Kerko: a
Fritz Radovani: Kur rinia shkodrane këndonte Hymnin e Flamurit
E marte, 16.06.2020, 10:21 AM
Fritz RADOVANI:
Kujtoj…Sot, mbas sa
vjetësh:
Flamurin tonë.., n’unazen e këtij kompanjeli...
E vuni At Gjergj Fishta
me doren e Tij...
ME 13
QERSHOR 1913 ...
KUR RINIA SHKODRANE KËNDONTE:
HYMNIN
E FLAMURIT
Teksti: At Gjergj
Fishta Muzika: Palok Kurti
Porsi
fleta e Ejllit t’ Zotit
Po
rrehë Flamuri i Shqypnis,
E
thrret t’ bijt e Kastriotit
Me
mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
Bini,
Toskë, ju, bini Gegë!
Si
dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A
ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima,
mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Per
mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur
rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje
lufta ndezet zhari,
Atje
anmiku vehet m’ t’ lehta.
Bini,
Toskë!..
Mbi
njatë Flamur Perendija
Me
dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per
Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush
u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini,
Toskë!..
Shka?
A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi
vetë Zoti na ka dhanun,
Sod
me e shkelë kamba e poshtnueme
E
nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?
Bini,
Toskë!....
Ah;
jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’
me u shkri me gra, me fmi!
Kem’
me mbetë kortarë nder ara,
Se
me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.
Bini,
Toskë!..
M’
kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri
ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si
pol veshet t’ Perendis,
Kah
na ban hije prej qiellet.
Bini,
Toskë!..
Ma
mirë dekë me u shue nen hije
T’
Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,
Se
me rrnue nji jetë robnije
Per
nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.
Bini,
Toskë!..
Armët
e Besen na i njeh bota;
Trima
n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften
né na e msoi Kastrjota:
Kè,
thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!
Bini,
Toskë!..
Urra!
Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod
a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri
i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo,
Zot, per Atmè e Fé!
Shenim nga At Viktor
Volaj O.F.M.:
Hartimi
i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin
Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkoder. Me gjithse
këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e
Shqypnisë.
Ishte
nata e kremtes së Shna’ Ndout, 12 Qershor 1913. Po mbushej gati moji që se
Fuqitë nderkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 Maji). At Fishta,
këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e
Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue
njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej kumbonarjet të
Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër
metrash, fëmija menjiherë, si u patne porositë perpara, u shpërndanë çeta-çeta
nepër rrugët e qytetit tue këndue:
“Porsi
fleta...”.
Menjiherë
erdhi urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi duhet t’a
ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën kurrsesi urdhnit të tij... Atëherë, ai i kercnoi se do
ta ulin me topa... E, At Fishta ju pergjegjë: “Flamuri i Kastriotit e ka per
nderë me u gjuejtë me topa!..” (Botue 1941).
Melbourne, 15 Qershor
2020.