Kerko: a
Florim Zeqa: Urime dita e bekuar e çlirimit
E premte, 12.06.2020, 08:11 AM
Urime dita e bekuar e çlirimit
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita
më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.
Shënimi
i ditës së çlirimit në mënyrë institucionale dhe shtetërore e madhështon luftën
dhe sakrificat e popullit për çlirim, lirisë së vendit i jepë kuptimin e plotë,
ndërsa popullit i shtonë dashurinë ndaj atdheut.
Për
shqiptarët e Kosovës, 12 qershori i
vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i
ushtrisë se NATO-s dhe ushtarëve të UÇK-së rrugëve të Prishtinës dhe mbarë
Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar me fjalë të qytetarëve,...të cilin,
në mënyrën më besnike e përshkruan blici i aparatit dhe syri i kamerave
televizive.
Mohimi i luftës
çlirimtare, çmim i pavarësisë apo dështim i politikës
Tradita
e mirë e festimit të ditës së çlirimit të vendit tonë u ndal pas 17 shkurtit
2008-të!
Pas
pavarësimit në Kosovë po festohet 15 prilli si "Dita e Kushtetutës"
cila ditën e çlirimit e zavëndësoj më "ditë të paqës", ndërsa
popullin shumicë shtetformues (shqiptarët) i barazoj më pakicat minoritare në
vend.
Pranimi
i termit "Ditë e Paqes" në vend të ditës së çlirimit paraqet gabimin
më fatal të politikës kosovare. Sipas kësaj logjike i bie se në Kosovë nuk ka
pasur luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik...
Më
mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare dhe
sakrificat e shumë brezave,...ku si pasojë e këtij mohimi kemi Gjykatën
Speciale (për hatër të Serbisë e Rusisë), e themeluar me bekimin e deputetëve
shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila për qëllim ka ndjekjen dhe
burgosjen e çlirimtarëve në ëmër të "drejtësisë"
ndërkombëtare, për dënimin e krimeve (të njëanshme) të luftës.
Po
ndodhë pikërisht kështu, sepse mungon mbrojtja institucionale e vlerave të
luftës çlirimtare! Këtë vakum institucional është duke e shfrytëzuar siq është
më së keqi kundër nesh Serbia me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.
Sa
ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u
mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte
gjithmonë ndërkombëtarëve: " Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë".
Madje
në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballkanit,
Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar,
po citoj; "UÇK-ja nuk është terroriste,...ajo është formuar nga njerëzit e
thjeshtë, nga patriotët që luftuan për
lirinë e vendit të tyre", për të vazhduar akuzat ndaj
Millosheviqit;..."ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj
popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë".
Mirëpo
tani, kur ai na mungon nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës
çlirimtare, për arsye që mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm
siq ishte ai rugovian.
"Dita e
Paqes", më tepër se tjetërsim i luftës çlirimtare
Pranimi
i termit "Ditë e Paqes" në vend të Ditës së Çlirimit paraqet
rrëshqitjen drastike dhe gabimin më fatal të politikës kosovare.
Sot
me 12 qershor u bënë 21 vjet nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë. Në
rrethana normale, 21 vjet liri dhe mbi
12 vjet pavarësi për shqiptarët e Kosovës do të ishin tepër shumë, madje do të
mjaftonin shumë më pak se kaq vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të
shtetit!
Megjithatë
është kjo liri na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan
atdhetarët dhe atë që ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit. Megjithatë, ne
kemi shtet me flamur pa ndjenja kombëtare dhe himn pa tekst... “mrekulli” që
askush nuk e kishte pritur!
Njerëzit
kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e
kaluar po e ndryshon trajtën, ku shumë gjëra po zmadhohen, apo u përshtaten
rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të
vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t'ua lehtësuar rrugëtimin
gjeneratave të reja.
Në
çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet ta kthejnë
kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë
paqësore të viteve të '90-ta, përkatësisht 2 Korrikun dhe 7 Shtatorin e vitit
1990 dhe Referendumin Popullor për Kosovën shtete sovran dhe të pavarur (26-30 Shtator 1991) që vunë themelet e
shtetit të Kosovës si dhe ta kujtojmë me pietet të lartë periudhën e lavdishme
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Mars 1998-Qershor 1999), për të kujtuar dhe
nderuar përgjithmonë gjakun e dëshmorëve të lirisë.
Paradoksalisht,
12 qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, ndërsa 9 maji po! Përderisa
asnjë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e festojnë ditën e Evropës, ne kosovarëve të getoizuar, ditë feste (ditë
pushimi) na është bërë 9 maji dita e Evropës (BE), e kësaj evrope që na mbajti
të izoluar dhe getoizuar për 21 vjet rresht!
NATO, forca mbrojtëse
dhe garantuese e lirisë sonë
Përderisa
21 vjet më parë, intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak,
ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të
pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e
veta,...21 vjet më pas, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake
BONDSTEEL konsiderohen forca mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.
Gara
e pashëmbullt e disa "çlirimtarëve" për të marrë primatin e
çlirimtarëve të vendit, ka bërë që t'i harrojnë çlirimtarët faktikë të vendit
tonë, NATO-n dhe SHBA-të.
Madje
disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me
këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë
ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.
Pavarësisht
sjelljeve të liderëve partiakë, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t'u
jetë mirënjohës dhe falenderues SHBA-ve dhe shteteve më të fuqishme të
Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë,
rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët
e sotme.
Ditën
e çlirimit e ka bekuar edhe Zoti, prandaj kemi arsye të festojmë.
Kosovë
urime 12 qershori, dita e bekuar e çlirimit!
Zoti
e bekoftë gjakun e gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!