Kerko: a
Kolë Tahiri: Dera e Selmanëve të Grisë
E marte, 14.04.2020, 05:27 PM
DERA E SELMANVE TE GRISE
-Simbol i mikpritjes e bujarise ne Malsine e Mire (Tropoje), … Ne sofren
e Sadik Selmanit «bluhej imte» mendimi filozofik i kohes-
Nga Prof.
as. Dr. Kolë Tahiri, etno-psikolog
- Dera e Selmanve te Grise, alias Shtepija e Sadik Selmanit,
ka qene ndertuar qellimisht ne kryqezimin e rrugeve te lidhnin krahinat e
largeta midis tyre, si te Malesise Mire e me larg: Gjakova, Dukagjini e Puka
etj. Aty bashkoheshin rruget kembesore
kryesore qe lidhnin krahinat e Gashit e Krasniqes, Bytycit e Deges me
krahinat e Nikaj-Merturit, Dukagjinit,
Pukes etj. Aty afer gjenden edhe rrenojat e Kishes Grise dhe vendtakimi per
kuvend te rendesishem, i mirenjohuri
«BLINI I GRISE.» etj.
Nga e djathta : Ademi,
Rama e Sadik Selmani
- Ne largesi te vogel gjendej edhe PUSTERRI i Rajes,
vrelle nga e cila buronte uje, por qendronte kurdohere sterr i zi andaj e paten
emertuar pus i errte. Ai monument
natyror i vecante qe duhej ruajtur u mbyll nga shperthimet e medha ne malin e
Kores Merturit e te Geh-hysenit per nxjerrjen e materialeve inerta per digen e
Hidrocentralit te Fierzes. Per
kete Pusterr eshte ruajtur nje legjende e lashte mesimdhenese e cila nuk
harrohet.
Ne Deren e SELMANVE te Grise, shembujt e mikpritjes
e bujarise jane te pa-numert.
- Kush e vizitonte kete shtepi te mirenjohur, jo
vetem per pushke, por sidomos «Per buke,
kripe e zemer" ne keto krahina e mjaft
pertej tyre mbetej me mbresa te paharruara?!
- Cila ka qene perberja shoqerore e kesaj familje
patriarkale? Ne cilin vit e pat ndertuar shtepine e madhe ne ate Koder, prane
rruges, ku ngrihet edhe sot?
- Tregonin, se nje buzembremjeje nje udhetar i
panjohur e po e drejtonte tufen e dhive te veta midis dy gardhijeve. Nje person
i habitur e pyet, se ku po shkonte me tufen e ba-getive?! Ardhesi i panjohur
pergjigjet pohon nje te vetete te mirenjohur : «Po shkoj te Sadik Selmani i Grise...!»
- Ne nje rast tjeter, nje grup udhetaresh te lodhur
ishin shtrire, ne lendin afer varrezave katolike qe gjenden afer Blinit Grise. Naten vone, po kthehej Nuredini, djali i madh
i Sadikut. Kur i sheh malesoret e raskapitur i merr ne shtepi, po kishte vajtur
vone e njerezit e shtepise kishin rene te flinin. Nuredin i zgjon ata nga gjumi
e u shtrojne mysafireve per te ngrene darke dhe i sistemojne per fjetje.
- Tahir Sheremeti,
mahitari i shquar shkon per te bujtur tek kumara Sadik dhe i tregon per dialogun me nje malsor, prej nga
pat mbetur shprehja: “Per me rob e pata
fjalen!” e cila permendet edhe sot e kesaj dite. Kur e merr vesh Sadiki i
zemruar shprehet kunder atij personi i cili tuperonte krahinen duke mos i hapur
deren udhtarit. Bente pershtypje rasti sepse ky ishte ekzemplare i ralle midis
malesorve bujare e mikprites.
- Dialogu, ne
“bese", midis mesuesit kujdestar, shkodranit, Vehbi Trashani, i ftuar nga
ish-nxenesi Zeqir Lushaj ne Gri (Tropoje), djali i Sadikut zbulon
“sekretin", se si nxenesit, ne shkollen pedagogjike, ne Shkoder,
ilegalisht mesonin permendesh, kenge te “ Lahutes Malecise" te Fishtes. Kur
Zeqiri me sinqeritet i hapet mesuesit te vet, Ai buzgas pergjigjet: “Ti kujton,
se une nuk e di!? Zeqiri, 2 vite me pare kishte mbaruar shkollen pedagogjike ``Shejnaze
Juka`` ne Shkoder.
Foto e origjinalit te shkruar
mbi deren e Sadik Selmanit te Grise
- Grupe zboristsh, nga Nikaj-Merturi, vec e vec,
secili per llogari te vet ishin drejtuarn per te bujtur tek nje shtepi ku e
dinin, se i presnin njerezisht. Por, kur pane se u bene mbi 20 mysafir nisen te
shqetesohen. E kuptoi situaten i
Zoti i shtepise dhe nderhyn: “Burra! Mos e keni merzi njani-tjetrin, se jeni
mysafir te Sadik Selmanit.” A ka nevoje per koment?!
- Per mik i vjen
Sadik Selmanit rapsodi i mirenjohur kosovar, Dervish Shaqia, ardhur nga
Durresi. E shoqeronte ate, Ali Mula instrumentist tropojane i mirenjohur si dhe
humorist. Kur mysafirte futen ne oborr “
i paftyri", Alia i "zbulon” Sadikit. se “ishte ne gjak me X",
rastesisht te pranishem. I shqetesuar nderhyn Sadiku : “Ali ! Ali! Gjakun do ta marresh diku tjeter dhe jo ne shtepine teme...!” Kishte qene shakaja e
radhes humoristi Ali, mik i Sadikut. (Nga llibri « …. e megjith ate qendruam »
Tirane, 2014 te autorve Besnik Dushaj e Ndue Ukcamaj.
- Studjuesi i
histories arsimit te Tropojes, F. Vukaj tregon, se nga qe vazhdonin shkollen,
me Zeqirin ne Shkoder, ne shtepine e shokut vet
ndalej, si ne shtepine e tije… !
- Nuredini, djali I madh i Sadikut herepashere e ftonte, Kole Tahirin, punonjes i arsimt nga Bajram Curri per te kaluar nje nate me plakun e urte Sadik i cili me mjeshteri tirrte biseden ne oden e vet te miqve ne Gri. Arsimtari dhe shkrimtari Gjon Markolaj, nga Raja flet per kenaqesin qe i shkatonin vizita tek keta njerez fisnike.
- Sadik Selmani
kishte ngritur e mbante gjalle nje institucion bamiresie qe i kishte bere ndere
vehtes e krahines. Qe ne oborr te shtepis mysafiri ndesh me simbolin e
mikpritjes shqiptare, kish shkruar ne dere : «Hajde, Byrme ! Mire, se te
ka pru Zoti``! dhe pershendetjet miresardhese e shoqeronin te gjate
tere kohes. Nje «repart »
i tere njerezish ne familje, burra, gra dhe femij, "
te papertuar sikur ata te kishin vajtur per t’u bere ndere atyre e jo per
hallin e vet``.
- Djali i Sadikut,
Uka, disa vite ka qene sekretar i organizates baze te parties si dhe brigadier
ne Gri, dy djemt Nuredini e Zeqiri ishin arsimtare, familja me rreth te gjere,
keshtu qe shtepia e tyre ka qene qender mikpritje e bujarie, edhe per te
deleguarit qe vinin nga rrethi dhe nga qendra. Ketu, nuk behet fjale per
pritjen qe u rezervohej miqeve te shtepie, dashamiresve e te njohurve nga te
gjitha krahinat e Malesise Mire e pertej.
- Nike Zogu, kumara i Sadikut tregonte per rastin e
«shkeljes" te ritit te transportimit te kufomes te te vdekurit. Po
ndrikulla Pashke, gruaja e Nikes, edhe e vdekur duhej te bente « Pershenderjen
e fundit" me familjen e kumbares Sadik, nen hijen e Blinit buze rruges.
- Nuk kan qene te vetmet rastet raste kur, Sadiku i
porosite robet qe t’u conin per te ngrene udhetarve te cilet pushonin nen hije
te Blinit, aty rreth 100 metra afer shtepise. Edhe, ata i konsideonte,
shpirtmadhi Sadik mysafir te Shtepise Madhe ne kryqezimin e rrugeve qe lidhnin
7 bajraket e atyre krahinave e besimeve e te ndryshme.
Kam qene largua, prej shume vitesh nga ajo krahine,
por edhe mua me takua, jo vetem te te degjoj, por edhe te preki direkt
fisnikerine e vecante te trashegimtarve te kesaj dere, madje, kudo qe ata gjenden
qe nga Tropoja, Tirane, Shengjini e deri ne Zvicer e Nev Jorkun e larget.
Mikpritja e bujaria e tyre ka shijen e Selmaneve te Grise nje nga fshatrat me
mikprites te Malesis. E pra, te shquhesh si trim misis trimave nuk esht e lehte
e kjo, jo nje here ne henez, po nje farefis i tere dhe pambarimisht ne kohe.
Nuk ka qene e rasti qe perseritej se ne sofren e
Sadik Selmanit “bluhej imte... ! Aty rrahej hekuri, shkriferohej mendimi
filozofik i malesoreve, kurdohere larg politikave percarese, racizmit, dallimeve
fetare, krahinore etj,
Soba e burrave e asj shtepije shenderrohej ne "parlament"
populor, ku uleshin ata qe "dinin" te degjonin, por edhe ligjeronin,
auditori ishte demoratik, hyrje e lire, pjesma-rresit, natyreshem i seleksiononte koha. Ai u perkiste dhe fliste per te gjithe pa
dallime.
Per informacion me
te plote mund te konsultohen edhe veprat e poetit e shkrimtarit Zeqir Lushaj
dhe Arkivi i pasur i studjuesit te
mirenjohur te folklorit tropojan, Nuredin Lushaj.
Ftoj lexuesit qe te
njihen mire me dosjen kushtuar kesaj Dere te shquar dhe te lexojne ato qe te
tjeret kane shkruar per kete Dere e cila ne kushte normale duhej te kthehej ne
muzeum te mikpritjes e Bujarise Shqiptare ne qindvjecarin e XX-te te shekullit
kaluar. Per t’’u bindur me mire per keto mund t’i referoheni edhe shembullit te mikpritjes e bujarise qe
shpalos edhe sot biri i kesaj shtepije,
Zeqir Lushaj per shoke e miq e sidomos per krijuesit e shumte nga Shqiperia, Kosova e vise te tjera shqiptare. Tradita
e rrenjosur thelle nuk shuhet, perkundrazi ripertrihet ne kushte te reja.
… !
Dekorata e dhene Sadik Selmanit para tre vjetesh ``Qytetar nderi i Nikaj-Merurit``, me
motivacion per mikpritjen, eshte plotesisht e meritur dhe kuptimplote.
Mikpritja e Bujaria te thirrura ne skenen e
historise shqiptare duhet ruajtur. Ajo perfaqeson nje trgues identiteti shqiptar, eshte dukuri
e lashte etno-psikokogjike. Fenomeni
Sadik Selmani i perket, jo vetem Malesise Mire, por edhe mbare Shqiperise e
Kosoves.
Aferim !
-Nga Brukseli, Pranvere- 2020-