Kerko: a
Gani Qarri: LDK drejt ndarjes
E hene, 04.05.2020, 12:26 PM
LDK drejt ndarjes
Nga
Gani Qarri
Pas
rrëzimit të Qeverisë me mocion në Kuvend, shikuar ligjërisht, neni 100 i
Kushtetutës së Kosovës, decidivisht sqaron se: “Nëse mocioni i mosbesimit
votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, ndërsa neni
82 sqaron më tej, se pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë,
Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti dhe shpallen zgjedhjet e lira.
Ndaj
aventura dubioze për t`iu imponuar Kosovës,edhe një herë me një qeveri të
shpifur dhe pa votat e popullit, të ngritur mbi themelet me pyka të Hashim
Thaçit dhe kurthet e Isa Mustafës, disa muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe
vetëm pak ditë para vendimit të Kushtetueses,ashtu siç e vërtetoi edhe Gjykata
ishte një akt plotësisht i kundërligjshëm, i ulët e qyqar që duhet dënuar sa më
ashpër nga të gjithëa instancat e shtetit dhe qytetarët e vendit anë e mbanë
Kosovës.
Thaçi
me nominimin e jashtëligjshëm të Abdullah Hotit të LDK-së, për kryeministër,
shkeli edhe nenin 96 të Kushtetutës, duke vënë në rrezik vendin me
mbipërfaqësim të Listës serbe dhe anashkaluar komunitetet tjera pakicë,
megjithëse ligji kërkon dhe garanton trajtimin e tyre të barabart.
Ndaj
Gjykata Kushtetuese, në përpjekje për të minimizuar sadopak dëmet e shkaktuara
nga mbipërfaqësimi dhe involvimi i thellë e i drejtpërdrejtë i Listës serbe dhe
Aleksandër Vuçiqit në organet më të larta qeverisëse dhe vendimmarrëse
shtetrore të Kosovës, si dhe rrezikimi që i shkaktuanLDK me partitë e PAN-it,
dhe presidentin Thaçi, ligjeve të vendit, rendit kushtetues dhe rregullimit
parlamentar të Kosovës, vendosi me të drejtë,për pezullimin e përkohshëm dhe
vendosjen në "karantinë"deri me 29 maj të dekretit kundër kushtetues
të Hashim Thaçit,për mbrojtjen e shtetit nga infektimi politik i tij.
Për
aq më tepër, pasi që u vërtetua edhe nga Gjykata se nominimi i Hotit ishte
antikushtetues,duhet të ceket fakti se sipas ligjeve të vendit, një kandidat i
emëruar për kryeministër në mënyre të
jashtëligjshme, qoftë edhe nga presidenti, nuk guxon të votohet në parlamentin
e Kosovës ngase kjo do të ishte shkelje e përsëritur ligjore apo edhe një
shkelje tjetër-më tepër e kushtetutës së vendit.
Kështu
që bazuar në arsyet e lartcekura, asnjë tubim parlamentar, për një votim
kundërkushtetues, nuk guxon të mbahet në Kuvend.
Madje
parë sipas ligjeve në fuqi, edhe nëse insistohet nga kushdo qoftë, nga Thaçi ,
Isa Mustafa apo kushdo tjetër, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është e obliguar
të mos lejojë keqpërdorimin e Kuvendit, për votimin e një qeverie-kukull dhe
kundërkushtetuese në ambientet e këtij institucioni më të lartë legjislativ të
shtetit.
Ndaj
veçanërisht këto ditë kërkohet nga secili vigjilencë e kujdes sa më i madh dhe
i shtuar nga të gjithë, në mënyrë që të mbrohet ligji dhe kushtetutshmëria.
Kjo
edhe për faktin se Hashim Thaçi e Isa
Mustafa të frikësuar pas rrëzimit nga pushteti, se do të humbin edhe fuqinë e
tyre shumëvjeçare politike,kanë mobilizuar grupet dhe njerëzit e vet, me të
cilët do të provojnë të bëjnë gjithçka, për të çuar deri në fund aventurën e
tyre konspirative dhe imponuar Kosovës edhe një herë, me forcë dhe një
qeveri të jashtligjshme, përkundër dekretit
të bllokuar aktualisht nga Gjykata Kushtetuese.
Për
aq më tepër,duke e ditur paraprakisht, tejet mirë se veprimet e tyre për
krijimin e një qeverie, pa shkuar në zgjedhje të lira, ishin antikushtetuese,
kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk hezitoi që vetëm pak kohë para vendimit të
Kushtetueses të përçonte porositë koduara, të tipit komunist, të drejtpërdrejta
dhe me tone kërcënuese edhe ndaj Gjykatës duke paragjykuar dhe lëshuar
deklarata urdhëruese kinse; “Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e
parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse sipas tij, të gjitha arsyet që janë
dhënë në kërkesën e VV-së, janë paragjykime dhe të pabazuara”.
Isa
Mustafa në vend se të vihej, që me kohë para drejtësisë për pjesmarrjen e tij
në qeverinë okupuese të Millosheviqit dhe votimin e vendimeve të shtetit
pushtues serb, për heqjen e autonomisë së Kosovës, rrezikimin e jetës dhe
pasurisë së qytetarëve si dhe rrëzimin e rendit konstiutiv të Kosovës, ai edhe
sot vazhdon të udhëheqë me parti e institucione të vendit dhe bënë
"ligjin" edhe në Kosovën e pavarur!
Isa
shkon aq larg sa vë në pikpyetje edhe institucionin më të lart e të pavarur
kushtetues të shtetit, O tempora, o mores,kush është vendimmarrësi ligjor në
këtë vend, Gjykata Kushtetuese apo Isa Mustafa, njeriu që bashkë me Rrahman
Morinën, miratuan edhe heqjen e autonomisë së Kosovës, për ti bërë qejfin
Millosheviqit dhe ruajtur pozitat e ngritur veten në pushtetin e okupatorit,
duke i shërbyer atij deri në fund.
Por
krejt ndryshe shprehet eksperti i lëndës ligjore dhe njëri ndër hartuesit
kryesor të kushtetutës së Kosovës, dr.Arsim Bajrami, i cili në një intervistë
për media, theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendimi i duhur dhe
pret që kjo Gjykatë të vendosë për zgjedhje të reja,në mënyrë që fjalën
përfundimtare ta thotë sovrani popull, përndryshe çdo vendim tjetër do ta fuste
Kosovën në krizë të thellë politike.
Isa
Mustafa jo vetëm se është mashtruar rëndë edhe kësaj radhe nga Hashim Thaçi,
por ai me vetëdije po e qon përfundimisht edhe LDK-n drejt ndarjes.
Prej
momentit kur kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa, rëndësi vendimtare për te
kishte gjithmonë vetëm pushteti dhe posti i kryeministrit për vete, si dhe
emërimi i ndonjë bashkëpunëtori të dëgjueshëm në pozitë shtetërore, njëjtë siç
veproi edhe në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, duke mos u larguar
asnjëherë nga pushteti edhe gjat sundimit të Millosheviqit.
Fakti
që Isa Mustafa vrapon pas çdo ofertet e joshje joserioze që i bënë Hashim
Thaçi, duke mos u kursyer as para shkeljeve kushtetuese, vërteton etjen e tij
të pafund për pushtet si dhe nivelin katastrofal të politikëbërjes së Isa
Mustafës, i cili e shndërroi edhe LDK-n, nga një parti shtetformuese dikur, në
një grupacion të paaftë aktual,për të menaxhuar çfarëdo lloj krize në vend.
Kështu
veproi ai edhe në vitin 2014,apo edhe më keq, vetëm dy vite më vonë, më
2016,kur duke menduar se do të mbetet deri në fund të mandatit në pushtet ,Isa
Mustafa ua imponoi me forcë deputetëve të LDK-s, që përkundër vullnetit të
tyre, ta votonin Thaçin për president, për t`ia parë sherrin gjithë Kosova
atëherë e deri më sot, duke quar vendin deri buzë ndarjes dhe shuarjes së
shtetësisë.
Turravrapet
e rrejshme triumfaliste të Isa Mustafës edhe duke u zvarritur me shkopin e
pleqërisë, janë kthyer në sjellje që po neveritin pa masë jo vetëm anëtarësinë
e thjeshtë, por kanë fut dëshpërim të madh edhe brenda për brenda vet LDK-s, e
cila nga pakënaqësitë serioze të anëtarëve të kryesisë, përfundimisht po shkon
drejt ndarjes së pakthyeshme fatale.
Këmbëngulja
e Isa Mustafës që me çdo kusht njeriun me numrin më të vogël të votave të
fituara në zgjedhjet e 6 tetorit, Abdullah Hotin, medoemos ta nominojë për
kryeministër dhe bëjë të parin e qeverisë kukull,nuk kishte se si të pritej
mirë nga ata që populli u dha votat dhe shprehu më shumë besim.
Për
aq më keq, koalicioni i lidhur prej tij me AAK dhe NISMA, e veçanërisht me
Listën serbe të Goran Rakiqit, me të cilët Isa Mustafa e Abdullah Huti duke
bërë një qeverie kukull po i japin fuqi të pakufizuar politike, jo vetëm Listës
serbe, por edhe Aleksandër Vuçiqit në Kosovë,fakt i cili ka bërë që ngritja e
zërave kundërshtues, me të drejt të shtohet në mënyrë rapide brenda LDK-s.
Ndërsa
përveç Vjosa Osmanit, Lumir Abdigjikut, Anton Çunit e Haxhi Avdylit,
momentalisht kundër janë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, numër
ky që së shpejti, pritet të rritet edhe më shumë.
Madje
nuk është vetëm Kushtetuesja ajo që kundërshton ngritjen e një qeverie të tillë
të jashtligjshme por edhe dhjetra eurodeputet evropian si dhe shumë shtete të
këtij Unioni, përfshi Gjermaninë,Anglinë, Francën etj,.
Ato
po e refuzojnë kategorikisht formimin e çfarëdo qeverie kukull nga partitë e
inkriminuara, si dhe rikthimin e tyre në pushtet, të cilat po kundërshtojnë
ashpër Thaçin e Mustafën dhe kërkojnë publikisht nga ta, të refuzohet çfarëdo
marrëveshje e shpejt me Serbinë në dëm të Kosovës
Për
aq më tepër,Lumir Abdigjiku dhe Anton Çuni, që kohët e fundit vërtetë po
shëndrisin në LDK dhe janë bërë shpresë për reformimin e kësaj partie me kryesi
të mplakur, nuk pranuan as pozitat ministrore brenda një koalicioni me Listën
serbe.
Isa
Mustafa me veprimet e tij, po e lë pa mend, mbar opinionin publik dhe gjithë
populline Kosovës, duke e kthyer LDK-n, në bashkëpjesëmarrëse të drejtpërdrejtë
dhe aktor praktik të realizimit të skenareve obskurantiste të Hashim Thaçit.
Në
këtë mënyrë, përveç humbjes së dinjitetit personal dhe partiako-politik për
vete, pas lidhjes së koalicionit nga ai me AAK, NISMA-n dhe Listën serbe, LDK
do të humbas edhe si parti, mijëra vota në zgjedhje dhe mbeten tërësisht pa
pushtet, kështu që nga frustrimi i madh, si pasojë e vendimit të Isa Mustafës
për krijimin e qeverisë me AAK-n,NISMA-n dhe Listën serbe, përfundimisht nëse
nuk ndodhë shpejtë reformimi i kësaj partie, pritet të ndahet edhe LDK më dysh.