Kerko: a
Fazli Maloku: Ata që nuk harrohen kurrë
E marte, 16.06.2020, 09:13 AM
Ata që nuk harrohen kurrë
(Pjesë
nga Ditari im, shkruar dhjetë vite e tridhjetë e katër ditë më parë)
15 maj 2010
Vritën katër shqiptarë
në Maqedoni
Sipas
informacineve, por edhe kumtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme e
Maqedonisë, mësojmë se në mëngjesin e herëshëm të datës 12 maj 2010, në pritën
e kurdisur që më parë, policia maqedone (njësiti special)vrasin pa paralajmërim
katër shqiptarë: Harun Aliu, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me
nofkën "kom.Kushtrimi", Shaban Zenuni, Qemal Fejzullahu dhe Xhafer
Shala, të gjithë luftëtarë të lirisë, tre të parët shtetas të Maqedonisë,
ndërsa Xhafer Shala,shtetas i Kosovës, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës
(FSK), . ish ushtar i dy luftërave
çlirimtare në Kosovë e Maqedoni. Kom. Harun Aliu alias kom.Kushtrimi,
bashkëluftëtar i ditëve të para me Ali Ahmetin, themelues i Ushtrisë Çlirimtare
Kombëtare. Kom.Harun Aliu - "Kushtrimi", kishte firmosur Komunikatën
e parë të UÇK, në të cilën pos tjerash ipej kushtrimi për liri të popullit
shqiptarë të pjesës shqiptare të Maqedonisë. Në kumtesën e Ministrisë së Punëve
të Brendshme të Maqedonisë thuhet: "Pas informacioneve të marra ditë më
parë, se një grup trafikantësh me armë, do të depërtojnë në territorin e
Maqedonisë, njësitet tona speciale vunë pritë duke i vrarë katër trafikantë
armësh dhe duke zënë sasi të madhe armatimi: tre thasë me TNT (trotiol), pushkë
automatike, mitralozë, minahedhës...me furgonin me të cilin udhëtonin vetëm
pesë kilometra larg kufirit të Kosovës dhe rreth 15km larg Shkupit"!!
Pamja filmike ku gjoja ishte kryer vrasja - krimi, paraqiste një furgon ngjyrë të bardhë, në një
rrugë mes një pylli, i bërë shoshë nga plumbat në të gjitha anët.
Varianti
zyrtar maqedon, bën të dyshosh se ngjarja apo krimi makabër i forcave speciale
fashiste maqedone, ndaj katër
shqiptarëve nacionalistë, luftëtarë të lirisë, e jo kontrabandistë armësh, nuk
është aspak i besueshëm bile jashtë çdo logjike edhe për njeriun më të
thjeshtë. Vrasja e katër ushtarëve të lirisë, idealistë e patriotë për Kauzën
Kombëtare Shqipëtare për Shqipërinë Etnike, ishin të kërkuar edhe më parë nga
organet gjegjëse maqedone, bile kom. Haruni , nga një gjykatë fashiste
maqedone, më parë ishte dënuar me burgim të përjetëshëm, vrasja e tyre duhet të
jetë bërë krejt dikund tjetër, si gjithëherë me tradhëti e në pabesi, dhe më
pastaj është hartuar skenari për opinion. Me të drejtë shtrohet pyetja: si
është e mundur që gjithë ata plumba kalibra nga më ndryshmit, e bënë shoshë
furgonin nga të gjitha anët e të mos eksplodoi gjithë ajo sasi municioni e
sidomos "tre thasët me TNT"?!
Kumtesa
e MPB maqedone, ishte vetëm një kopje nga kumtesat që lëshonte për opinion Qeveria
e Sllobodan Millosheviqit kur vriteshin luftëtarët çlirimtarë të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Çlirimtarët. etiketoheshin "kriminelë",
"kontrabandistë armësh", "terroristë"...etj. Por,
fatkeqësisht jo vetëm nga autoritetet e organet përkatëse pushtuese, por me të
njejtat etiketime dilnin edhe përsonalitete politike, shqiptarë, kuptohet
vasalë të pushtetit pushtues, bile këta të fundit thirrnin edhe FBI-në
Amerikane e Interpolin ndërkombëtar që të vijnë në Kosovë, për ti zbuluar,
ndjekur e zhdukur!!
Edhe
kësaj radhe, qeveritë kukulla në Prishtinë e Tiranë, për këtë krim makabër ndja
katër çlirimtarëve shqiptarë nuk reaguan fare! Sikur kjo mizori të kishte
ndodhur dikund në një skaj të botës! Bile, edhe më keq, qeveritarë, liderë
partish, pozitë e opozitë, i dhanë mbështetje qeverisë maqedone duke u zotuarë
publikisht, për të satën herë, "se do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta
nbrojtur shtetin maqedonas"! Besoj se kjo nuk do koment...
...
Pasi që krerët politikë shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, pas dy luftërave
çlirimtare pçlotësisht të fituara në Kosovë e Maqedoni, pas luftës tradhëtuan
idealin e dëshmorëve të lirisë, shkelen me të dyja këmbët "Betimin"e
tyre për çlirim e bashkim kombëtar, fashistët maqedonë po mendojnë se iu erdhi
dita për të qëruar definitivisht hesapet me të gjithë ata shqiptarë të cilët
nuk iu nënshtruan tradhëtisë, nuk punojnë e veprojnë për interesa përsonale,
familjare apo klanore, por i qëndruan besnikë idealit kombëtar për të bërë
Shqipërinë Etnike. Por, mos të harrojnë fashistët maqedonas në pushtet, se nuk
është moti, që me "speciallcat" e tyre me emrin "luanët",
patën filluar skenare të ngjajshme, por kur djemt e vashat, bijtë e shqipës
rrokën armët e lirisë, të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për ti
dalë zot popullit e Atdheut, "luanët"e tyre shumë shpejt u shëndruan
në maqorrë, duke i dëshpruar krerët fashistë maqedonë...
Edhe
sot, që po e përshkruaj këtë pjesë të ditarit tim të asaj kohe, nuk kam çka ti
shtoj apo ti heqi.
Lavdi
e përjetshme dëshmorëve të lirisë të të gjithë brezave!
Fazli Maloku, Prishtinë, 16 qershor
2020