Kerko: a
Enver Bytyçi: Serbia si model i Edi Ramës për shkatërrimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve!
E merkure, 20.05.2020, 12:59 PM
Serbia si model i Edi Ramës për shkatërrimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve!
Nga
Enver Bytyçi
Teatri
Kombëtar i Shqipërisë u rrënua. Natën, me forca policore, me dhunë mbi
artistët, me policë me maska e automatikë në dorë, pa numra, pa emra, me
fadromën e pushtetit, në mënyrë inatçore dhe frymë e psikologji të njëjtë si
ajo që ndjehej në kohën e Milosheviçit në Kosovë. Policët e mëngjesit dhe
paradites së 17 majit te Teatri shfaqën të njëtën urrejtje si edhe policët
serbë në Kosovën e pranverës së vitit 1999. “Le të vdesin artistët brenda
teatrit”, kërcënuan dhe nisën shembjen pa paralajmërim, pa u shqetësuar aspak
se brenda godinës ishin me dhjetëra artistë në mbrojtje të godinës dhe kësaj
trashëgimie të papërsëritshme në kushtet e Shqipërisë. Burime të sigurta më
kanë informuar dje se në strukturat e policisë janë rekrutuar 3000 SS të
Forumit Rinor Socialist, të cilët udhëzohen në zyrat e Partisë që të mos kenë
asnjë mëshirë kundër çdo shqiptari që kërcënon pushtetin e Edi Ramës. Ata ishin
pjesa e maskuar dhe të pajisur me automatikë. Ata kërcënuan artistët me jetë!
Shembja
e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë pati në thelb hakmarrjen, pse ajo ndërtesë
ishte ndërtuar prej Italisë Fashiste. Partizanët barbarë të 17 Majit 2020 pasi
i shpallën luftë prej 22 vitesh godinës “fashiste”, e shembën atë me pabesi e
në pandemi. Njësoj siç serbët shembën në vitin 1999 e më parë objektet e
trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve në Kosovë, përfshirë
kompleksin e Lidhjes së Prizrenit!
Jo
vetëm kaq, në rrënoja pushteti pa emër i Tiranës zhduku krejt trashëgiminë e
historinë e këtij teatri. Nuk priti dritën e diellit që të pastronte objektet
dhe eksponatet që kanë shkruar histori. Në ato rrënoja u zhduk historia në
skenë e Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Violeta Manushit, Roza
Anagnostit, madje dhe e firmatarëve aq të propaganduar të Edit dhe Erionit si
Robert Ndrenikës, Piro Manit e të tjerëve. Kjo të kujton zhdukjen e 300 mijë
artefakteve dhe librave fetarë e liturgjikë, të cilat diktatura i varrosi në
rrënojat e kishave dhe xhamive, sidomos në Shkodër! Por të kujton dhe zhdukjen
dhe ndjegien e bibliotekës më të vjetër në Ballkan të Gjakovës në vitin 1999
nga ushtria dhe policia serbe.
Edi
Rama dhe Erion Velija kryen një akt që do të shënohet si ngjarja më tragjike në
historinë e kulturës dhe artit skenik shqiptar. Ndaj shqiptarët duhet ta marrin
një vendim të prerë dhe të pakthyeshëm: - Në atë vend ku sot gjenden rrënojat e
teatrit të vjetër 82 vjeçar të ndërtojnë të restauruar teatrin e ri, me të
njëjtën arkitekturë dhe 17 maji të shpallet dita e lirisë dhe kurajës së
artistëve! Ashtu siç ndodhi pas luftës me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare në
Prizrenin e lashtë! Kompleksi i godinave të Teatrit Kombëtar në Tiranë duhet të
shndërrohet si objekt i kujtesës historike të ditës së zezë të së dielës së 17
majit 2020. Në një anë të këtij kompleksi do doja të ndërtohet një banjo
publike, në muret e saj të skaliten fotografitë e Edi Ramës dhe Erion Velisë.
Kjo duhet bërë me qëllim që askush, kurrë më, të mos guxojë të nëpërkëmbë
dinjitetin kombëtar e moral të shqiptarëve!
Teatri
Kombëtar i Shqipërisë u rrënua nga ai që i dha çelësin e kryeqytetit këngëtarit
të Milosheviçit, Goran Bregoviç. Ky teatër u rrënua nga ai që në Beograd
mburret dhe ndjehet krenar me veprën e antishqiptarit serb, Ivo Andriç. Autor i
ditëzisë së 17 majit ishte ai që në vjeshtën e 2016-ës i thurte lavde
regjisorit të filmave të preferuar të Milosheviçit, Emir Kosturicës! Ky autor
shkatërrues i identitetit dhe trashëgimisë së shqiptarëve e ka emrin Edi Rama:
Ai është vetë-deklaruar si probatin i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq!
Dhe me bekimin e Serbisë është shpallurprej dy dekadash si si rrënues dhe
shkatërrues i unitetit kombëtar, i trashëgimisë historike e kulturore të
shqiptarëve dhe rrënues e shkatërrues gjithashtu i lidhjeve pan-shqiptare në
Ballkan, si dhe shtetësisë dhe territorit të Kosovës. Ky është dhe mbetet ai që
thirret me emrin Edi Kristaq Rama! Velija është konia e tij!
Por
akti barbar i Ramës dhe Velisë nuk i ngjan akteve barbare serbe vetëm në
përmbajtje. Ata kanë kopjuar edhe formën në modelin serb. Shikoni si hiqen pasi
kryejnë aktin e shkatërrimit: Thonë “hajde tash të bashkëpunojmë”, duke fyer
qëndresën 27 mujore të atyre burrave e grave artistë që rezistuan ditë e natë
në mbrojtje të Teatrit! Sa herë arrijnë ta rrënojnë identitetin shqiptar, ata
tërhiqen përkohësisht dhe bëhen “paqësor”! Sapo ti të jesh joshur nga oferta e
tyre, të hidhen në grykë, të lëshojnë gazin lotsjellës, madje aplikojnë pikë
për pikë doktrinën serbe të linçimit të kundërshtarëve.
Vetëm
një fakt: Dje, më 18 maj u organizua përsëri protestë te teatri. Unë pashë me
sytë e mi se si një grup kapuçezinj të rinjsh i dolën përpara kreut të opozitës
dhe thërrisnin “Ik, Ik, Ik”! Hodhën dhe kapsollë. Ata ishin aty dhe rrinin të
heshtur derisa erdhi kryetari i Partisë Demokratike. U duk qartë se kishin
vetëm një mision: Ta njollosnin figurën, rolin dhe kontributin e opozitës në
mbrojtje të Teatrit! E gjitha ishte organizuar nga Erion Velija përmes
beniaminit të tij, një profesori me mbiemrin Qorri. Njerëzit e stalinistit
Qorri ishin paguar që ta “denigronin” Lulzim Bashën! Ndërsa sot vetë Erioni e
pranoi këtë kurth të tijin kur deklaroi në ekrane televizionesh se “I patë dje,
ata u rrahën me njëri-tjetrin te teatri”! Edi Rama dhe Erion Velija janë të
pafytyrë! Pleqtë dhe plakat thoshin, kur dikush nuk korrigjohej: “I ka ikë
marrja, nuk i ka mbet më fytyrë”! Prandaj mos prisni që ata të reflektojnë. Ata
duhen rrëzuar me çdo mjet!
Kjo
lojë më kujtoi platformën e Vojisllav Shejshelit kundër Rugovës dhe lidershipit
në Kosovë, platformë e botuar në mediat e Beogradit në vitin 1995. Sipas
Shejshel, udhëheqësit e Kosovës duhej të diskreditoheshin gjatë vizitave që ata
bënin në vendet e Perendimit. Madje rekomandonte që të infektoheshin me AIS dhe
kur të vinin në kthim në Prishtinë t’u bëheshin analizat dhe të diskreditoheshin
në sytë e shqiptarëve.
Ky
model po përdoret kundër të gjithë liderëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni e kudo, të cilët nuk pajtohen me Edi Ramën. Eshtë model i rekomanduar
nga strukturat serbe të pushtetit dhe akademisë, ku bën pjesë dhe memorandumi
antishqiptar i atij që Rama adhuron, Ivo Andriç. Mjeshtër i kësaj formule në
zbatim është konja e tij, Erion Velija. Ai ka mësuar që këlysh të manipulojë me
metodat serbe të linçimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Griselda e kreut të
Bashkisë së Kavaës, Elvi Roshi, u mbars nga Velija përmes e-maileve që u shkuan
të gjitha kancelarive perendimore dhe u masakrua nga “regjimi” i Berishës. Kur
e vërteta doli në shesh, pra kur doli se Griselda nuk ishte shtatzënë dhe nuk
ishte dhunuar nga “regjimi”, fjala kishte marrë dhenë.
Duheshin
muaj e ndoshta vite për ta bind botën se kjo ishte një gënjeshtër e sajuar nga
ai që sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës! E njëjta gjë është me teatrin
dhe gjithë lojën teatrale të Ramës dhe Velisë!