren në pajtim me
përfaqësuesit e pakicave, pra duke zbatuar demokracinë konsensuale.
Njohjet
nga shkencat bashkëkohore politike tregojnë, se në përfaqësimin kolektiv në
organet e pushtetit shtetëror ka të drejtë, para së gjithash: ajo pakicë
kombëtare autoktone e cila është historikisht dhe sistematikisht e lërur pasë
dore në zhvillimin dhe afirmimin e në
pikëpamje materiale dhe shoqërore; e cila dallohet prej shumicës dominuese të
popullësisë të shtetit përkatës, përkah prejardhja e etnicitetit, gjuhës dhe
alfabetit, historisë, kulturës etj. sikurse është nacionaliteti shqiptarë në
Mal të Zi. Meqenë shqiptarët nuk kanë pas mundësi të shkollimit në gjuhën
amtare deri më 1945., çka nuk ka qenë e rastit me nacionalitete të tjera në Mal
të Zi. Pa dyshim ajo ka pasë pasoja afatgjata në zhvillimin arsimor, kulturor,
shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi. Andaj, shqiptarët në Ma të
Zi, edhe pse janë pakicë autoktone,
specifike historike dhe kulturore, akoma gjinden në një pozitë materiale dhe shoqërore të papëlqyeshme.
Sikurse
është e njohur me vendosjen e sitemit shumëpartiak në Mal të Zi pas vitit 1990,
një pjesë e shqiptarëve janë organizuar në parti qytetare. Kurse në anën tjetër
janë formuar dhe disa parti nacionale. Mirëpo, shtrohet pyetja: sesi të
sigurohet përgjegësia e përfaqësuesëve shqiptarë, si të arrihet që ata me të
vertetë tu sherbejnë interesave të popullit shqiptar në Mal të Zi.
Në
partitë qytetare zbatohet modeli i tillë
që në strukturën e përaqësuesëve politikë të ketë përfaqësues të cilët në
mënyrë deskriptive të kenë veçori të pakicave kombëtare, prandaj dhe të
shqiptarëve. Një përfaqësim i tillë do të thotë se në trupin ligjëdhënës të
ketë antarë të cilët i takojnë ndonjë pakice nacionale edhe pse ajo nuk i ka
zgjedh, por trupi i pergjithshëm elektoral. Në anë tjetër, ata janë kandidatë
të partive të ndryshme të ashtuquejtura qytetare dhe në mënyrë parimore duhet të zbatojnë programet dhe kërkesat e
partive që u takojnë. Prandaj, prej përfaqësuesëve të tillë as që mund të pritet
që ti përfaqësojnë interesat e pakicave kombëtare.
Në
anën tjetër, në teorinë politike partitë nacionale paraqesin një institut
demokratik në artikulimin e interesave kombëtare. Mirëpo, shtrohet pyetja: partitë nacionale a i përfaqësojnë interesat
nacionale gjithherë në mënyrë konsekuente , dhe nëse i realizojmë, në çfarë
mase atë e bëjnë, apo vetëm
vetmashtrojnë se atë e bëjnë, derisa në të vertetë sendertojnë interesat e veta
të veçanta, respektivisht të udhheqësive të tyre, dhe atë jo rrallë në dëm të
popullit të cilin e përfaqësonjë apo kishte me u dashtë ta përfaqësojnë.
Përfundim: Më në fund, shqiptarëve
në Mal të Zi nuk u duhen shumë parti politike nacionale, por më së shumti dy
Parti të forta kuadrovike, të cilave nuk do tu mungojë profesionalizmi dhe
përgjegjësia politike. Fatkeqsisht, këto cilësi, shikuar në përgjithësi
historikisht nuk i kanë stolisur dhe karakterizuar përfaqësuesit politikë
shqiptarë në Mal të Zi.