Kulturë
Gjon Keka: Sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë nuk do të humbet kurrë
E marte, 19.05.2020, 01:43 PM
Sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë nuk do të humbet kurrë
Nga
Gjon Keka
Askush
nuk mund ta përvetësoj Gjergj Kastriotin e Madh të Arbërisë europiane. Ai është
jo vetëm arbëror i pastër si nga ati Gjoni ashtu edhe nga nëna e tij Vojsava.që
të dy prindërit e tij vinin nga familje fisnike dhe të pastërta
iliro-arbërore,për këtë flasin me miliona dokumente historike,arkivore dhe
kronika e dorëshkrime të ndryshme.Gjerë më sot mund të them nga dokumentet
historike që kam në arkivin tim personal ,se kudo ku flitet për Shqipërinë emri
i kryezotit dhe Mbretit të Arbërisë Gjergj Kastrioti është kryefjala aty. Nëse
e gjithë bota do të bie,malet e fushat e kombet do të shuheshin sa të ketë emër
të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë europian nuk do të humbet kurrë,pa Gjergj
Kastriotin Arbëria nuk mund të mendohet,prandaj ai është arbëror i pastër dhe
europian i madh.
Gjergj
Kastrioti ynë ka qenë dhe është edhe sot objekt studimesh jo vetëm në lëmin e
historisë , dhe studiuesve të fushave të ndryshme ,por ai njëkohësisht ka
frymëzuar edhe nga ato të letërsisë, muzikës,skulpturës, pikturës etj.
[Shih: dokumenti bashkëngjitur i vitit 1782 është cituar në
një nga veprat e mia mbi Gjergj Kastriotin)