Kerko: a
Florim Zeqa: Si t'i largojmë matrapazët nga skena politike!?
E shtune, 11.04.2020, 11:46 AM
Si t'i largojmë matrapazët nga skena politike!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhjet
e fundit parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar ishin rasti i fundit për
kthimin e shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive përmes votës së lirë.
Përderisa lidhja e koalicionit paszgjedhor LVV-LDK, gjegjësisht formimi i
qeverisë së shpresës kishte shënuar kthimin e shpresave të qytetarëve, prishja
e këtij koalicioni shënon fundin më të keq të iluzioneve për ndryshim!
Mbase
zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të
qytetarëve dhe ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.
Atëherë
kur të gjithë ishin në pritje të ndëshkimit të keq-qeverisjes 12 vjeçare, të
atyre që katandisen shtetin e Kosovës dhe thyen shpresat e qytetarëve, ndodhi e
kundërta.
Popullit
të Kosovës i ndodhi zhgënjimi i papritur dhe thyerja më e madhe shpirtërore në
këto 21 vjetët e fundit nga prishja e koalicionit të shpresës.
Matrapazët
politik përmes pazareve të pista, Kosovën nga një vendi i shpresës dhe i
ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat
vdesin akoma pa lindur.
Shpresat e qytetarëve u
kthyen në iluzione
Deri
të kjo ka ardhur, për shkak se shumica e liderëve të partive politike s'kanë
asgjë të përbashkët me qytetarët e vendit, për arsye se mendjen e kanë tek
bizneset e tyre, tek pasuria dhe të milionat e tyre të deponuar në bankat
jashtë vendit, ndoshta edhe në "Parajsat Fiskale!
Liderët
e papërgjegjshëm partiak elektoratin e tyre e përdorin vetëm si objekt
përfitimi përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t'ua grabitur besimin (votën),
ndërsa më pas të gjitha pazaret i bëjnë në mes vete duke e kontrabanduar
vullnetin e elektoratit nga njëra parti tek tjetra vetëm për interesat e tyre
personale.
Kasta
e korruptuar politike e vendit, në veçanti liderët e partive politike para
opinionit publik (elektoratit) shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund
t'i shkojnë deri në fund "konfliktit", shkaku i interesave të
përbashkëta, apo thënë më qartë dhe më kjartë, shkaku i bizneseve të
përbashkëta, tenderëve dhe përfitimeve nga aferat korruptive që i ndajnë me
njëri-tjetrin.
Pothuajse
të gjithë liderët e subjekteve tona politike janë shndërruar në uzurpatorë të
shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë
sinonim i së keqes, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë
shoqërore (shtetërore),...duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të
shumta natyrore, në një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.
Kësaj
gjendje në masë të madhe i ka kontribuar edhe pritja e gjatë e popullit, me
shpresën se një ditë do të bëhet mirë, si dhe heshtja e pajustifikueshme e një
pjese të elitës intelektuale.
Edhe
pse jo drejtpërdrejt të kyçur në politikë, me idetë dhe vizionin e tyre,
inteligjenca jonë mund të bënin, që shumë gjëra të ndryshonin më shpejtë në të mirë
të vendit dhe qytetarëve.
Partitë politike,
korporata fitimprurëse për politikanët e korruptuar
Klasa
e kusarëve politik standard të veprimeve të tyre e kanë gënjeshtrën dhe
mashtrimin e qytetarëve, vjedhjen dhe abuzimin me paratë e taksapaguesve të
varfër të këtij vendi.
Përderisa
partitë politike janë shndërruar në korporata fitimprurëse për liderët dhe
vartësit e tyre, janë bërë edhe shkelëse dhe abuzuese te besimit të qytetarëve.
Duke
u ngritur në karrierë politike dhe pasuruar nga mashtrimet dhe kauzat e
rrejshme, klasa politike aktuale (pushtet dhe opozitë) modelin e abuzimit e
kanë ngritur në standard të politikës ditore.
Pra,
kjo klasë kusarësh politikë dinë se si të gënjehet, e mashtrohet, të blihet e
mbahet elektorati për 21 vjet për mbajtjen, gjegjësiht marrjen e pushtetit.
E
vetmja shpresë e vogël e qytetarëve të
dëshpruar është ngjizja e një nisme të re nga Diaspora në bashkëpunim me
kapacitetet e shëndosha intelektuale të vendit, me veprimtarët dhe atdhetarët e
përkushtuar ndaj Kosovës martire, për ta ç'rrënjosur në themel të keqën që ka
mbërthyer vendin tonë në këto 12 vjetët e fundit.
Sa
më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat dhe matrapazët politik, nga
uzurpatorët e shtetit, përkatësisht nga kusarët politik të "Cosa
Nostra"-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja nivelet e
qeverisjes, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive, dita e
prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Çlirimi
i vendit nga matrapazët dhe kusarët politik është i mundur të arrihet me
vetëdijësimin e elektoratit për ndëshkim me votë, gjegjësisht me mos votimin e
tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, të rregullta apo të
jashtëzakonshme kurdo që do të mbahen ato.