Kerko: a
Kalosh Çeliku: Koronavirusi
E merkure, 25.03.2020, 02:01 PM
KORONAVIRUSI
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Diell me dëllinja mali
te “Parku i Grave”)
Mike, nuk e shaj
Parajsën. As, “Xhehnetin”
“Parkun e Grave”,
ku e përcillnim Natën.
Dhe, e prisnim
Ditën. Diellin, nën dëllinja
Shkaku, se: Marrëzisht,
e dua “Xhehnemin”!
Ferrin. E di, Ti.
Parashikimin. Nesër, Rilindje:
Burrave, Atdheut.
Shqiptarëve. Skënderbeut
Poetë. Dhe, miq Pene për Ditën e Nesërme?!
Shumë, krijime:
Unë, si student. Ti, Poete
Përkrahjes Tënde:
Në “Rilindje”. Parajasë.
Nana, pulat: Kur i
cofnin në kotec. Lëmë
Thoshte: Është
“Sipka” *. Gripi i pulave?!
Unë, Sot: Jam, një
Poet rrebel. I Çmendur
Ti, një kandidate:
Në listën parazgjedhore.
Partive Politike.
Gjithë jetën, patriotike?!
Ehu! Sot, Nuk dua
të jem deputet. Ministër
Posteve politike.
Partive Njerka. Arratisë.
Kandidat, me “ Din
e Iman”, në “Bit- Pazar”:
Shkupin Historik,
Stërgjyshit. Dervish Carës.
“Namazet”, në
xhami t’i fal me koronavirus
Trembë popullin,
që s’e trembi Lufta e Kosovës
As, ajo e UÇK -ës,
në IRJ e Maqedonisë (2001).
Kohë, me armë në
dorë vdisnin maleve për Liri
Nuk i trembi
“armiku padukshëm”. Pandemia.
Dele të nënkryeme,
u futën në karantinë. Spitale
Dje, Qeveria e
IRJM. Sot, Maqedonia e Veriut:
Me siguri, do t’u nxjerrë Nesër, nga karantina…
1. Grip i pulave
(Raki rrushi pi nën Rrap
përinatë koronavirusit)
Unë , e pi
koronavirusin, nën Rrap
Hije. Raki rrushi.
Dhe, verëkuqe.
Nuk e dëgjoj Sot,
“Doktorvirusin”.
Prandaj, më kot
përpiqeni ta shitni
“Virusin” –
politik, në karantinë.
“Ilaçe”, që i kam
pi Dje, dhe Sot bio
Nga Nana ime e
Llagjeve. Çelike:
Poezitë. Rakinë e
rrushit, nën Rrap
Dy shtambat me
verë të Mikes Di.
Ibrikun e larmë,
me Dy çepa Lumi
Sot, e pi, me koronavirusin “mik”!
Përqafe, kam dy
“hajmalia”. Nateditë:
Njërën, të Dervish
Nures Llagjeve.
Tjetra, është:
E Skënderbeut përqafe…
(Unë si Poet i shpallë luftë
në fushëbetejë Lirisë)
Qeveria, i shpalli
luftë koronavirusit. “Armikut”
Rrezik! Gjendje e
jashtëzakonshme. Mospunë.
Unë, si Poet: Sot,
i shpalla Luftë me Penë Lirisë.
Gjendjes
jashtëzakonshme. Dhe, Shtetrrethimit:
I byllën çerdhet.
Shkollat. Universitetet. Teatrot.
Jetën arsimore,
kulturore i futën në karantinë
Popullin në burg
shtëpiak. Mos dilni në rrugë!
Restorant. As, te
“Parku i Grave” me dashnore
Mos fleni me gratë
tuaja! Rrini, një metër larg!?
Nëse, vdisni: Jo,
si të parët tuaj në luftë maleve
Po, Shtëpi. Burra,
që asaj kohe ishte turp. Sot:
Varrëtarë. Kamera
televizive u shtinë në varre…
(Arma e vetme patriotike
nën Gunën e Zezë)
Qysh fëmij, Unë kam
bartur armë
Edhe, Sotekësaj
dite e pyes Veten:
U miqësova me to.
Jo, me Poezinë?!
“Hanxhar”, me pika
të larme brezi
Babai, ma dhuroi
për Dtëlindje?!
Ndoshta, vonë:
Dhe, një “nagëntë”
Shkaku, se: Asaj
kohe mbeta gjallë.
Babai, m’i dhuroi
për Poezi “Erotike”
Vëllai Madh,
asajkohe: vetëm libra.
Babai, armë
zjarri. Brez pas brezi
Thikën e larme me
dy teha në brez.
“Nagëntin”, me
fishekë. Një, në gojë
I fshehur nën
Gunën e zezë. Qytet.
Tri “kashikara”
serbi, xhepa. Struke
Mauzerrin, në
Shtëpi. Hatulla. Çati.
Shkollë, e Babait:
Dje, ende si fëmi
Kur, në klasë hyja
Unë, vetë i Treti:
Thikën e larme.
“Nagëntin”, në brez.
Edhe Sot, eci i armatorur në Shkup
Jo, armët e Babait
nën struken e zezë.
Po, armët e mia:
Tri “kashikara” rrushi
Penën me Dy tyta,
nëpër “Bit - Pazar”:
Dy Shtambaverë të
Mikes, nën Rrap…
(Virus kinez
apo rus)
Po. Metoda e fundit, në Shtet: Nuk do Ligj
Rrregulla. Frikë.
Vjedh, veten. Popullin.
Në, një Shtet ish
Jugosllav. Neokomunistë
Nanës time, kur
pulat i cofnin në kotec.
Thoshte: Cofën nga
“sipka”*, në Katund?!
Sot me një frikë,
në shtet Neokomunistë
Me virus të gripit
normal. Edhe, të Derrit.
Koronavirusin, e
shpallur politik?! Unë:
Tinëz, dal te
“Parku Grave”. Ik, fatkeqësisë.
“Virus” i
rrezikshëm, propgandistik televiziv
Tradicional. Sot,
Neokomunist: Tito - Enver.
Pasardhësve tyre,
ende si djemë, komunistë
E shpallin
koronavirusin, “Sipkën” e pulave:
“Armik i
paduksshëm” Neokomunist shqiptar
Pakrëndësi: A,
është: Virus rus. Apo, kinez?!...
(Unë student Katundi
e Ti si Poete rebele)
Mike, nuk dua të
shkoj Sot në Parajsë
Thashë, se: E dua
Ferrin, marrëzisht!
Ferrin, e kam në
këtë Jetë me para
Pse, ta kërkoj në
atë jetë, pa lekë?!
E di, Mikja
ime. Sëmundje. Rilindje
Poetë. Libra. Miq
Pene, Bibliotekë.
Student, Katundi.
Ti, Poete rebele
Te, “Parku i
Grave”. Qyqe, dëllinje.
Faleminderit, për
vargjet. Netët Poetike
Rilindjes, me
poezi erotike nën Rrap…
(Artistët Sot duhet futur
me dhunë në karantinë)
Djali, më
paraqitet me telefon xhepi:
Babi, ku je? Qesha.
“Parku i Grave”.
Thashë: T’ua
përcjell do lule. Puthje
Edhe, pse: Qeveria
i ka ndaluar. Shteti
Unë, nuk i trembem
“koronavirusit”.
E, dini pse? Gjatë
kohë nuk di për grip
Artistët, Sot
duhet futur në karantinë!
Djali vjen me
maskë në fytyrë. Doreza
Keset, i varë
hekurave të portës oborrit.
Pasi ma bën me
dije me telefon, erdha.
Dhe, i ka lënë
keset e najlonit te porta
Ikë, me makinë nga
frika: koronavirusi.
Macet shfrytzojnë
rastin, i sulen ushqimit
Nuk i tremben
“armikut”. Koronavirusit.
Unë, dalë!. Ato,
më e kanë marrë hisen…
(Nuk i trembem Zonjës Vdekje
kur më “shpëton” Qeveria)
I kam, tejkaluar
disa vdekje tragjike:
Vdekje klinike, në
Voskopojë (2000).
Dhe, Ringjallje.
Po, atë ditë në Korçë.
Rrugës në një
aksident komunkacioni
Paralajmërova,
Luftën 2001 - IRJM -ës:
Ringjalljes dytë,
po atë Ditë, në Shkup.
Aksident
komunikacioni, “Qafë - Thanë”
Tjetri: Një ditë
me shi, në malin Bukoç.
Të parët e mi
kaçakë, kur rrokën armët
Kryengritje
Shqiptare: Thirrën, maleve!
Dhe, Sot: Nuk i
trembem “koronavirusit”
Vdekje, nga e cila
më “shpëton” Qeveria…
(Nuk e di kush do më vrasë
Nesër pas shpine)
Babai, iku një
ditë Vere me vapë
E vrau, në pabesi
pas porte: Liria.
Trimin, që
nateditë u turr maleve:
Pushkën, krahut.
Fishekët. Bombat.
Burrin, që nuk e
vrau dot Robëria?!
Edhe, Nana iku një
ditë pas Çuke
E vrau, Pabesia.
Shtëpia. Lisi Plak
Midis Livadhi.
Arat. Ferrat. Malet.
Nuk e di, kush do
më vrasë Mua
Nesër: Librat.
Pena. Apo, Poezia?
Me siguri, jo
“armiku” koronavirusi
Po, Mikja.
Pabesia. Kutadi. Liria?!...