Kerko: a
Resmi Osmani: Mbretëresha Olimpia
E marte, 19.05.2020, 03:23 PM
RESMI OSMANI
ROMAN
MBRETËRESHA OLIMPIA
(Fragmente)
Ngjizja e Aleksandrit
Olimpia
kishte hyrë në vitin e dytë të martesës.
Mbreti
Filip bëntëe luftërat e tij të pandërprera.
Ishi9n
ditët e para të vjeshtës së dytë, por koha ende nuk ishte freskuar.Pas
drekës,Olimpia pati një ndjesi plogështie e rëndese shpirtërore,një ndjenjë e
papërcaktuar e bënte të flashkët dhe të ankthshme, si ajo kur je në pritje të
një të panjohure.Kapakët e syve I rëndonin dhe I vinte gjumë.Që të freskohej e
kthjellohej doli në dritare, por koha ishte e zymtë dhe nga malet po zbrisnin
re të zeza që era e vrullshme i shtynte nga perëndimi.Po afrohej shtërgata.
Olimpia e djersitur lehtësoi veshjen dhe hapi kurtinat e shtratit, u mbështet
mbi jastëkët e butë dhe që të flinte, nga një kuti e argjendtë mori një pëlqyer
afion me mjaltë..Sido që mjalti ishte i shijshëm e me aromë, nuk arrinte të
shmangte erën e rëndë të hashashit që e ndjeu ndërsa ishte duke e
gëlltitur.S’kaloi shumë dhe u ndje më mirë, nëpër trup nisi t’i ngjallej
ndjenja e kënaqësisë, prehjes dhe lehtësimit, diçka e mistershme dhe e
pakapshme nga ndjenjat, midis gjumit, përhumbjes në ëndërr dhe vetëdijes, që po e mundte
pavetëdija.
Përjashta
tërbohej furtuna. Era e fuqishme hapi kanatat, trazoi perdet dhe kurtinat e
shtratit.Shkulmi i erës futi Brenda vrundujt e shiut pikëmadh.Olimpia u përmend
dhe u gjend ndenjur me shpatulla pas
ballinës së shtratit,deshi të ngrihej, të mbyllte dritaren, por flaka verbuese
e rrufesë që ra Brenda dhomës dhe shungullima bubulluese i lëbyrën sytë dhe
shurdhuan veshët.Ajri kundërmoi era squfur.Kur tymi u davarit,ajo pa t’i
shfaqej para shtratit një djalosh madhështor, i bukur, me flokë e mjekër të
valëzuar, ballëlartyë. Ai shkundi supet,
pelerina i ra përdhe, mbeti krejt i zhveshur dhe ajo i pa trupin e fuqishëm
mashkullor. Iu duk se prapa kishte zgjatimin e një bisht gjarpri. E shtangur
mbeti si e ngrirë dhe fryma iu meh, pickoi fort veten që të kuptonte ishte në
ëndërr apo zgjuar. Mishi i dhembi.Deshi t’i fliste të panjohurit, por zëri nuk
i doli, deshi ta pyeste kush ishte dhe ç’far kërkonte, por ai i vuri gishtin te
buzët ”Mos fol! Mos pyet” dhe u afrua te shtrati.Ajo nuk iu dha, deshi ta
kundërshtonte, të bërtiste, por gjymtyrët nuk i lëviznin dhe zëri nuk i
dilte.Ai e bëri të vetën lehtësisht. Ndryshe nga fuqia trupore e tërë muskuj, i
panjohuri, me lëvizje të shkathëta, delikate e të buta, i hoqi veshjen, e
soditi si i mrekulluar dhe e ledhatoi ëmbëlsisht në faqe e gushë, në gjokset e
bukur pastaj e tërhoqi drejt vetes. E puthura e tij ishte e ngrohtë, e butë, e
zgjatur plot ëmbëlsi. Asaj i shkuan mornica, në përqafimin e tij. Brenda vetes ndjeu
një zjarrmi përvëluese, ishte gati si e zalisur, e trallisur, por edhe me një
përjetim të panjohur më parë, gati hyjnor, të perëndishëm. Nuk kuptonte sa kohë
kaloi në krahët dhe ledhat e tij, kur përsëri flakëroi rrufeja dhe i panjohuri,
njeri apo zot, u zhduk papritmas ashtu siç ishte shfaqur.Dritarja ishte e
hapur. Ajo mbeti mbi shtresat krejt e zhveshur. Nuk kuptonte se çfar kishte
ndodhur. E mblodhi veten, me siguri kishte qenë Zoti i Rrufeve, që kishte marrë
formën e njeriut- gjarpër për t’u bashkuar me të.Olimpia kishte arritur të
vinte re se në qafë ai kishte një nishan ngjyrë kafe, që ajo ja kishte parë
dikur edhe atij tjetrit, në orgjitë dionisiake, në tempullin e Lugins së
Diellit.
* * *
Ndërsa
në Pela ngjanin këto ndodhi, mbreti
Filip gjendej në Stagira të Kolkidikës.E kishte rrethuar qytetin dhe priste me
ditë që ai të binte.Fushimin e kishte vendosur në kodër, nga ku qyteti dukej si
nëpëllëmbë të dorës.
Një
mbrëmje pas një ziafeti të shthurur me pije dhe gra të bukura, ra për gjumë në shatorren
e tij. Aty nga mesnata u zgjua duke dihatur dhe ujë në djersë. Kishte parë një
ëndërr të çuditshme, dhe ja se çfarë: në pallatin mbretëror, në odën e gjumit
të olimpias, kur ajo ishte duke fjetur, pa sesi mbi barkun e saj, pas një
bubullime të fortë, shurdhuese, kishte shkrepur një rrufe e zjarrtë që i hapi
një plagë.Nga plaga doli një zjarr i madh që u përhap në gjithë anët, pastaj u
shua. Për çudi, Olimpia ishte e gjallë, por nuk bzante të kërkonte ndihmë.
Filipi rendi dhe në çast u gjend pranë së shoqes.Plaga e përgjakur u përtha dhe
Filipi nxori nga kuleta një vulë që kishte si shenjë një kokë luani dhe me të
vulosi barkun e Olimpias. Më pas ai nuk mbante mend se çfarë ndodhi dhe u
zgjua.Më nuk e zuri gjumi dhe ai mezi priti të binte agimi. Në mëngjes thirri shortarin Aristandër dhe i
rrëfeu ëndrrën e çuditshme. Aristandri, që t’i jepte rëndësi vetes dhe të
merrte ndonjë dhuratë nga mbreti, bëri sikur u mendua gjatë.
Filipit
që nuk po i durohej iu gërmush:
-Po
hape atë shpellë more zuzar!
-Madhëri,
duhet ta kuptosh: ena bosh nuk mund të vuloset se nuk ka gjë Brenda. Vuloset
ena që është plot! Kësisoj, floriri ka rënë në qyp!Madhëri, gëzohu për lajmin e
mirë, mbretëresha ka mbetur shtatzënë. Një kjo.Vula kishte kokën e një luani,
apo jo?E pra ajo do të lindë një djalë trim si luani. U bënë dy. Rrufeja dhe
zjarri janë shenjë bekimi të këtij fëmije nga Zeusi,zoti i rrufeve dhe se ky
djalë do të jetë fatlum, i dashur i zotave.Flakën e luftës do ta ndezë në të
gjitha anët dhe vendet. Kjo është e treta dhe e vërteta-tha Aristandri dhe pasi
u ngërdhesh si ndonjë gaztor e pastaj si lutës, i tha Filipit:
-Me
se do ta shpërblejë mbreti bujar, shortarin e tij për kumtet e mira që vinë nga
zotat?
-Duke
të hedhur në folenë e gjarpërinjve more zuzar i panginjur!
-Mos
e bëj, mbret, se do të helmosh gjarpërinjtë.
Filipin
që e zbaviti biseda, i vuri në dorën e zgjatur tri monedha të arta.
-
Ke nga një për çdo shtjellim.Kjo e kapërcen bujarinë time, por e thëna qoftë e
vërtetë. ……..
Shenim.Romani eshte botuar dhe ribotuar me 2011, nga shtepia
botuese ”Kristalina-KH”