Kerko: a
Gjekë Gjonaj: Mbetet shumë për t’u bërë në lirinë e medias
E enjte, 07.05.2020, 03:17 PM
Mbetet shumë për t’u bërë në lirinë e medias
Nga Gjekë Gjonaj
Tre
Maji shënon në gjithë botën ditën e
lirisë së shtypit. Me këtë rast përveç organizimit të tryezave të rrumbullakëta
në çdo vend përkatës ku diskutohen problemet e medias në përgjithësi, nga
organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet dhe renditja e lirisë së shtypit
sipas vendeve. Shënimi i 3 Majit - Ditës
Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, na përkujton çdo vit, sakrificën dhe rolin
që ka media në zhvillimin e shoqërisë. Kjo ditë synon për të rikthyer në
vëmendjen e qytetarëve se liria e shtypit dhe e shprehjes janë të drejta
themelore të sanksionuara në kushtetueshmërinë botërore. Liria e shtypit dhe e
shprehjes, janë të drejta themelore të njeriut, por aktualisht gjendja e medias
në botë, sikur edhe profesioni i gazetarit, kanë qenë dhe mbesin në valën e
problemeve të vazhdueshme , sikur edhe në pikëpamje të rrezikshmërisë që përbën
gazetaria si profesion.
Mali
i Zi ka disa gazetarë individualë të
shkëlqyer. Por, indeksi botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2020, përpiluar
nga Reporterët pa Kufij e rendit Malin e Zi
për një vend më poshtë sesa vitin
e kaluar. Duke u bazuar në raportin
vjetor të kësaj organizate
ndërkombëtare që merret me çështjet e lirisë së shtypit, Mali i Zi
renditet në vendin e 105 dhe përsëri
mbetet një vend pjesërisht i lirë për raportim. Raporti thekson se “mediat
profesionale dhe gazetarët gjithnjë
janë nën presionin e pushtetit, ndërsa
sulmet më të rëndësishme ndaj gazetarëve
nuk janë zbardhur” Edhe një raport nga OJQ-ja Fredom House për
vitin 2019 , vlerëson se Mali i Zi ka një shtyp pjesërisht të lirë. Me fjalë të
tjera “ nuk është keq, por duhet të bëhet shumë më mirë”.
Janë
të shumtë faktorët që kanë influencuar në këtë drejtim për të pasur një
renditje dinjitoze apo renditje në vende nga fundi, por ajo që ia vlen për të
theksuar është se pas integrimit të Malit të Zi
në NATO dhe përqasjes së saj për
t’u pranuar në Bashkimin Evropian, liria e shtypit duhej të ishte stabilizuar
si koncept dhe Mali i Zi të zinte një
vend të admirueshëm në renditjen botërore që t’i përputhej dhe zhvillimit të
vendit. Pavarësisht kësaj pritshmërie pozitive, liria e shtypit në Mal të Zi ka disa vjet që humbet vende në renditje,
duke demonstruar në këtë mënyrë një problem themelor të shoqërisë malazeze.
Në
një deklaratë të ministrave të Jashtëm të BE-së theksohet rëndësia e mediave të
lira sidomos tani në krizën e Covid-19. Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të
Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim“.
Në
Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit politikanë të nivelit të lartë evropian
kanë theksuar rëndësinë e medias së pavarur
sidomos tani në krizën e koronavirusit. Në këtë frymë janë shprehur me
këtë rast edhe autoritetet më të larta malazeze. Pothuaj të gjithë zyrtarët evropianë e botërorë për çdo vit theksojnë rëndësinë e
veçantë që luajnë mediat e lira në
informimin e opinionit me informacione
të vërteta e me cilësi. Megjithatë, për fat të keq, përveç presionit
profesional, gazetarët akoma janë subjekt i sulmeve fizike, vrasjeve, kërcënimeve e formave më të fshehura të
presionit si mungesa e stabilitetit financiar, mungesa e kontratave të duhura
dhe një gjyqësor jo efikas i cili nuk mund t’i mbroj të drejtat e tyre në mënyrë adekuate. Domethënë fusha e medias është ende e brishtë. Por, sikur të
ekzistonte vullneti politik këto sfida mund të tejkalohen. Sidoqoftë, më shumë
punë duhet të bëhet për të siguruar që një nga kërkesat kryesore për vendosjen
e demokracisë të përmbushet, gjegjësisht të siguruarit që mediat e lira janë të
mbrojtura dhe të respektuara jo vetëm në Mal të Zi, por në krejt globin.