Kerko: a
Florim Zeqa: Të bashkuar në mbrojtje të shtetit!
E marte, 16.06.2020, 08:47 AM
Të bashkuar në mbrojtje të shtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Qytetarët
e hipnotizuar më lehtë u besojnë gënjeshtrave të liderëve mashtrues sesa të
vërtetave dhe këshillave të intelektualëve, analistëve dhe gazetarëve të
pavarur nga konjukturat partiake.
Shteti i Kosovës nuk
është pronë e partive politike
Shtetin
e fituar me mund e sakrifica të panumërta duhet ta ruaj dhe mbrojë secili
qytetar i këtij vendi me sjellje civilizuese dhe demokratike.
Republika
e Kosovës nuk është pronë e asnjë partie politike dhe politikani, as e
pushtetit dhe as e opozitës, por është pronë e të gjithë qytetarëve të këtij
vendi.
Andaj,
secili prej nesh duhet të vihemi në mbrojtje të shtetit pa pasur nevojë t'i
shesim patriotizëm njëri-tjetrin, se kush e don më pak e kush tjetër më shumë
Republikën e Kosovës.
Të
gjitha subjektet politike dhe liderët partiak, të gjithë deputetët shqiptar të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe
opozitë, duhet të unifikojnë veprimet
për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të ardhmës së qytetarëve të vendit.
Në
veqanti opozita kësaj radhe duhet të tregohet më e kujdesshme se asnjëherë më
parë, shkaku i rrezikut nga prapaskenat e Beogradit, i cili kohëve të fundit ka
aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj kundër shtetit të Kosovës. Kur e themë të
gjithë mekanizmat i kam parasysh edhe disa prej shqipëfolësve të
"fjetur", të cilët Serbia me aq lehtësi i aktivizon në situatat më
shpërthyese për vendin tonë!
Si
në të kaluarën, edhe tani mjeranët dhe të dështuarit politik, fatzinjët dhe
shpirtëzinjët e kombit shqiptar ngjallen si fantazma duke sulmuar vlerat më
sublime të kombit, që për synim kanë shkaktimin e urrejtjes dhe përçarjes
etnike dhe fetare brenda popullatës shqiptare.
Bashkërendimi i
veprimeve në përmbyllje të dialogut
Shtrohet
pyetja çfarë munden dhe çfarë duhet të bëjnë subjektet tona politike në
parandalimin e këtyre planeve antikombëtrae dhe antishtetërore!?
E
para, është koordinimi dhe unifikimi i veprimeve të partive politike shqiptare
në prag të përmbylljes së dialogut me Serbinë.
Bashkimi
i të gjittha subjekteve politike, liderëve partiakë, ASHAK-ut dhe shoqërisë
civile në procesin përmbyllës të dialogut do të evitonte nënshkrimin e
marrëveshjeve të dëmshme për vendin nga cilido lider shetërorë.
Në
të kundërtën, nëse partitë politike vazhdojnë me rrokullisjen e tyre të
pakontrolluar rreth pushtetit do t'i humbin të gjitha; shtetin dhe
pushtetin, mbështetjen e miqve
ndërkombëtar dhe ajo çka është më e dhimbshmja, e rrezikojmë ekzistencën e
shtetit.
Shteti
i Kosovës në fund të dialogut duhet të mbetët kështu si është njohur
ndërkombëtarisht, si Republikë e Kosovës në kufijt ekzistues pa fusnota dhe pa
asociacione etnike, ngase ndryshe nuk mund të ekzistoj si e tillë, sikurse
pavarësia që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet pavarësi, edhe
shteti duhet të jetë unik dhe në kuptimin e fjalës ose nuk mund të jetë shtet.
Në përballje me Serbinë
nuk ka ndarje pozitë-opozitë
Për
të qenë të barabartë në dialog me Serbinë, duhet të bashkohemi dhe barazohemi paraprakisht me njëri-tjetrin, që
i bie, t'i eliminojmë të gjitha ndasitë dhe të rreshtohemi si ushtar të atdheut
në mbrojtje të shtetit e jo si bajraktar të fiseve që luftojnë për marrjen e bajrakut të
shpëtimtarit, dhe anasjelltas, duke akuzuar njëri-tjetrin për tradhti
kombëtare.
Zgjidhja
e problemeve të hapura me Serbinë nuk bëhet me politika naive, as me ikje nga
ballafaqimi në dialog, por me përballje të drejtëpërdrejt me fakte dhe
argumente historike që janë armë e fuqishme në dorën tonë.
Opozita
duhet të jetë aktive dhe pjesëmarrëse në të gjitha zhvillimet në vend, e në
veçanti në dialogun përmbyllës me Serbinë, për shkak se frytet e epilogut final
të këtij dialogu do t'i i shijojmë të gjithë së bashku.
E
meqë është pikërisht kështu, pjesëmarrja në dialog na takon të gjithëve, në
mënyrë që mos ta lëmë asnjë zbrazëtirë për manipulim dhe keqintepretim të
marrëveshjeve me Serbinë.
Republikës e Kosovës nuk
guxon të mbetet peng i dialogut
Angazhimi
i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht i
Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë dhe vendeve tjera në dialogun përmbyllës
me Serbinë, duhet të jetë edhe një motiv shtesë për të gjitha forcat politike
në Kosovë, për bashkërendim të veprimeve në përballje me Serbinë nën
monitorimin e shteteve më të fuqishme apo këtyre qendrave të vendosjes që
ndodhen aktualisht në dekadën e dytë të milenimuit të tretë.
Nëse
bashkohemi si një trup i vetëm nuk duhet ta kemi asnjë arsye t'i frikohemi
perballjes në dialog me Serbinë, siq nuk ju kemi frikësuar perballjes në luftë,
edhe përkundër disproporcionit të madh në armatim dhe teknik luftarake.
Për
këtë arsye duhet të bëhemi bashkë, t'i lëmë inatet personale për interesin e
shtetit, në mënyrë që ta nxjerrim më të mirën e mundshme nga ky dialog, i cili
nuk ka mundësi të prolongohet dhe as të përsëritet më, siq nuk do të përseritet
më asnjëherë intervenimi i aleancës më të madhe ushtarake në botë për çlirimin
e Kosovës që zgjati plot 78 ditë e netë pandërprerë.
Meqë
është kështu, nuk ekziston asnjë arsye që Republika e Kosovës të mbetet edhe më
tutje peng i dialogut me Serbinë. Përmbyllja e këtij dialogu, shtetit tonë do
t'i hapë përspektiva të shumta zhvillimore dhe anëtarësim të shpejtë në BE,
OKB, NATO, INTERPOL dhe UNESCO.
Nëse
në dialog me Serbinë shkojmë të bashkuar do të dalim fitimtar dhe faqebardh,
ashtu siq dolem në Rambuje, në të kundërtën rrezikojmë të humbim më shumë seqë
e mendojmë.