Kerko: a
Cikël poetik nga Jusuf Zenunaj
E merkure, 20.05.2020, 03:00 PM
Jusuf Zenunaj
PËR TY DO TË ZIHESHIN
PERËNDITË
A
ia more dritën hënës;
ngrohtësinë
mos ta dha dielli? Kur u ndërruan nata me ditën
kengën
ta dhuroi bilbili. Flokët kur t’i shpupurish era
lëkunden
si dallendyshet buzë detit,
dhëmbët
të shkëlqejnë si kristal
e
bukura, e mira pulbardhë.
Edhe
heshtja jote flet,
kur
me sy numron yjet
dikush
përballë teje thotë:
„Për
ty do të ziheshin perënditë”
DJEGIA NËN GËRSHETIN
TËND
Në
gërshetin tënd yjet lëshojnë dritë,
hija
e lisave prej syve tu ikën,
era
e flokëve më rrëmben si vullkan,
robi
yt bëhem, s’e di ku jam!
Nuk
di ç’flas tek Shkëmbi i bardhë,
s’e
di a jam në ëndërr, i zgjuar, apo në përrallë.
Ndoshta
je zanë, tash luan me mua,
s’e
shoh dot hënën, as ujë s’pi në krua..
C’duan
xixëllonjat mbi krahë që të pushojnë.
Të
m’i vërbojnë sytë, pastaj të fluturojnë?
S’e
di a jam buzë lumit, buzë detit, apo në fushë!
Gërsheti
yt më djeg, më bën prush.
Bruksel, maj 2005
KAÇURRELAT
Kur
i kujtoj kaçurrelet tua në duart e mia,
më
kapin të dridhurat, skuqem në fytyrë
si
një fëmijë i padalë kurrë në diell.
Balli
më është rritur
sikur
t’i kish rënë fshesë babadimri,
vitet
kalojnë nuk plaket kujtimi-
takimi
i parë;
ti
ishe gocë , unë djalë.
Kaçurrelat
që kishe
të
janë drejtuar si fije bari të njomë,
s’e
kanë humbur freskinë,
kanë
po atë aromë.
Bruksel, 24 janar 2006
FYELLASHTI IM
Fyellashtin
tim qindvjeçar
s’e
ngroh dielli në pikë të verës,
nuk
e fryn as era e bjeshkës.
Fyellashtin
tim nuk e lajnë shirat e vjeshtës,
s’e
ngrin as akulli siberian,
as
ujku nuk e bren dot me dhëmbë.
Në
hartën e grisur të atdheut tim;
në
hartën e arnuar,
fyellashtit
tim do t’i bie,
me
verë ilire që piu Aristoteli
do
të ngre dolli
JU KORBA MJAFT BËTË HIJE
Hije
u bëni edhe fëmijëve në djep
në
teh bajonete sytë ua peshoni
me
gaz në dhëmbë e shfryni egërsinë
luftërave
të humbura kërkoni lavdinë !
Natës
së këtij shekulli,
jetën
kot ia zgjasni,
me
gjakun tonë dita po agon.
Akrepat
e orës së zezë i shlyen kuqëlimi,
as
kenga me s’këndohet pa krushq,
rrugën
ia hap Flamuri i kuq.
Ju
korba mjaft bëtë hije,
mos
na zini më diellin,
lereni
të qetë të këndojë
në
çerdhen e vet bilbili.
Bruksel, 6 maj 1996
STUHIA
Degët
e lisave i theu stuhia në mesnatë,
po
rrjedhën s’ia ndërroi lumit të gjatë,
veç
shtratin ia rriti nê fushat e pafund,
kur
nënat fëmijët i vënin në gjumë.
Gurgullima
e lumit u shndërrua në oshëtimë,
vajet
në djepa u përtrinë,
e
një nënë lutej për fëmijën
t’i
presë pranverat që do të vijnë.
Shiu
e ndiqte mbrapa vetëtimën,
as
ariu s’e dinte në ishte verë apo dimër.
I
ishin ngatërruar mali e fusha,
bariu
vëzhgonte nga i vajti tufa.
Stuhia
zgjati, zgjati, pas saj doli dielli,
mes
varreve këngës ia tha bilbili.
Ata
që mbetën thanë:”Erdhi pranvera,
as
gurin s’e rrëzojnë stuhitë e tjera.”
Bruksel, 6 shtatot 2001
KAFSHIMI
Bisha
e kafshon malin egërsisht,
jo
me muaj e as me ditë,
këtë
e di bilbili
e
di edhe qyqja e vjetër
pendlat
me gjithë vaj
peng
në mal i mbeten.
Bisha
dhëmbët mpreh prej lisit në lis,
në
kërkim të rrënjëve
bisqet
ngatërron me mish.
Rrezet
e përvjedhura nën re
bilbili,
diellit ia sheh,
shkrepave
ia thotë këngës së tij;
PRANVEREN
e pret e thërret
edhe
në tragjedi.
MURIMI
Gërvishi
gjirin nëna,
kohët
gjak të pijnë
kënga
e fortesës
të
rritej me fëmijën.
Vajet
lahen në lumë
me
këngën jetime,
guri
i fshejtë në urë
qumështi
në buzën time.
FJALA NË GUR
Me
avuj misri jam përzier,
në
çerepin e diellit piqem,
në
ma prefshin gjuhën,
fjalën
në shkëmb e keni!
Prishtinë, 1980
SI E QUAJNË ATË RRUGË
Lisat
i rrëzuan nëpër kohë
rrënjë
t’mos kenë as për trohë
rrugë
hapën ballabanët
që
të ecin sulltanët.
Shirat
i lanë plisat
qullur
në gjak e lotë,
bardhësinë
që patën
s’ua
humbën dot.
Si
e quajnë atë rrugë?:
«
Rruga e Ballabanit »,
në
të mori ikën
edhe
vetë Sulltani
FYELLASHTI IM
Fyellashtin
tim qindvjeçar
s’e
ngroh dielli në pikë të verës,
nuk
e fryn as era e bjeshkës.
Fyellashtin
tim nuk e lajnë shirat e vjeshtës,
s’e
ngrin as akulli siberian,
as
ujku nuk e bren dot me dhëmbë.
Në
hartën e grisur të atdheut tim;
në
hartën e arnuar,
fyellashtit
tim do t’i bie,
me
verë ilire që piu Aristoteli
do
të ngre dolli.
A HARROHET HISTORIA
(Emil Kestemanit,
shkrimtar belg)
“Duhet
të harrohet historia...“
pate
thënë miku im poet,
ajo
me përsëritje
nëpër
kohë rreshqet.
Ti
do paqen,
unë
s’jam për hakmarrje,
po
çdo të thoje vallë,
për
ata që i ç’varrosi kuçedra
dhe
i mori bashkë me mijëra të gjallë?
Qe
dy vjet,
çdo
tre muaj nga dyzet
edhe
ish të gjallët
na
i kthen skelet në thes!
Bruksel, 13 mars 2004
PREJ SHKËMBIT RRJEDHIN
LOT
Këngën
e harruar ta përtrijmë
me
fyellin e vjetër të bariut,
nën
hijen e lisave binjakë,
ku
dimër e verë
kroi
nuk shtjerrë.
Aty
pinin ujë zanat,
nusja
me krushq etjen shuanin
pa
perënduar mirë dielli
bashkë
me zogj u gurëzuan
edhe
sot
prej
shkëmbit rrjedhin lotë.
Bruksel, prill 2004
ZOGU
Fluturo
akullnajave
mbi
shkretetire fluturo
mos
harro
Syte
merrmi mbi krahe
deteve
ushqeji me kripe
Zog
syte
te m'i kthesh ne atdhe
mos
harro!
NGA URA E QABESE
Nga
ura e Qabese
shoh
gji nenash te shtjerrur,
vashat
flokethinjura tek leshonje gjeme
dhe
kafshe pa dhembe.
Nata
me trete
ne
mes te Ures se Qabese
koken
mbaj ne duar
mbushur
jam plot vaje
nena
ime e veje
nga
t'ia mbaj?
Emrat
zhduken ne Sahare
si
drita ne shpelle
shpirterat
e humbur ne kete ure
Cili
zot do t'i mledh?