Kerko: a
Albert Zholi: Armatat e Heronjve të heshtur përballë armikut të padukshëm
E marte, 07.04.2020, 07:59 PM
Mjekët, gazetarët, Policia dhe Ushtria, katër Armatat e Heronjve të heshtur përballë armikut të padukshëm
Nga
Albert Z. ZHOLI
Në
këtë luftë pa front, ata janë 4 Armata të fuqishme që veprojnë dhe luftojnë në
heshtje, pa zë, por me zemër.
Dy Armatat e para Mjekët
dhe Gazetarët!
Të dytët Policia dhe
Ushtria.
Mjekët
sot më tepër se kurrë ( e theksoj sot-jo e kaluara) i përmbahen betimit të
Hipokratit : “Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e
Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë
dëshmitarë të mijë, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë
betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të
jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë
nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj
Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do
ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i
rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mijë,
për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje
dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër….”.
Gazetarët!
Sot
janë çdo minutë çdo sekondë ku është lajmi për Virusin. Në zonën e
zjarrit, natën dhe ditën. E mendoni dot veten në kushtet e karantinës pa
televizor, pa lajme, pa gazetarët?! Vlerësojini, mos i fyeni! Ata janë heronj
në çdo kohë, Janë fryma, ndërgjegje e popullit që përfaqësojnë….
Gazetaria, gazetarët,
realiteti dhe e ardhmja
Gazetarinë
të bukur e bëjnë gazetarët e mirë dhe të zotë- apo të vështirë, ata që ngecin
në këtë profesion pa e dashur atë.
Ndaj
edhe gazetarët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët,
janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do
një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e
shoqërisë dhe politikës ndaj tij. “Ai që nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë,
por ai që beson çdo gjë që lexon, vetëm se thuhet në gazetë, është edhe më i
marrë”, është shprehur para dy shekujsh August fon Shlëcer, historian dhe
gazetar gjerman në fundin e shekullit të 18-të, kur ende televizioni nuk ishte
shfaqur si ide. Parë në këndvështrimin e kësaj sentence, del qartë se gazetaria
është sa profesion i vështirë po aq i bukur.
Është
i vështirë sepse duhet ta bësh lajmin në kohë dhe të besueshëm që gazeta të
blihet (ndërsa sot televizioni të shikohet), është e bukur sepse nëpërmjet
lajmit apo komentit, njerëzve u serviret në duar ushqimi i përditshëm
shpirtëror për të ruajtur ekuilibrat e dy marrëzive, atë që njeriut të mos i
shkojë ndërmend të lexojë (nqs lajmi është i pa bazë), por edhe atë që jo çdo
gjë që lexon ta fusë brenda vetvetes me seriozitetin më të madh....
Shërbimi
mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një
globi të tërë, me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë
se forca e perëndisë. Dikush mund t’i ketë zili gazetarët Leximi i emrit në
gazetë është disi tundues për lexuesin e thjeshtë, por edhe atë me përvojë
(kualifikuar). Lexuesi mendon se një gazetar mund të ndihet disi krenar për
veten, ngaqë emri i tij del në gazetë, apo shfaqet në ekran.
Por
në gazetë apo ekran nuk dalin zhgënjimet, rivaliteti, xhelozitë, fyerjet,
poshtërimet, ankthet, montazhet, efektet, zërat, përplasjet që i ndodhin çdo
gazetari në profesionin e tij. Gazeta apo ekrani është dukja e një fabrike të
madhe e cila punon “nëndheshëm” por me mendjen më të civilizuar dhe me
pjekurinë maksimale, se ndryshe, jo vetëm nuk do duket puna e gazetarit, por do
mbytet edhe ai vet nën trysninë e shikuesit apo lexuesit që zakonisht di të
çmojë dhe të vlerësojë.
Dhe heronjtë pas
tyre ….
Policia
dhe ushtria. Ata me uniformë, por përballen me gjithsecilin, duke harruar se
edhe ato kanë një familje, kanë njerëzit e tyre të afërt, i kanë braktisur për
të qëndruar në gatishmëri duke qenë po ashtu në vijën e parë të frontit,
që nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Këta janë heronjtë që gjithmonë mbulojnë
gabimet e politikës 30-vjeçare shqiptare.
Hallall qumështi i
nënave!