Kerko: a
Zenel Çeliku: Ofensiva e Partisë Agrare Ambientaliste
E premte, 12.06.2020, 09:22 AM
Ofensiva e Partisë Agrare Ambientaliste
Nga
Zenel Çeliku
Një
ditë më parë kreu I Partise Agrare Ambientaliste (PAA)-Agron Duka, në një
intervistë në TV Klan deklaroi se, tashmë motorët e PAA janë ndezuar fuqishëm
si asnjëherë tjetër. PAA pak ditë më parë bëri mbledhjen e jashtzakonshme të
kryesisë të saj, ku u vendos se, menjëherë PAA fillon fushatën e saj të
organizimit të strukturave në të gjithë vëndin për të qënë favorit potencial në
zgjedhjet e ardhshme. Realisht PAA është e para parti politike që po përgatit
shume seriozisht forcat e saj elektorale për një organizim total për një
fushate gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato të
përgjithshme. PAA para 5 ditësh për të qënë me këmbë në tokë me vehten, ka
finacuar për dy sondazhe që të dij se ku dhe sa forcë ka kjo parti. Sipas
sondazheve shume serioze, rrezulton se PAA është forcë politike e katërta në
dënd, që do të thotë se kjo parti është vërtetë potencalisht që në zgjedhjet e
përgjit hshme do të jetë një parti parlamentare e përfaqësuar me grupin e saj
të parlamentar. Sondazhet e bëra nga dy agjensi shumë serioze në vënd, duke
marë edhe shkak nga dekleratat e Dukës në TV Klan, I cili deklaroi së PAA do të
jetë me 5 deputet në legjislaturën e ardhshme, gjykoj se kjo parti do të jetë
supriza e zgjedhjeve të radhës. Si gazetar mora një takim me Z. Duka I cili më
tha; PAA është e mbështetur realisht në anëtarësinë e saj, në vendosmërinë pa
eufori që të jemi parti konkurues e fortë shumë serioze, me përfomancë
premtuese, opitimiste dhe e fortë në garën e radhës që pritet, që do të thotë
se ne do të jemi supriza e politikës shqiptare.
Më
tej unë kamë ndjekur në kohë qëndrimet e kësaj partie e cila mbron me forcë
interest e e fermerëve, të agrobiznesit, të qytetarëve e fshatarëve të cilët
kërkojnë ambint të pastër për jetësimin e tyre të shëndetshëm. Si gazetar me
përvojë 25 vjeçare, më rezulton se PAA realisht është dhe do të përfaqësohet
parti me grupin e saj të parlmentar në legjislaturën e ardhsme. Gjykoj se PAA
do të jetë një parti që do të lakmohet shumë nga e majta dhe nga e djathta
politike, edhe pse është në kualicion me këtë të fundit. Dihet se lideri I një
partie është më shumë se 50 % e imaxhit të partisë së tij, me këtë dua të them
se, Duka është I vetmi lider në spektrin politik që gëzon simpati, respekt e
vlerësim nga I elektorati i majtë dhe nga e djathtë. Pa diskutim, kjo është një
pasuri për atë parti që ka një lidër të tillë. Nga ana tjetër unë vërej me
kujdes se PAA është I vetmi avukat mbrojtes i qytetarëve dhe fshatarëve për një
ambient të paster dhe pa ndotje, është avukat mbrojtes për fermerët dhe
agrobiznesin shqiptar, kjo do të thotë se kjo parti mbështetet fort nga qyteti
në fshat e kudo që do të bëhen zgjedhje politike apo vendore. Kushdo e di mirë
se ekonomia e vëndit është varet shumë nga prodhimet e fermertëve, cilido e ka
mirë të qartë se shqiptarët duam dhe kërkojmë ambient pa ndotjen e mbetjeve
(plerave) që digjen të cilët prodhojnë ajër kanceroz. E këto kërkesa më mirë se
kushdo I mbron me force PAA e cila sot për sot është e vetmja parti që
shqetësohet për jeten e njerëzve nga ndotja e mabientit dhe për fermrët të ciët
nuk po ndihmohen apo nuk subvecionohen aspak me politika favorizuese nga
qeveria.
Gjithsesi,
mbetet që të shikojmë lëvizjet e PAA në ditet, javët dhe muajt në vazhdim,
mbasi fushata e ardhshme parashikohet të jetë shumë e fortë mbasi tashmë do të
jetë e vështirë që të vidhen votat si më parë, tashme është e qartë se nuk
mundet të kandidojnë më personazhe me rekorde kriminale në zgjedhjet e radhës.